- Advertisement -
14.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

SKODA KODIAQ

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

SUV-i parë me përmasa të mëdha i kompanisë çeke dallohet nga një kabinë e gjerë me një prakticitet përdorimi të lartë. Më e shkathët nga sa mund të mendohet, është e sigurt dhe e lehtë për t’u drejtuar.

ÇMIMI  – 37.500 €

MOTORI – L4 turbodiesel 1.968 cm3

FUQIA MAKSIMALE – 110 Kw (150 kf)

KONSUMI – I homologuar 18,2 km/l

Real 13,1 km/l

EMETIME CO2 – I homologuar 149 g/km

Real 202 g/km

Kjo është vërtetë historia e një ariu. E një specieje të veçantë, Kodiak-ut (me shkronjën “k” në fund), një lloj race e cila jeton në ishullin që mban të njëjtin emër, i cili gjendet në afërsi të Alaskës. Pra, për Suv-in e saj më të ri, kompania Skoda, ka zgjedhur një emër imponues: Kodiaq. I cili, me përjashtim të prapashtesës, sjell ndërmend në mënyrë të theksuar vetë ariun. Praktikisht, ky Suv çek është me siguri i fortë, përveçse edhe hijerëndë. As kur një “fis” i tërë njerëzish do të impenjohet për ta ngarkuar maksimalisht.

Modeli Kodiaq është një pikë kthese për vetë kompaninë, sepse synon ta lançojë në një zonë të tregut akoma të pa eksploruar. Me përmasa – katër metra e 70 – të cilat e pozicionojnë menjëherë midis segmentit C dhe atij D. Faktikisht, duke qenë se ka një shfrytëzim të mirë të gjatësisë, pritet të konkurrojë me modele si Nissan X-Trail, Hyundai Santa Fe dhe Kia Sorento, për më tepër që – në të njëjtën mënyrë si këto modele – ka të disponueshëm edhe variantin me shtatë vende, i pranishëm edhe në ekzemplarin e provuar. Megjithatë, në të vërtetë, me shumë mundësi do të futet në konkurrim me modele më kompakte, si Mazda CX-5 dhe Ford Kuga. Me modelin Kodiaq, kompania Skoda, ndër të tjera hap një plan të ri në kontekstin e versioneve Suv, e cila në të ardhmen do të shoqërohet me prezantimin e modelit të ri (me përmasa më të mëdha) Yeti dhe të një modeli më të vogël.

 

NUK KURSEN

Nëse në paraqitjen e jashtme ndjesia që mbizotëron është ajo e pranisë së formave të bëshme, por jo të rënda, impakti në brendësi është diçka krejtësisht ndryshe. Duke filluar nga hapësira e disponueshme, pastaj nga ndjesia e një niveli cilësor të lartë, ku duket se kompania nuk është kursyer aspak. Gjithashtu, impakt pozitiv jep edhe lehtësia me të cilën mund të menaxhohen sistemet dhe komandat. Pra, kjo është një makinë praktike, e lehtë në përdorim dhe me hapësirë të mjaftueshme.

Tani, le të futemi në automjetin e provës, një model 2.0 TDI 50 kf 4×4 Dsg Style. Vendet e para kanë hapësirë me bollëk, në kuptimin e plotë të fjalës. Gjithashtu, pozicioni i drejtimit është disi i lartë, duke arritur në kuotën 66 centimetra nga plani i rrugës. Një detaj finese jepet edhe nga sediljet e veshura nga një miks lëkure dhe alkantara: të cilat bëjnë pjesë në paketën Vision (1.600 euro) e cila është interesante për shkak të përqendrimit të një sërë zërash “strategjik” në kuadër të komfortit. Faktikisht, përfshin edhe klimatizatorin automatik tri-zona (i cili është ideali për një variant me shtatë vende) me rregullim lokal të temperaturës, portën e bagazhit të motorizuar me komandimin me këmbë dhe karikim wireless për telefonin. Pastaj nëse në mjetin e provës gjendet vetëm një portë 12 V për ata që ulen prapa, duke porositur paketën Family (400 euro) mund të shtohen një portë  Usb, një 230 V dhe mbajtësja për tablet.

