- Advertisement -
15.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

Alfa Romeo 33 Stradale

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Alfa Romeo 33 Stradale, një kryevepër e teknologjisë dhe dizajnit

Ajo është e vogël dhe e lehtë, ka një motor V8 2.0 shumë të rafinuar që çliron 115 kf/litër e bën 9.000 xhiro/min

Pesëdhjetë vjet më parë, Alfa Romeo ishte protagonist absolut në Kampionatin Botëror të Prototipit Sportiv, që tani quhet World Endurance Championship. Ajo përfaqësohej nga Tipi 33 mitik, që garoi nëpër pista nga viti 1967 deri më 1977 dhe u shpall kampion në vitin 1975 dhe në vitin e fundit të garimit. Që nga viti 1967, nga prototipi 33 nis të prodhohet një seri shumë e vogël, e homologuar për përdorim në rrugë: pikërisht ajo që quhet Alfa Romeo 33 Stradale. Me aerodinamikën që kishte ndikimin e saj, por nuk ua diktonte linjën projektuesve, lapsi i Franco Scaglione-s i jep jetë një karrocerie që është një perlë e vërtetë. Nuk ka elementë të mprehtë aerodinamikë siç jemi mësuar t’i shohim në makinat e sotme, por ka shumë linja të kurb՗zuarta me butësi dhe shije. E montuar nga Karroceria Marazzi, makina u paraqit zyrtarisht në Ekspozitën e Torinos të vitit 1967, por disa javë më parë, në fundjavën e Çmimit të Madh të Monza-s, Alfa Romeo 33 Stradale u zbulua para një publiku kompetent dhe të pasionuar.

Muza frymëzuese e modelit 8C për gara

Por le të kthehemi pak tek projektimi, sepse nëse është e vërtetë se dy titujt botërorë janë thelbi i Prototipit Sportiv 33 dhe do të mbeten gjithmonë në tabelën e nderit, është gjithashtu e vërtetë se bëhet fjalë për çështje të pasionuarish. Ndërkaq nuk është nevoja të jesh patjetër “i çmendur” pas makinave për të vlerësuar bukurinë e linjave (që nuk u zgjodhën rastësisht) që shërbyen për të realizuar një tjetër kryevepër të dizajnit, si ajo e modelit për gara 8C.

Motori V8 “superquadro” nga Giuseppe Busso

Përveç dizajnit, në një Alfa Romeo të emocionon – ose të paktën kështu duhet të jetë – edhe motori. Motori i modelit 33 Stradale e bën detyrën e tij në maksimum, nga momenti që është shumë i ngjashëm me atë të versionit të garës. I prodhuar prej alumini dhe magnezi, ai ka një cilindratë relativisht të vogël prej 2 litrash, ka plot 8 këmisha në formë V-je dhe karakterizohet nga një diametër pistoni shumë më i madh se hapi i lëvizjes: në këtë mënyrë favorizohen regjimet e larta dhe, rrjedhimisht edhe zëri i lartë. Projektuesi është po ai, babai i motorëve më të dashur të Biscione-s: Giuseppe Busso. Me pak fjalë: zemra e Alfa Romeo 33 Stradale (për rrugë dhe për gara) është fryt i inxhinierëve më të mirë të kohës, që bota i kishte zili. Fuqia? 230 kf për 8.800 xhiro/min: njëlloj si Honda VTEC, por pa elektronikën. Një mrekulli e mekanikës.

E vogël dhe shumë e shpejtë

Treguesit teknikë të modelit 33 Stradale nuk bëjnë ndonjë përshtypje të veçantë, sepse shpejtësia maksimale është 260 km/h (mendoni që është arritur me “rrotëza” me diametër 13 inç), ndërsa përshpejtimi nga 0 deri në 100 km/h arrihet brenda 5.5 sekondave. Sidoqoftë, nuk është shumë larg nga makina të tilla si Ferrari Daytona dhe Lamborghini Miura, që kanë megjithatë motorë dy herë më të mëdhenj. Revista e specializuar gjermane Auto Motor und Sport kronometron modelin 33 Stradale se sa e bën 1 kilometër me nisje nga starti: rezultati 24 sekonda. Edhe në këtë rast është   shumë afër vendit të parë, falë një peshe pa ngarkesë prej vetëm 700 kg.

Shasi prej çeliku dhe magnezi

Sidoqoftë, motori është vlerësuar siç duhet nga një shasi e projektuar me synimin – ose më mirë të themi me idenë e ngulitur – të kufizimit të peshave dhe arritjes së ngurtësisë maksimale, që mbeten gjithmonë dy pika të pandryshuara gjatë projektimit të çdo makine, veçanërisht të atyre për gara. Ja pse projektuesit janë të prirur për të zgjedhur një strukturë tubolare prej çeliku dhe magnezi. Krahasuar me modelin e destinuar për gara, ofrohen dy “lukse”. I pari është hapi i zgjatur prej 10 cm, për të dhënë një hapësirë pak më të madhe në ndarjen e pasagjerëve; I dyti janë dyert me hapje krahësh pulëbardhe: kjo është makina e parë në botë e prodhuar në seri që i ka ato. Pra nuk kursehet asnjë shpenzim dhe e gjitha kjo kontribuon, së bashku me prodhimin shumë të kufizuar, për të ngritur çmimin në një nivel që ne sot do ta quanim prej hipermakine: 9.750.000 lira. Për ta kuptuar më mirë, Lamborghini Miura kushtonte 7.700.000 lira. Në vitin 1967, këto ishin shifra hiperbolike. Sot, vlera e një 33 Stradale është praktikisht e paçmuar. Një arsye është se u prodhuan vetëm 18 (nga të cilat njëra është ekspozuar në Muzeun Alfa Romeo në Arese). Arsyeja tjetër është se ndërkohë rreth makinave të cilësisë së mirë është krijuar një re e madhe spekulative. Megjithatë, dikush është përpjekur të japë një shifër. Mbi 10 milionë dollarë!

“Të veçantat”

Ka edhe nga ata që kanë pasur guximin ta tjetërsonin linjën e mrekullueshme të Alfa Romeo 33 Stradale, për të ndërtuar diçka të ndryshme duke u nisur nga e njëjta bazë mekanike. Bertone, për shembull, i cili mbi këtë bazë mekanike ka realizuar Carabo-n: një objekt krejtësisht i ndryshëm nga origjinali, më tepër i ngjashëm me Lamborghini Countach (i cili në vitin 1968 ende nuk ekzistonte) sesa me një Alfa Romeo. Pininfarina nxjerr nga cilindri modelet P33 Roadster, P33 Cuneo dhe 33/2 Coupé Speciale. Edhe Giugiaro bëri të tijën: më 1969 ai paraqiti në Torino Iguanën.

Previous articleVOLKSWAGEN ARTEON
Next articleHonda CB650F 2017
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...