- Advertisement -
12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

Çfarë i duhet një rruge për të qenë e sigurt?

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Këtë pyetje ia kam bërë vetes shpesh herë gjatë javëve të fundit. Nuk e kam fjalën për një rrugë interurbane çfarëdo, apo ndonjë rrugë qyteti pa trafi k. Kur e bëj këtë pyetje kam parasysh një nga rrugët më të rëndësishme në Shqipëri, mbase rrugën me peshën më të madhe në rrjetin rrugor kombëtar: po flas për atë që të gjithë jemi mësuar ta quajmë “Autostrada Tiranë-Durrës”, edhe pse e tillë nuk është. Dihet rëndësia e kësaj rruge, jo vetëm për faktin se lidh kryeqytetin me qytetin e Durrësit dhe me portin më të madh në vend, por edhe për faktin se përmbledh anës vetes qindra biznese, gjë që e bën një rrugë kalimi të përditshme për një numër shumë të madh punonjësish, si nga Tirana, ashtu edhe nga Durrësi. Një nga këto “fatlumë” jam edhe unë, dhe si i tillë, kam mësuar ta njoh shumë mirë “Autostradën”.

Por le t’i rikthehemi pyetjes që shtruam në fi llim: çfarë i duhet një rruge për të qenë e sigurt? Po përpiqem të rendis elementët sipas rëndësisë dhe më pas i gjykojmë një nga një. Po e filloj me cilësinë e asfaltit dhe praninë e gropave përgjatë rrugës. Më tej, vijëzimi dhe ndarja e korsive. Prania e shenjave të qarkullimit, horizontale, vertikale apo edhe të ndriçuara. Sistemi kullues, i cili eliminon mundësinë e krijimit të pellgjeve në ditë shiu, gjë që paraqet rrezikshmëri shumë të lartë në një rrugë me limit shpejtësie 90 km/h. Më tej vjen ndriçimi, si faktor kyç në udhëtimin gjatë natës. Dhe për ta përmbyllur, mbrojtëset anësore dhe qendrore, si një kusht themelor në çdo rrugë me shpejtësi të lartë.

Tani, le t’i marrim në shqyrtim me radhë këto elementë. Përgjatë Autostradës Tiranë-Durrës shpesh herë hasen gropa me përmasa të konsiderueshme, ndërkohë që asfalti nuk është i njëtrajtshëm për shkak të punimeve të mirëmbajtjes apo të përmirësimit. Vijëzimi i asfaltit ose
mungon tërësisht, ose është gjysmë i shuar, gjë që i bë udhëtarët t’i ndajnë korsitë me një vijë imagjinare. Shenjat e qarkullimit horizontale dhe vertikale kanë mangësi, me përjashtim të disa vendeve ku janë kryer punime kohët e fundit, ndërsa sinjalet e ndriçuara nuk ekzistojnë. Për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së kanaleve kulluese apo për shkak të cilësisë fi llestare të projektit të rrugës, në ditë shiu formohen pellgje të shumta në asfalt, gjë që i bën automobilistët të kuptojnë rrezikun që i kanoset kur duhet të kryejnë një frenim apo manovër emergjence me 90 km/h. Për sa i përket ndriçimit, shtyllat ekzistojnë ende në një pjesë të autostradës, por rrallë-herë ndizen, duke detyruar shumë automobilistë të udhëtojnë me drita verbuese gjatë natës, gjë që përkthehet në rrezik për makinat e tjera. Këtu dalim në një element tjetër, që ka funksion të dyfi shtë: mbrojtëset qendrore dhe anësore, përveç funksionit të tyre të natyrshëm, gjithashtu nuk lejojnë dritat të verbojnë makinat që udhëtojnë në sensin e kundërt. Epo, për sa i përket mbrojtëseve anësore, mund të themi se në këtë rrugë nuk shihen gjëkundi, ndërsa ajo vijë betoni që duhet të shërbejë si mbrojtëse qendrore, nuk mund të quhet e tillë kurrsesi.

Reflektimi i mësipërm më lindi natyrshëm para disa javësh, kur në “Autostradë” nisën punimet e gjelbërimit. Me gjithë elementët që çalojnë në këtë rrugë, nuk e di pse mbjellja e palmave u konsiderua si jetësore për përmirësimin e cilësisë së jetesës së gjithë udhëtarëve. Nuk e di as me çfarë ekspertize u justifikuan këto punime. Ajo që di të them është se nuk ka asnjë rrugë me standarde të pranueshme në botë, që të mbjellë pemë buzë një rruge me limit shpejtësie 90 km/h, për më tepër kur mungojnë tërësisht mbrojtëset anësore, ndriçimi, vijëzimi i asfaltit dhe sistemi i kullimit është jashtë funksionit. Situata bëhet edhe më groteske nëse mendohet se para pak kohësh u çmontuan të gjitha tabelat e reklamave anës rrugës, pikërisht për shkak të rrezikshmërisë që paraqisnin. Nuk ka dyshim se investimet në infrastrukturë janë tejet të rëndësishme, por mendoj se në vend që t’i shpenzojmë paratë për të zbukuruar rrugën, mund t’i përdorim për të shpëtuar jetë njerëzish, duke përmirësuar të gjithë elementët e sigurisë së kësaj rruge. Fundja, mund të jetojmë edhe pa palma…

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...