Tek Kodiaq nuk kërkojnë të mahnisin me çdo kusht (psh. instrumentet janë analoge), megjithatë të shpërndara nëpër kabinë gjejmë finesa autentike, si veshjet prej cope të xhepave të dyerve dhe kaseta e dyfishtë në kroskot, një risi e vërtetë.

Për ata që përdorin rreshtin e dytë ka hapësirë të mjaftueshme, edhe pse ka modele Suv me kapacitet më të lartë. Ndenjësja e pasme është e konfiguruar për dy persona: megjithatë është më se e përshtatshme për tre persona, por duhet marrë parasysh se pjesa e mbështetjes është disi më e limituar, e cila sipas nevojës bëhet pjesa e kalimit për skitë ose sendet e gjata.

 

PRAKTICITET SHFRYTËZIMI

Sidoqoftë, mund të përzgjidhet midis një sërë kombinimesh: kjo në sajë të sediljes së pasme të fraksionuar, e cila ofron mundësinë e rrëshqitjes deri 17 centimetra. Pra, në varësi të nevojës, është e mundur përzgjedhja e kuotës së destinuar për pasagjerët ose bagazhet. Gjithmonë duke mbajtur parasysh se, prania e një personi me shtatlartësi mesatare përpara do të mundësonte edhe zgjerimin e hapësirës për këmbët e pasagjerëve prapa.

Opsioni i shtatë vendeve është një anë pozitive shtesë: në reshtin e fundit, mund të ulen vetëm dy persona me shtatlartësi nën mesatare, gjithashtu nuk janë shumë të përshtatshëm për rrugë të gjata. Dy sediljet, ashtu siç ndodh shpesh në të tilla raste, janë më të vegjël dhe për rrjedhojë ndenjësja është disi më e zhytur. Gjithashtu, dalja bëhet disi me vështirësi, pavarësisht se është e pranishme mundësia e zhvendosjes para të ndenjëseve të mesit dhe shtrirjes së mbështetëseve.

Sigurisht, hapësira e bagazhit, lidhet me mënyrën e shfrytëzimit të kabinës dhe me numri e pasagjerëve të pranishëm. Me pesë persona, me dy sediljet e pasme të zhytura poshtë dyshemesë së bagazhit, gjithsesi ka hapësirë të mjaftueshme për bagazhet. Pastaj, nëse rreshti e dytë tërhiqet tërësisht para, kapaciteti i ngarkimit kap shifra të jashtëzakonshme, pavarësisht se sakrifikohet disi hapësira për këmbët. Praktike, gjithashtu edhe mundësia për të shtrirë mbështetëset e sediljeve drejtpërdrejtë nga bagazhi. Gjithashtu për shtatë persona, shënon një kapacitet ngarkimi pak a shumë në nivelet e një Suv-i.

 

IDEALE PËR UDHËTIME TË GJATA

Ata që e mendojnë prerjen “L” të karrocerisë si një pengesë, duhet të rishqyrtojnë edhe një herë mendimet e tyre. Ky Suv i kompanisë Skoda nuk është i vogël, por shpalos një shkathtësi dhe kënaqësi në drejtim të paimagjinueshme. Sigurisht, janë të përfshira edhe provat speciale prej rrally, por duhet kujtuar se mbështetet në cilësitë e vlefshme të platformës Mqb. Në autostradë, kompaktësia e përgjithshme dallohet menjëherë: Kodiaq është qetësuese dhe mjaft silencioze, me motorin 2.0 TDI që punon në regjime në kuotën pak mbi 2.000 xhiro. Thjeshtë kemi praninë e disa zhurmave të lehta, si pasojë e fëshfërimave aerodinamike në zonën pasqyra-kolona anësore. Gjithsesi, lodhja si pasojë e kilometrave të përshkuar është e ulët.

Modeli Kodiaq i provuar ka të pranishëm si opsional sistemin Dcc (Dynamic chassis control), ose më saktë me amortizatorë me përthithje variabël, me Drive mode select dhe me funksionin Off-road. Në varësi të tipit të terrenit të përshkuar, janë të disponueshme në sërë zgjedhjesh për ta përballuar, megjithatë, siç theksuam, performancat nuk mund të jenë sportive. Duke përzgjedhur modalitetin Normal, shijohet rrjedhshmëria e mirë e lëvizjes të garantuar nga motori turbodiesel, i bëshëm dhe i rregullt. Është mjaft i gjallë në raport me peshën, e cila është e konsiderueshme. Sipas opinionit tonë, për sa i përket momentit përdredhës dhe karakterit, motori 2.0 TDI duket pikërisht zgjedhja e duhur për modelin Kodiaq.

