- Advertisement -
8.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

BMW X4

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

KAPËRCIM ETAPASH

Seria e parë e X4 është e dënuar të dalë në pension para kohe: gjenerata e re e modelit bavarez Suv-Coupé, do të jetë në treg në vitin 2018, vetëm katër vjet pas origjinalit. Ja cilat janë arsyet e kësaj zgjedhje të pazakontë

Në zakonshmërinë e vet industriale, sektori i makinave tenton të përsërisë skema të cilat bazohen në argumente strategjike të konsoliduara në kohë. Të mendojmë, për shembull, për ciklin e jetës së modeleve në treg: tre vjet e gjysmë pas debutimit bëhet përditësimi (në mes të karrierës), ndërsa pas shtatë vjetësh – disa muaj më pak, disa muaj më shumë – vjen koha e ndryshimit të gjeneratës. Por, për BMW X4 nuk do të ndodhë kështu. Sipas informacionit tonë, nga hedhja në treg e serisë së dytë mungon rreth një vit, që do të thotë se e para e këtij lloji Suv-coupé mesatar, do të jetë jetëshkurtër: modeli aktual është prezantuar në pranverën e vitit 2014, duke u hedhur në treg në muajt në vijim. Por në vend që të mendohej për një ristilim, në Mynih menjëherë filluan të mendojnë për pasardhësin. Kokëkrisje? Jo, krejtësisht e kundërta. Nëse për modelin e parë X4 u vendos vetëm pas hedhjes në treg të atij X3, nga i cili kishte zanafillën, gjenerata e re është rezultat i një dizajni të ndryshëm, i cili e ka parë zhvillimin e varianteve të karrocerisë paralelisht si tek njëri edhe tek tjetri model. Një gjë e tillë do të çojë në një debutim të renditur me një interval prej gjashtë deri në nëntë muaj midis të dyjave.

STIL I LIRЁ

Një nga pasojat më të dukshme të këtij procesi të ndryshëm gjenetik, mund të gjendet tek stili: dizajnerave të modelit X4 të sotshëm, të vendosur mbi një projekt tashmë të filluar, iu desh të përballeshin me disa kufizime inxhinierike, të cilat ndikuan jo pak në punën e tyre. Liria më e madhe krijuese, e ofruar nga seria e re, do të jetë e qartë në nivel përmasash: hapi më i madh, ka mundësuar kabinë me përmasa më të mëdha, e si rrjedhojë rakordim më të ëmbël midis tavanit dhe pjesës së pasme. Kjo pikë e rëndësishme e trupit të makinës, sipas asaj që është mundur të diktohet deri tani, do të ketë më shumë se një pikë kontakti me rivalin Mercedes GLC Coupé, i cili më parë, në mënyrë të paskrupullt, ka kopjuar formulën origjinale të hartuar me modelin X6. Midis detajeve të ngjashme mes modeleve X3 dhe X4 do të bëjnë pjesë edhe zgjedhjet teknike: Suv-coupé, njësoj si homologu i tij me karroceri tradicionale, do të kalojë në platformën e re modulare Clar, duke ruajtur motor gjatësor, por duke humbur disa kilogramë të tepërta falë rritjes së përdorimit të aluminit dhe çeliqeve me qëndrueshmëri të lartë. Të njëjtat konsiderata edhe për sa i përket motorit: zemra e modelit do të përbëhet nga motorët e njohur dy litra TwinPower turbo benzinë dhe naftë, si dhe nga ata me gjashtë cilindra në linjë, me tre litra, të së njëjtës familje.

M DHE ELEKTRIKE, RISI ABSOLUTE

Në variantet më të fuqishme të këtyre të fundit, do të marrin formë modeli X4 M40i, me motor 360 kf dhe 500 Nm (njësoj si modeli korrespondues X3) si edhe një risi, modeli X4 M: nuk ka konfirmime rreth tij, por detajet e pranisë tek ky model të motorit 431 kf të M3 dhe M4 janë të shumta. Duket e vendosur megjithatë, rruga drejt modeleve me emisione zero, me fazën e ndërmjetme, atë të modelit hibrid plug-in, që X4 pritet të përshtasë në vitin 2019. Më pas, takimi me modelin elektrik të pastër, i cili mund të përkojë me ndërrimin e pamjes së modelit, të programuar për debutim mes viteve 2021 dhe 2022.

FORT SPARTANBURG

AJO që BMW inaguroi në Karolinën e Jugut në vitin 1994, nuk është më thjesht një fabrikë: që kur Donald Trump mori detyrën presidenciale në Shtëpinë e Bardhë, impianti i Spartanburgut është bërë mburojë e tregtisë së lirë në luftën kundër proteksionizmit. Por nëse nga njëra anë në Washington, vazhdojnë tweet-imet polemike lidhur me pozicionin e arritur nga kompanitë prodhuese gjermane në tregun amerikan (dhe dëmtimin e prodhimit vendas, supozuar si rezultat i konkurrencës së tyre), nga Mynihu përgjigjet vijnë me fakte: duke vazhduar injektimin e financimeve në impiantin amerikan (600 milionë dollarë të parashikuar mes viteve 2018 dhe 2021) dhe duke krijuar vende të reja pune. Në sajë të rinovimit të modeleve X3, X4, X5, X6 dhe gjeneratës së ardhshme të X7, do të shtohen njëmijë punonjës në katër vjet.

VERSION ME BATERI PЁR TЁ GJITHЁ

NDRYSHIMI i llojit të elektrifikimit ka një datë të saktë: 30 shtator 2016. Ndërsa në Sallonin e Parisit, përjetohej ngazëllimi i emisioneve zero të gjermanes, me Mercedesin në njërën anë, për të paraqitur modelin e parë të gamës EQ, dhe Volkswagenin nga anë tjetër, për të paraqitur modelin kryesor të serisë I.D., kompania e Mynihut dukej sikur “flinte gjumë”. Mbyllur, në një moment vendimtar, shefat kryesorë, ishin të përqendruar tek rrugëtimi i modeleve i3 dhe i8. Vendimi i marrë prej tyre, la pa fjalë shumë vëzhgues: modelet e ardhshme elektrike të grupit, nuk do të ishin të markës “i”, por makina tradicionale, si Mini (2019) dhe X3 (2020). Një korrigjim kursi që tashmë ka gjetur vend tek lajmi i bujshëm i Handlesblatt, konfirmuar nga administratori Harald Kruger (foto më poshtë): sipas gazetës gjermane, brenda vitit 2021, BMW do të realizojë një variant elektrik për çdo model. Hapi i parë i strategjisë së re do të hidhet në shtator, kur në Sallonin e Frankfurtit, do të debutojnë një Seri 3 me bateri, autonomia e së cilës arrin në 400 km. Objektivat e shitjes afatgjatë duken sfidues: 600.000 makina të rikarikueshme çdo vit, deri në vitin 2025.

 

Previous articleVolkswagen Polo
Next articleFORD FIESTA
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...