- Advertisement -
21.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

Volkswagen Polo

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

QËNDRON VETËM ME PESË DYER

1 DIZAJNI – Vetëm me pesë dyer, po aq edhe konfigurimet, 14 ngjyra për karrocerinë, mundësi të shumta personalizimi. Nënvlerësimi është thjesht një kujtim i largët.

2 PLATFORMA – Përshtatja e platformës Mqb A0, d.m.th. konfigurimi modular i tërthortë i zhvilluar për modelet e vegjël, duke nënkuptuar përmasa të reja, më shumë sportivitet dhe saktësi në drejtim.

3 PËRMASAT – Ka kaluar (me 5 cm) pragun psikologjik prej katër metra (kundër 3,97 m që ishte më parë). Hapi ka shënuar rritjen më të madhe: tani shkon 256 cm, 9 më shumë se më parë, në dobi të rehatisë.

4 ADAS – Ose pajisjet ndihmëse në drejtim: modeli aktual ofronte sisteme të klasit të parë. Tani, përveç këtyre u shtohen, njohja e këmbësorëve, city brake dhe cruise control i përshtatur me stop-and-go.

5 DIXHITALE – Infotainment i gjithë i ri. Më pas do të vijë “We by Volkswagen”, platforma që lidh përdoruesit e modeleve Polo me njëri-tjetrin dhe me infrastrukturat (midis shërbimeve që do të vijnë, WePark, një aplikacion për të paguar parkimin përmes smartphone)

KUR EMRI NUK ËSHTË MË I MJAFTUESHËM

Sot tregu imponon një rregull për makinat e vogla: të vihen re. Po ashtu edhe Polo i ri vendos të lërë mënjanë kursimin që e karakterizon dhe rrezikon (ndër të tjera) me një stil më të vendosur

Ishte një shembull model i virtytit. Të paktën për përkrahësit e asaj timeless design, d.m.th. ai stil i qëndrueshëm, nga të cilat Polo, me kursimin e tij, përfaqësonte një ndër ekselencat e peizazhit automobilistik europian. Në çfarëdo lloj këndvështrimi ta shihni, pro ose kundër këtij koncepti, nuk ka vend për të diskutuar në lidhje me këtë aspekt. Tashmë Polo ka filluar një kapitull të ri. E gjitha e re, nga koka deri te këmbët, gjenerata e gjashtë e modelit të vogël nga Wolfsburg, që do të vijë në vjeshtë, i thotë lamtumirë karrocerisë me tre dyer dhe mbështetet në përmasa më të mëdha në formë dhe përmbajtje për të qëndruar si një referencë në kategori. Prezantohet dhe me një paraqitje të re, duke thyer traditat. Edhe pse linjat e saj nuk zhduken nga kodi gjenetik, gjithsesi vjen e pasuruar me elemente grafike dekorues që i japin asaj një prekje të stilit barok francez. Zgjedhje vërtetë e guximshme: sepse ajo që është e pranueshme tek automjetet franceze nuk është e thënë që është e pranueshme nga klientët e makinave gjermane. Një dëshirë e pakuptimtë për t’u larguar nga ashpërsia gjermane dhe nevoja për të përfituar një imazh të freskët dhe më rinor – vjen me 14 ngjyra të disponueshme për karrocerinë dhe 13 ngjyra për rripin në kroskot – e jo më i sunduar dhe i punuar nga Walter de Silva që mund të dalë jashtë kontrollit. Duhet vetëm të presim. Tani për tani, për ta mbrojtur Polo-n nga drejtimet e rrezikshme, mendojnë proporcionet e saj që mbeten pothuajse të përsosura. Ndoshta kanë të drejtë ata të Volkswagen, duke qenë se një makinë e paraqitshme, me një pamje disi të ngarkuar, është pikërisht ajo që njerëzit kërkojnë. Për të tjerat, tregu nuk bën lëshime: për makinat e vogla rregulli është që të vihen re. Dhe kjo gjë vlen jo vetëm në kontekstin e dizajnit, por edhe tek përmbajtja e ofruar, le të shohim se çfarë na sjell Polo.

EDHE TEK POLO, PËR HERË TË PARË, HAPEN DYERT DHE NDIZET MOTORI PA PREKUR ÇELËSAT

PËRTEJ KATËR METRAVE

Për sa i përket platformës, gjejmë të pranishëm versionin modern Mqb A0. Fakti që edhe një herë tjetër ishte Seat Ibiza për të ushtruar ius primae noctis, duke e hedhur këtë skemë në treg disa muaj përpara se sa Polo, nuk ka për të munguar asgjë në fushën e inovacionit. Krahasuar me platformën e mëparshme, ofron rezistencë më të lartë dhe cilësi dinamike të përmirësuara, pavarësisht skemës mjaft të thjeshtë të suspensioneve, me MacPherson para dhe urë përdredhëse prapa. Timoni është i optimizuar për të rritur ndjeshmërinë, saktësinë e shpejtësinë në përgjigje. Konfigurimi i ri ka ndikuar edhe në madhësinë e saj. Për herë të parë modeli gjerman i kalon katër metrat: me 5 cm më tepër, duke shënuar tetë më shumë se në modelin që po largohet dhe duke iu afruar prerjes së serisë së katërt të modelit Golf, të vitit 1997, që ishte vetëm 10 centimetra më e gjatë, por disa centimetra më e ngushtë. Versioni i ri Polo është edhe më i gjerë se versioni që zëvendëson, gati shtatë centimetra, si dhe më të mëdha (disa milimetra) janë karrexhat duke rritur sipërfaqen e përgjithshme. Hapi rritet me 9 centimetra, të gjitha për të përmirësuar hapësirën e brendshme. Gjithashtu shifra të kënaqshme edhe për bagazhin: nga 280 deri në 351 litra. “Asnjë makinë tjetër në këtë kategori nuk ofron kaq shumë hapësirë”, thotë i sigurt kryetari i bordit drejtues të Volkswagen, Herbert Diess.

TASHMË ME GAZ QË NGA FABRIKA

Sot lufta është për të fituar klientë, dhe janë përqendruar te rinia, luhet më shumë tek silici se tek hekuri. Me pak fjalë në elektronikë: në nivelin e asistencës në drejtim dhe infotainment. Tashmë versioni bazë Trendline ofron në seri funksione të tilla si kontrolli i lodhjes së drejtuesit dhe kontrolli i perimetrit Front Assist me frenim emergjence City dhe sinjalizim të këmbësorëve. Por në vijim do të shtohen sisteme të tjerë të asistencës dhe sigurisë në drejtim, nga parkimi semi-automatik tek cruise control përshtatës deri në 210 km në orë. Infotainment vjen me një software intuitiv, grafika të reja dhe ekrane 6.5 dhe 8 inç të veshura me xham, gjithashtu dhe një timon multifunksional që me anë të një butoni të vetëm aktivizon në pak çaste menu të shumta grafike. Nuk kemi folur për motorët, por mund t’i gjeni ato në tabelën që gjendet në fillim të artikullit. Vihet re vetëm një risi: debutimi i versionit TGI me metan me 90 kf. Ky është një tjetër rekord.

Previous articleRENAULT KOLEOS
Next articleBMW X4
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...