Nga pozicioni Normal mund të kalohet te Sport: kështu Suv-i bëhet më reaktive ndaj pedalit të gazit dhe më e shpejtë në ndërrimet e marsheve, por mbi të gjitha përfiton një kalibrim të shasisë më kompakt. Por pa u bërë shumë më e ashpër në parregullsitë e thata të terrenit. Vetëm binarët dhe kapakët e pusetave ndihen pak më tepër, sidomos për pasagjerët prapa.

Në itineraret e vështira, ky Suv Skoda shprehet mjaft mirë, sepse është i sinqertë dhe intuitiv, përveçse i mungojnë edhe përgjigjet e çrregullta: ka pak rrokullisje, por pastaj bëhet një me asfaltin pa asnjë pasiguri. Edhe në terren të lagur kapja me asfaltin është tepër e lartë. Për sa i përket shasisë: pjesa tjetër e meritës i takon një dinamiciteti të lartë të ofruar nga traksioni integral, i cili e bën gjithçka më të lehtë, gjithashtu një timoni të ekuilibruar dhe të mirë kalibruar, me një raport të shkëlqyer. Në modalitetin Sport ngarkesa e timonit ndryshon, pavarësisht se diferenca nuk është shumë e madhe. Në regjimet e ulëta ka tendencë te jetë tejet i lehtë, duke u rritur njëtrajtësisht me shpejtësinë, edhe në modalitetin Normal.

Nëse drejtimi është i këndshëm dhe çlodhës, është falë përgjigjes së kambios Dsg me friksion të dyfishtë me shtatë marshe, e cila rezulton mjaft e rrjedhshme në pozicionin Drive duke u përshtatur më së miri me një drejtim të rregullt dhe pa prani goditjesh. Sidoqoftë, mjafton një presion i lehtë mbi pedalin e gazit për të aktivizuar “kick-down” për të disponuar një shkëputje të dobishme dhe argëtuar. Pastaj, duke kaluar në konfigurimin manual, me dorezat në timon, përfitohet një përgjigje mjaft e shpejtë, edhe gjatë rritjes së marsheve.

PREJ DIMENSIONEVE TË MËDHA VENDOSET NË HAPËSIRËN MIDIS SEGMENTIT TË MODELEVE SUV KOMPAKTE DHE ATYRE TË MËDHA

 

 

ANALIZA EKONOMIKE

SI VLERËSOHET E PËRDORURA

VERSIONI 1.4 TSI benzinë fillon nga 23.950 euro, por me kthimin e një modeli të vjetër çmimi zbret në 20.800 euro. Varianti 2.0 TDI 150 KF Ambition, me anën e një modeli të përdorur, ofrohet për 28.700 euro (-3.650) krahasuar me çmimin normal prej 32.350 euro. Modeli 2.0 TDI 150 kf 4×4 Dsg Style e provës, ofrohet për 33.650 euro, falë 3.850 euro supervalutim. Pa mjete të përdorura, uljet lëvizin në harkun e 3.150 deri 3.500 euro. Për të kaluar nga niveli bazë tek ai Ambition, shtesa e çmimit është 2.200 euro, por vlera e pajimeve në seri arrin në 3.100 euro, pra kursehet rreth 32%. Tek varianti Style, pavarësisht vlerës 4.900 euro të aksesorëve (ku përfshihen edhe disqet prej 19 inç, adaptive cruise control dhe fenerët full Led përshtatës dhe sistemi i navigimit me ekran 8 inç), rritja e çmimit është prej 3.350 euro (-35%). Me financimin me interes 2,99 % për 12-72 muaj, përfitohet dhuratë polica një vjeçare e sigurimit ndaj zjarrit dhe vjedhjes.

 

ANALIZA E NDËRLIDHJES

COLUMBUS I SHKËLQYER

NË KONFIGURIMIN STYLE është i parashikuar si pajim serie një sistem multimedial relativisht i mirë, me navigator Amundsen dhe monitor 8 inç. Ndërkohë, në versionin e provuar, është i pranishëm sistemi i kushtueshëm Navigation plus, i përmirësuar në variantin Columbus, përsëri me ekranin qendror 8 inç (pavarësisht se, mbase do të kishte qenë më mirë i pozicionuar pak më lart). Gjithashtu, sistemi ka të disponueshëm hard diskun, rrjetin Lte, Phone box me karikim wireless dhe radio Dab. Pra, “shumë gjëra”, shoqëruar nga një cilësi tingulli mbi mesataren. Për sa i përket kontekstit estetik, nuk kanë shumë ndryshim: të dy sistemet janë të mrekullueshëm dhe janë të pajisur me komanda në kornizë të tipit touch. Efekti hi-tech vazhdon duke u futur në brendësi të menuve të sistemit Columbus: grafika është e bukur dhe ka një kalim të shpejtë nga një zë në tjetrin. Janë të pranishëm sensorë të afërsisë, kur afrohet dora, gjithashtu menuja është me ikona të rrëshqitshme. Navigatori dhe harta përdoren me shumë lehtësi, falë mundësisë së rrëshqitjes dhe zmadhimit. Për sa i përket lidhjes me rrjetin, mund të realizohet duke shfrytëzuar wi-fi hotspot ose një kartë sim. Së fundmi, me modelin Kodiaq kompania çeke prezanton gjeneratën e re të shërbimeve të ndërlidhjes Skoda Connect, ose më saktë sistemin infotainment Online dhe sistemet Care connect, për asistencën dhe aksesin nga larg tek mjeti.

 

 

NAVIGATIONAL COLUMBUS 8 INÇKARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME
PËRMASAT REALE TË EKRANIT 8,1 inç
TOUCH SCREEN PO
PORTA USB 1
KARIKIM WIRELESS PËR TELEFONIN PO
ANDROID AUTO/APPLE CARPLAY PO/PO
MIRROR LINK PO
POZICIONI & SHIKUESHMËRIA
CILËSIA E PAMJES
AKSESI TEK KOMANDAT
TELEFONI
NDËRLIDHJA BLUETOOTH PO
KOMANDIMI NGA TIMONI PO
PËRSËRITJA E UDHËZIMEVE EKRANI
KONTROLLI I KONTAKTEVE
KOMANDA ZANORE
KOMANDIMI TOUCPAD JO
CILËSIA E ZËRIT & MIKROFONIT
NAVIGIMI
HARTA 3D/GOOGLE PO/JO
HARTA TË REJA HARD DISK
INFORMACIONE TRAFIKU PO
PËRSËRITJA E UDHËZIMEVE EKRANI
FUTJA E ADRESËS
KOMANDA ZANORE
KOMANDIMI TOUCHPAD  JO
KOMANDA E VOLUMIT
SAKTËSIA DHE QARTËSIA
RADIO DHE AUDIO  
RADIO DAB PO
LEXUES CD PO
STREAMING NGA CELULARI PO
KOMANDIMI NGA TIMONI PO
KËRKIMI I FREKUENCËS
MEMORIZIMI I KANALEVE
CILËSIA E TINGULLIT
NDËRLIDHJA  
LIDHJA ME INTERNETIN PO
APLIKACIONE TË INTEGRUARA JO
APLIKACIONE SMARTPHONE PO
INDEKSI I SIGURISË

Shënime: 1)përmes wi-fi hotspot, ose përmes një karte sim (është i pranishëm vendi i posaçëm); 2)Skoda Connect.

TRAKSIONI 4X4 DHE FUNKSIONI OFF-ROAD PËRSHTATEN MË SË MIRI ME SHPIRTIN AVENTURIER TË KËTIJ SUV-I ÇEK. MIRËPO, LARTËSIA PREJ 19 CM NGA TOKA, E RIKUJTON PËRSËRI TË QËNDROJË ATJE KU NUK TAKON…

