- Advertisement -
14.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

Yamaha SCR950 2017

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Trashëgimtari Scrambler.

Scrambler i ri zgjeron serinë Sport Heritage të Yamahas. I lindur nga platforma XV950, duke  sjellë me vete shumë cilësi, stil dhe kënaqësi në drejtim, ai ka edhe disa kufizime të trashëguara nga modeli bobber. Në shitje për 9.890 euro

Një model i ri i është shtuar familjes Sport Heritage të Yamahas, të cilin kompania japoneze e sjell si pjesë të markës Faster Sons. Modeli SCR 950 është i pari scrambler Yamaha pas shumë vitesh, i cili erdhi kryesisht si dëshirë e filialit amerikan – motoçikleta është në shitje në SHBA që nga vera e kaluar – dhe përbën një variant të serisë XV950 të cilën e njohim që nga viti 2013. Kjo për të thënë se prejardhja nga një platformë e porositur, e përdorur tashmë për variantin XV950 Racer, e bën atë një scrambler jo normale.

Yamaha është një nga kompanitë më të angazhuara në serinë heritage (trashëgimi), duke punuar shumë edhe me specialistë nga e gjithë bota në projektin e saj Yard Built, i cili është operacioni promovues i markës, por sigurisht edhe burim frymëzimi dhe përvoje. Nga ana tjetër, tregu i modeleve me rrënjë tek e kaluara, është duke u rritur me shpejtësi në Europë, ku vitin e kaluar arriti në pothuajse 11% të shitjeve totale: 67.000 motoçikleta. Yamaha ka fituar 15.4%, dhe modelet e saj Sport Heritage përbëjnë 14% të gjithë motoçikletave Yamaha të shitura në kontinentin tonë. Në krye është modeli XSR 700, i ndjekur nga ai XSR 900 dhe XV950.

Por le të kthehemi tek modeli i ri SCR 950, dhe dëshira e tij “për t’i bërë pis rrotat” jashtë asfaltit. Stili i kërkon qartësisht rrënjët tek modelet fillestare XT, duke marrë për bazë trupin e modelit bobber. Rezultati është sigurisht origjinal. Modeli vjen në treg në dy ngjyra: serbator i kuq dhe i bardhë, me parafango gri, ose i gjithi i zi,  me vija të bardha tek serbatori dhe panalet anësore. Motori dhe marmita janë me ngjyrë të zezë. Çmimi është 9.890 euro, dhe janë në dispozicion mbi njëzet aksesorë për ta personalizuar sipas dëshirës.

 Stili i familjes

Paraqitja e re e modelit SCR është një përzierje e disa elementëve të njohur të serisë XV, me të tjerë elementë tërësisht të rinj. Stili është ai i familjes, me motorin që luan rolin e protagonistit dhe skelet të përbashkët. Dëshira dhe vullneti për të spikatur, ka qenë e fortë, duke pasur parasysh se edhe serbatori i ri ka një profil pothuajse identik me atë të mëparshmin, ndonëse mban një litër më shumë (nga 13 shkon në 14 litra) dhe ka nivel cilësor të përmirësuar në sajë të saldimeve të fshehura. Karakteri SCR duket tek prania e rrotave me rreze me goma on-off, tek prania e tabelave ovale në vend të paneleve anësore e, sidomos, tek timoni tip fuoristrade, me lidhëse tërthore; si dhe tek shala unike, e sheshtë dhe e lartë nga toka, siç pritej për një model scrambler.

Sistemi i shkarkimit mbetet i ulët dhe konfirmon dizajnin e si-motrave XV, përveç një pjerrësie të lehtë nga lart. Feneri i rrumbullakët, drita LED mbrapa dhe shigjetat nuk ndryshojnë; dallohen disa kromatura më pak, pedalet e ripozicionuara dhe më sportive, blloku i ndezjes gjithmonë në të djathtë të serbatorit (pra bllokuesi i timonit është i ndarë) dhe i njëjti kroskot me një element të vetëm të rrumbullakët, të tipit Lcd: i thjeshtë në informacione, por që vuan pak nga rënia drejtpërdrejt mbi të e rrezeve të diellit. Parafangot janë prej çeliku, dhe cilësia e montimit është në përputhje me çmimin, me përjashtim të disa telave elektrike të pa kamufluar mirë.

Dy janë ngjyrat e ofruara: serbator i kuq dhe i bardhë, me parafango gri, ose i gjithi i zi me vija të bardha tek serbatori dhe panelet anësore. Motori dhe marmita janë me ngjyrë të zezë.

  • FUQIA MAKSIMALE 52.1 / 5500 kf/xhiro
  • MOMENTI PЁRDREDHЁS MAKSIMAL 8.1 / 3000 kgm/xhiro
  • PESHA E PLOTË 252 kg
  • SERBATORI 14 litra
  • ÇMIMI 9,890 euro

Motor garancie

Motori dycilindërsh në formë V-je, 60°, konfirmon strukturën, performancën dhe estetikën e motorit të njohur  XV950, me kutinë e filtrave në të djathtë të cilindrave dhe kolektorët e shkarkimit të përfshirë. Risitë përfshijnë përshtatjen ndaj standardit Euro 4, gjë që dallohet tek të gjitha modelet e serisë 950.

