AutoClub

Toyota Auris

STREET ART /  Janë rrugët e botës ato që Auris do të pushtojë duke filluar nga viti 2018. Arti qëndron tek dizajni, i cili në serinë e tretë të makinës japoneze bëhet i guximshëm, duke kërkuar të arrijë Prius dhe duke shkaktuar diskutime e polemika

 

Mund të jetë i besueshëm dhe të ofron hapësirë me bollëk, të siguron kosto të ulët dhe të shfaqesh si një makinë pothuajse e përsosur (duke perifrazuar vlerësimet e shprehura gjatë debutimit të serisë së parë në prill të vitit 2007), por në qoftë se pamja e jashtme është aq e papërcaktuar sa të mund ta lësh të parkuar në rrugë pa rrezik, gjithmonë do të mungojë diçka për të arritur në krye të klasifikimit të shitjeve.

 

SYTЁ DREJT MAJËS

Për Auris – modelin me prerje mesatare, me pesë dyer Toyota, i cili deri rreth dhjetë vjet më parë, kishte emër të përbashkët me modelin trevëllimësh më të kërkuar në botë, Corolla: – të vështruarit e majave të klasifikimit nga larg, nuk duhet të jetë e lehtë. Nga mesi i 100 më të mirave, është edhe modeli aktual Auris, i cili debutoi në Sallonin e Parisit në vitin 2012 dhe që ka tentuar vazhdimisht për sa i përket stilit: në vendin e 49 në Itali vitin e kaluar (me modelin Golf, pikë referimi e kategorisë, me 46.000 makina të shitura përkundrejt 10.000 të japonezes); nën pragun e vendit të tridhjetë në Evropë, me rreth 105.000 shitje përkundrejt më shumë se 400 mijë të makinës më të mirë. Natyrisht që edhe Auris mund të mburret me një rezultat: është fakti që ka arritur të bindë të paktën gjysmën e klientëve të saj, që të zgjedhin versionin hibrid, duke u bërë një nga të parët modele me ushqim të dyfishtë të kompanisë Toyota, dhe jo vetëm!

Talent i konfirmuar në gjeneratën e tretë, që me siguri do të zbulohet brenda fundit të këtij viti dhe që do të dalë në treg në vitin 2018, thënë ndryshe pesë vjet pas tregtimit të serisë aktuale (tek e fundit, e para qëndroi në treg vetëm gjashtë vjet).

 

PLATFORMЁ GLOBALE

Hibrid do të thotë Prius, nga e cila Auris i ri merr platformën, por edhe, për t’u kthyer në temën fillestare, interpretimin stilistik: tipare të vendosura, linja të tendosura, personalitet i fortë, prirje më shumë sportive. Asgjë që ka të bëjë me karakterin e serisë së parë dhe shumë pak për të ndarë me serinë e dytë, ndonëse duke ruajtur disa tipare karakteristike, si për shembull: prerjen trekëndore të xhamit të pasëm. Me përmasa të pandryshuara (me gjatësi rreth 4.30 metra), tek modeli i ri Auris, dallohet modernizimi i grilës me fenerë LED të gjeneratës së fundit, kolektorët e ajrit më të mëdha, pasqyra të ngritura dhe parafangot e pasëm më të gjerë. Prapa ndryshojnë edhe goditje pritëset dhe vjen i rinovuar spoiler-i i vogël. Ky hap i ri, ndihet edhe në kabinë, ku spikasin instrumentet e ridizenjuar.

Platforma Tnga, përveçse një lehtësimi të përgjithshëm të peshës, i dhuron sistemin hibrid prej 122 kf të Prius-it të fundit, i cili plotësohet nga motori 1.2 turbobenzinë 116 kf, të dy të përdorur edhe tek modeli crossover C-HR, i cili sapo debutoi. Ka gjasa të shtohet edhe një dy-litërsh sportiv. Nëse motorët me naftë do të konfirmohen, do të vazhdojnë të jenë fryt i bashkëpunimit me BMW-në, përkatësisht motori me tre cilindra 1.5 litër prej 95 kf dhe 116 kf. Për sa i përket sistemit të transmisionit, zgjedhja është mes atij manual me gjashtë marshe dhe atij Cvt me marshe vazhdimisht të ndryshueshme (ky i fundit do të ndërtohet në impiantin polak të Toyota-s dhe nuk do të importohet më nga Japonia). Të përditësuara gjithashtu, pajisjet e sigurisë, të cilat do të përfshijnë, ndër të tjera, sinjalin për kalim korsie, frenimin e emergjencës si dhe njohjen e sinjalistikës.

 

HISTORI E NJЁ PЁRÇARJEJE

NЁ FILLIM është Corolla, makina më e shitur në botë. E lindur si sedan në vitin 1966, në vitin 1983, ajo mirëpriti në gamë edhe versionin hatchback. Corolla me pesë dyer, mbijetoi deri në serinë e nëntë, debutuese në vitin 2000 (1). Me gjeneratën e dhjetë në mbërritje, duke folur për vitin 2006, disa njerëz mendojnë se emri, i njohur e bërë popullor gjithandej, mund të tingëllojë pak intrigues për brezin nën 40 vjeç. Modeli Corolla hatchback bëhet kështu Auris (në Evropë), duke i qëndruar besnike latinishtes së emrit dhe anonimatit të dizajnit (2). Modeli Auris II i vitit 2012 (3), përshtati një stil më agresiv dhe konvertoi tek motori hibrid më shumë se gjysmën e klientelës së saj evropiane (rreth 380.000 që nga debutimi në fundin e vitit 2016).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *