- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024

RENAULT KOLEOS

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Ka të njëjtën skemë mekanike dhe aftësi për terrene jashtë asfalti me modelin Nissan X-Trail, por dizajni është përshtatur me frymën e re stilistike të kompanisë. Detajet janë realizuar me shumë kujdes

KЁTЁ HERЁ Koleos mund t’ia dalë mbanë. Ndryshe nga seria e mëparshme e pafat, në vitin 2008, ky model i ri ka një dizajn të bukur, koherent me atë të modeleve më të mëdha Renault, si ai Talisman, si dhe cilësi montimi tejet të lartë, të domosdoshme për një sektor si ai i makinave SUV të segmentit D, që është në rritje të vazhdueshme në proporcion edhe me konkurrencën. I realizuar me kujdes në çdo detaj, në veçanti konfigurimi Initiale Paris, me sedilje lëkure e mbështetëse koke të rehatshme, si dhe detaje të tjera, të tilla si sistemi multimedial R-Link 2 me ekran me prekje 8.7 inç (i cili suporton Apple CarPlay dhe Android Auto) dhe stereo Bose, të cilat theksojnë përkatësinë e këtij versioni ndër më të mirat modele Renault. Njësoj si pararendësi, modeli aktual Koleos, është prodhuar në Kore, në fabrikën e Renault Samsung Motors, ku realizohen edhe modelet Nissan X-Trail për tregun e Amerikës së Veriut. Jo rastësisht këto dy modele ndajnë 50% të pjesëve të tyre, duke filluar nga platforma Cmf C/D, deri tek skema mekanike dhe aftësitë e tyre jashtë asfaltit. Dizajni është në përputhje me orientimin e ri të kompanisë. Detajet e Renault Koleos janë realizuar me kujdes, njësitë motorike janë diesel (me versionet 1.6 prej 131 kf dhe 2.0 prej 177 kf). Trasmisioni, i cili mund të jetë 4×2 ose 4×4, është i pajisur me kambio manuale me gjashtë marshe ose nga ajo me variacion të vazhdueshëm. Modeli i provuar në rrethinat e Helsinkit ishte versioni dCi 175 X-Tronic 4×4 Initiale Paris. Përveçse e realizuar me kujdes dhe e rehatshme, me shumë hapësirë në kabinë (me hapësirë të mjaftueshme për këmbët e pasagjerëve prapa), shoqëruar nga një bagazh relativisht i madh (nga 579 deri në 1.795 litra) dhe rezultoi shumë e qetë. Rol për këtë luajnë xhamat anësorë me shtresa dhe funksionimi i veçantë i kambios X-Tronic, e cila sillet si një Cvt, duke e lejuar motorin të punojë në regjime të ulëta nëse drejtimi është i qetë dhe ndërkohë të punojë edhe si kambio automatike klasike (duke simuluar marshet) nëse drejtimi përshpejtohet. Vetëm rinisja e motorit në semafor është pak e ashpër. Mes kalibrimit të trasmisionit, suspensioneve të buta dhe sistemit të drejtimit jo fort të gatshëm por progresiv, drejtimi është i këndshëm pavarësisht pranisë së një nënkthimi të lehtë nëpër kthesa.

Me rrotat jashtë asfaltit, modeli Koleos ka treguar se është i aftë t’ia dalë edhe në situata jo fort të lehta, në sajë të mundësisë së fiksimit të shpërndarjes së momentit përdredhës mes boshteve, në vlerat 50:50, si dhe bllokimit “elektronik” të diferencialëve me Abs/Exp. Versioni dCi 130, i pajisur me motor diesel 1.6 dhe traksion në rrotat e para, ka treguar performanca të larta dhe manovrueshmëri të mirë të kambios manuale me gjashtë marshe, por zhurma brenda në kabinë ndihet.

DIÇITURA:

Linja e modelit Koleos bazohet tek modeli Talisman: të dy modelet janë projektuar së bashku. Përmasat e mëdha dhe hapi i gjatë i dhurojnë më shumë hapësirë kabinës. I realizuar me kujdes konfigurimi Initiale Paris, i treguar në foto. Çmimet fillojnë nga 31.100 € për modelin dCi 130 me traksion në rrotat e para dhe kambio manuale me gjashtë marshe

 

Initiale Paris 4×4

MOTORI – L4 turbodiesel 1.995 cm3

FUQIA MAKSIMALE – 130 kW (177 kf)

MOMENTI PËRDREDHËS – 380 Nm në 2.000 xhiro/min

TRAKSIONI – integral

KAMBIO – automatike Cvt

0-100 km/h – 9,5 s

KONSUMI MESATAR – 17,2 km/l

PËRMASAT – gjat. 467 – gjer. 184 – lart. 168 cm

PESHA – 1.696 kg

ÇMIMI – 43.200 €

 

Previous articleMAZDA 6
Next articleVolkswagen Polo
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...