I njëjti motor është përdorur tek modeli i parë  XV950 i vitit 2013, dhe ka prejardhje nga varianti 942 cm3, i përdorur me sukses, veçanërisht në SHBA, tek modeli Midnight Star. V-ja e ngushtë bën që të zërë më pak vend dhe është gjithashtu e hijshme estetikisht, ndërsa ftohja me ajër ndihmon në pastrimin e dizajnit të cilindrave dhe eliminon telashet e radiatorit. Hapi është i shkurtër (85×83 mm), ndonëse kemi të bëjmë me një motor mjaft elastik, gjë që thekson projektimin e tij të shkëlqyer.

Shpërndarja është e tipit me një bosht me katër valvula për cilindër, pistonat janë prej alumini  dhe cilindrat janë gjithashtu prej alumini me shtresë sipërfaqësore anti-fërkim. Friksioni është me komandim mekanik, kambio me pesë marshe dhe transmisioni përfundimtar me zinxhir,  pajisur me mbulesa mbrojtëse, edhe më shumë të rëndësishme tek një model që nuk refuzon të ecë jashtë asfaltit.

Edhe tek konfigurimi SCR, fuqia konfirmohet 52 kf në 5500 xhiro/min të serisë XV, dhe momenti përdredhës është ai i njohuri prej 8.1 Kgm në vetëm 3000 xhiro/min. Nuk janë të përfshira modalitetet e drejtimit dhe as kontrolli i traksionit, por nuk është se iu ndjehet shumë mungesa.

Telajo e ngritur

Vendosja e shasisë i ngjan thuajse krejtësisht serisë XV950, pra jemi përballë një dizajni e gjeometrie tipike custom. Telajo është ne formën e një djepi të dyfishtë, bërë nga tuba të rrumbullakët çeliku me motorin të montuar fort, hapi është 1.575 mm (5 mm më shumë se modeli XV), piruni i pjerrësuar 29° dhe korsa para 130 mm. Telajo e mbrapme është e salduar tek struktura kryesore, dhe për këtë arsye nuk ka ndryshuar: ndaj bie në sy menjëherë korsa e shkurtër e dy amortizatorëve të rinj (me serbator gazi të veçuar, si tek modeli Racer 950), të cilët konfirmojnë zhvendosjen e rrotës të limituar në 110 mm, ndërkohë që ka mbetur i dukshëm vendi i kapjes së parafangos së pasme të vjetër tek rrota.

Për të rregulluar shalën, Yamaha është mbështetur tek një suport i ri me tuba çeliku, të kapur me bullona mbi telajon e pasme, i cili ndjek profilin e shalës së sheshtë. Ka ndryshuar diametri  i rrotës së pasme, që ka kaluar nga 16 në 17 inç, dhe në fund lartësia e shalës është rritur nga 690 mm në 830 mm, duke fituar më shumë se 140 mm. Edhe tek lartësia nga toka është fituar diçka, duke shkuar nga 130 mm në 140 mm.

Rrota e parë ka mbetur 19 inç, ndërsa rrotat e reja radiale, në vend të atyre integrale, kanë disqe alumini dhe goma me dhoma ajri, veçanërisht Bridgestone Trail Wing, në përmasat 110/90 dhe 140/80. Piruni tele-hidraulik prej 41 mm është i pajisur me pështjella gome dhe ruan 130 mm të zhvendosjes së rrotës.

Rregullimi i vetëm i parashikuar për suspensionet, ka të bëjë me ngarkesën fillestare të sustës së amortizatorëve. I  konfirmuar edhe sistemi i frenimit monodisk prej 298 mm (një diametër kaq i rëndësishëm tek pjesa e pasme është tipik tek shasitë të kategorisë custom) me profil në formë lule margarite. Pesha, e deklaruar me serbator plot është 252 kg.

Sjellja në rrugë dhe jashtë saj

Pozicioni i ri i drejtimit ofron një interpretim shumë të ndryshëm krahasuar me modelin XV, nga ku ka prejardhjen modeli SCR. Duke filluar nga forma dhe veçanërisht lartësia e shalës, ku kalohet nga shala e ulët e modelit bobber (vetëm 690 mm), tek shala e drejtë dhe e lartë (830 mm), në të cilën mund të lëvizet lirshëm; motori nuk është i gjerë mes këmbëve, kështu që vendosja e këmbëve në tokë nuk përbën problem edhe për ata që nuk janë të gjatë.

Timoni i ngritur dhe i gjerë është tipik fuoristrade, ndaj mund të rrihet pothuajse me trupin drejt dhe me krahë të hapur për të dominuar drejtimin. Përsa i përket të tjerave, dallohet pozicioni i ruajtur, duke filluar që nga pedalet e gjera, edhe pse të vendosura pak më mbrapa (150 mm) dhe të ngritura (30 mm), deri tek serbatori i shkurtër dhe i ngushtë, në të cilin gjunjët nuk mbështeten në mënyrë të natyrshme, përkundrazi në krahun e djathtë preket kutia e filtrit.

Ndjesia që ke të bësh me një model bobber të ngritur, konfirmohet sapo nisesh, sepse, e përjashtim të pozicionit të ri të drejtimit, sjellja gjatë drejtimit është mjaft e ngjashme, duke pasur parasysh se shasia është në fakt e njëjtë. Një gjë e tillë nuk përbën kufizim në vetvete, nëse qasja me SCR është ajo e duhura, e në qoftë se është zgjedhur pikërisht për shkak të përgjigjes së saj. Shasia është me të vërtetë një shasi e mirëmenduar dhe motori pëlqehet për mënyrën se si çliron momentin përdredhës dhe se si shtyn në daljet nga kthesat.

Motori V-twin është i fiksuar në skelet pa ndihmën e mbajtëseve elastike dhe nuk ka bosht ekuilibrues, pavarësisht formës V të ngushtë, por vibron aq sa duhet për t’u ndjerë i gjallë, pa qenë asnjëherë i bezdisshëm. Zhurma e shkarkimit është e bukur, nuk ka nxehje të tepërt dhe transmisioni final me rrip është i përsosur. Mungon takimetri për ta verifikuar, por regjimi është shumë më i ulët dhe rimarrja e shpejtësisë e jashtëzakonisht e rregullt edhe në marshe të larta. Me të tillë motor që tërheq shumë mirë në regjime të mesme dhe me moment përdredhës të disponueshëm menjëherë dhe të rregullt, nuk ndjehet nevoja të “tërhiqen” marshet, gjë që çon në përdorimin e marsheve të gjata; nga ana tjetër, friksioni është i butë ndërsa kambio me pesë marshe nuk është aspak e ngadaltë, ndërkohë që zinxhiri fundor nuk lejon vibrime e zhurma, dhe ka nevojë për mirëmbajtje të shpeshtë.

Motori  942 cc Yamaha, është i shkëlqyer deri në regjime të ulëta dhe tërheq mjaft të mirë në raport me fuqinë pak më të lartë se 50 kf: meritë e momentit përdredhës të disponueshëm deri në regjimet e ulëta, bën që drejtimi të jetë shumë i këndshëm në regjime të përziera, duke shtuar dëshirën për një ngarje çlodhëse dhe zbavitëse.

Është e lehtë të kuptohet se motori SCR duhet të ngitet në mënyrë të rrjedhshme dhe rrumbullake, duke qenë se ka hap të gjatë, korsa para e gjatë dhe piruni me kënd të lartë pjerrësie. Nuk luan kartat e tij më të mira, nëse flasim për shkathtësi dhe manovrueshmëri, por timoni i gjerë dhe qendra e gravitetit e ulët, reduktojnë jo pak efektet e një peshe 250 kg kur ai është në lëvizje.

Qëndrueshmëria dhe pesha lënë gjurmë, por duke qenë se motori ka ekuilibër dinamik mjaft të mirë, ato nuk shqetësojnë, për sa kohë nuk teprohet me lojën në kthesa. Kjo, për arsye se mundësitë e këndit të pjerrët në kthesë rriten, por megjithatë mbeten të kufizuara falë pedaleve të dala dhe mbajtëseve të tyre, të cilat rrëshqasin shpejt në asfalt, siç ndodh edhe tek disa modele klasike të konkurrencës.

Suspensionet kanë një kalibrim përgjithësisht të rehatshëm, por është korsa e kufizuar e amortizatorëve has vështirësi në terrenet e ashpra, ku kanë një përthithje jo të plotë të goditjeve ata nuk janë në gjendje të absorbojnë goditjet dhe nuk mund të bëhet një vlerësim konkret për ndikimit tek pasagjeri. Në të njëjtat nivele edhe frenat, të përshtatshme për regjime normale dhe të fuqishme prapa, por vetëm me një disk – të mbajtur nga një pincë me dy pistona – i cili ka tendencë të zgjerojë hapësirat, kur shpejtësia rritet. Sistemi Abs punon mirë, por nuk është i përjashtuar për jashtë asfaltit.

Nga ana e tyre, gomat Bridgestone, ofrojnë një kapje me rrugën mjaft të mirë dhe shumë sinqeritet në sjellje, duke lejuar edhe largimin nga asfalti, në mënyrë të qetë dhe të sigurt. Edhe në këtë rrethanë, qendra e ulët e rëndesës, minimizon ndikimet e peshës, motori vazhdon të japë kënaqësi dhe timoni mbetet i sigurt, me kusht që të ngadalësohet nëpër gropa, për shkak të korsës së kufizuar të dy amortizatorëve, të cilët mund të vihen lehtësisht në vështirësi.

Së fundmi është konsumi, të cilin Yamaha e premton rreth 20 km/litër, por që nuk patëm rastin ta verifikojmë.

ANË POZITIVE

  • Motori dhe Transmisioni | Kënaqësia në drejtim | Stili

ANË NEGATIVE

  • Pesha | Amortizatorët | Frenat e përparmë të stresuar
Previous articleSKODA KODIAQ
Next articleKIA STINGER GT
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...