- Advertisement -
14.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024

VOLKSWAGEN ARTEON

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Më parë Passat CC, pastaj vetëm CC, tani ndryshim kursi. Edhe në drejtim: tashmë modeli coupé me pesë dyer të bën vërtetë për vete

 

KUSH E KISHTE MENDUAR: e prejardhur nga Volkswagen Passat – por do ishte më e përshtatshme të quhej modeli më prestigjioz – në gjendje të të mbajë aty, pas timonit, duke menduar se në fund të fundit mund të argëtohesh, edhe kur logjikisht nuk e pret. Jo, modeli Arteon, trashëgimtari i atij CC, është më shumë se sa një version pak i ulët i veturës së madhe të Wolfsburgut. Nga ana tjetër, nuk është e thënë që makinat e lindura nga talenti shumëformësh i platformës Mqb duhet domosdoshmërisht të sillen në të njëjtën mënyrë. Nëse është e vërtetë se skema mekanike me motor të montuar përpara tërthorazi, ka homogjenizuar shijen e shumë propozimeve të grupit Volkswagen, duke sakrifikuar tiparet dinamike në emër të uniformitetit industrial, duhet pranuar gjithashtu, se ka edhe disa përjashtime. Si në këtë rast, në fakt. Merita i shkon kryesisht elektronikës, sepse, me modalitetin Sport të aktivizuar, modeli Arteon fiton karakterin e një makine granturismo, që projektuesit kanë dashur t’i japin: duke zgjedhur parametrat më të mirë, motori biturbo 2.0 TDI tërheq më shumë (kufizuesi është afër 5000 xhiro/min), kambio i ndërron marshet thuajse me padurim (tek kambio e mirënjohur Dsg me shtatë marshe nuk po zgjatemi) dhe, mbi të gjitha, karroceria duket sikur tendos muskujt, me një shasi të sheshtë që në fakt përbën tiparin dallues në krahasim me modelin shembullor, por më të qetë, Passat. I shpejtë në futjen e marsheve, praktikisht i pavarur nga nënkthimi dhe i kontrollueshëm në mënyrë intuitive, modeli Arteon, me shasi të ulët dhe disqe 20 inç megjithatë e vuan duke “kopjuar” më shumë se duhet valëzimet dhe parregullsitë e rrugës. Jo dhe aq keq, edhe pse, sapo kthehet në modalitetin Comfort çdo gjë është brenda normave. Ka vend për të pyetur nëse nuk do të ishte e udhës të bëhej edhe më shumë, për sa i përket ndërfaqes njeri-makinë: kontrollet e sistemit infotainment, në fakt janë identike me ato të modelit Golf. Një hap përtej kësaj gjetje nuk do të ishte keq, duke konsideruar listën e çmimeve që shkon nga 46.000 në 55.000 euro.

NЁSE HUMBET NDJENJAT, NDALON VETЁ

NЁ ROLIN E VET si modeli premium de facto i kompanisë Volkswagen, modeli Arteon gjithashtu ka për detyrë edhe përurimin e një serie zhvillimesh të reja teknologjike të markës, sidomos në planin e asistencës në drejtimit. Sistemi më interesant është padiskutim versioni më i fundit i Emergency assist, e cila, në rast të humbjes së ndjenjave nga ana e drejtuesit, është në gjendje të ecë në mënyrë të pavarur, duke e çuar makinën në korsinë sa më të djathtë që të jetë e mundur, në përputhje me trafikun, për ta çuar më pas në ndalesë të plotë. Gjithashtu interesant është edhe funksionimi i sistemit Active lighting, një pajisje parashikuese ndriçimi, e cila projekton rreze dritë brenda kthesës përpara se të vendoset trajektorja: sistemi e rregullon veprimin e saj në bazë të të dhënave të mbledhura nga kamera e përparme dhe nga GPS. Navigatori, gjithashtu luan edhe një detyrë të dytë: tashmë informacionet e tij shfrytëzohen nga sistemi cruise control aktiv, për të rregulluar në mënyrë të pavarur shpejtësinë në afërsi të kthesave, rrethrrotullimeve apo kryqëzimeve.

 

2.0 BiTDI Sport Dsg 4motion

MOTORI – L4 biturbodiesel 1.968 cm3

FUQIA MAKSIMALE – 176 kW (240 kf)

MOMENTI PËRDREDHËS – 500 Nm në 1.750 xhiro/min

TRAKSIONI – integral

KAMBIO – automatike Dsg me 7 marshe

0-100 km/h – 6,5 s

KONSUMI MESATAR – 16,9 km/l

PËRMASAT – gjat. 486 – gjer. 187 – lart. 145 cm

PESHA – 1.828 kg

ÇMIMI – duke filluar nga 55.300 €

Previous articlePEUGEOT 508
Next articleAlfa Romeo 33 Stradale
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...