ANALIZA TEKNIKE

TË DHËNA TEKNIKE

Motori

  • Montuar përpara tërthorazi, diesel
  • 4 cilindra në linjë
  • Diametri i pistonit 81,0 mm
  • Korsa 95,5
  • Cilindrata 1.968 cm3
  • Fuqia maks. 110 kW (150 kf) në 3.500 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maks. 340 Nm nga 1.750 deri 3.000 xhiro/min
  • Bllok cilindrash gize dhe testata prej aliazhi të lehtë
  • 2 boshte me gunga në testatë, 4 valvula për cilindër (zinxhir)
  • Injeksion direkt common rail, turbo dhe intercooler
  • Katalizator Scr për oksidet e azotit

Transmisioni

  • Traksion integral
  • Kambio automatike dopio friksion me 7 marshe

Gomat (përmasat bazë)

  • 235/50R19 99V
  • Kit riparimi

Karroceria

  • SUV, 5 dyer, 7 vende
  • Aksi i parë Macpherson,
  • Aksi i pasmë multilink me tre leva e gjysmë,
  • susta helikoidale,
  • Boshte stabilizues,
  • Amortizatorë hidraulikë,
  • Frenat me disk, para autoventiluese, Abs dhe Esp
  • Sistem drejtimi me kremaljerë dhe asistencë elektrike
  • Serbatori 60 litra

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 279 cm
  • Karrexhata para 159 cm, prapa 158 cm
  • Gjatësia 470 cm – Gjerësia 188 cm – Lartësia 167 cm
  • Pesha 1.783 kg, me ngarkesë të plotë 2.460kg, e rimorkiueshme 2.000 kg
  • Bagazhi nga 270 deri 2.005 litra

Prodhuar në

  • Vrchlab (Republika Çeke)

 

EDHE KËTU POSHTË GJEJMË MQB

SUV-I I RI Skoda mbështetet bindshëm në sektorin teknik të grupit Volkswagen, duke filluar nga baza, platforma modulare e tërthortë Mqb, nga e cila kanë marrë jetë të gjithë modelet me përmasa të mesme të markave të ndryshme të konstruktorit gjerman. Tek modeli Kodiaq platforma është e shoqëruar nga traksioni integral me aktivizim automatik, përmes një xhuntoje multidisk me kontroll elektronik dhe kambion e re automatike me friksion të dyfishtë dhe spërkatje me vaj me shtatë marshe, në gjendje të përballoje një moment përdredhës deri në 600 Nm, pavarësisht se friksionet janë më kompakte se ato të versionit paraardhës Dsg me gjashtë raporte. Nga ana tjetër, aksi i pasmë, është i tipit multilink me tre leva e gjysmë, i aftë të kompensojë ndryshimet e relievit të terrenit dhe konvergjencat e dëmshme për qëndrueshmërisë; me porosi, janë të disponueshëm amortizatorët me kontroll elektronik.

Siguria gjatë lëvizjes ndihmohet edhe nga transferimi i momentit përdredhës midis rrotave të brendshme dhe të jashtme nëpër kthesa, i realizuar duke i frenuar lehtësisht përmes Abs/Esp duke korrigjuar për rrjedhojë në momentin që shfaqen fenomenet e nënkthimit apo mbikthimit. Motori është versioni i mirënjohur dy litra i familjes EA 288, që ka zëvendësuar versionin EA 189 të përfshirë tek Dieselgate. Veçantia e këtij motori është testata flukse të kryqëzuara: valvulat e thithjes dhe të shkarkimit nuk janë të renditura në drejtim gjatësor si zakonisht, por në drejtim tërthor, duke garantuar një balancim të mirë midis kohës së mbushjes së cilindrave dhe turbulencës. Në këtë lloj skeme, secili nga boshtet me gunga vë në punë si valvulat e thithjes ashtu edhe ato të shkarkimit në njërën anë.

Motori është i pajisur edhe me dy boshte ekuilibrimi, të montuar mbi kushineta me sfera për efiçencë maksimale; për të njëjtën arsye pompa e ujit çaktivizohet në të ftohtë dhe pompa e vajit ka presion të ndryshueshëm në varësi të nevojave. Sistemi i trajtimit të gazeve të shkarkimit përfshin një katalizator Scr, i vendosur si Dpf dhe katalizatori oksidues mbi turbon; serbatori i agjentit reduktues AdBlue është i vendosur poshtë bagazhit, pranë silenciatorit të shkarkimit.

 

NDËRSA ME PESË VENDE…

Në seri, homologimi i këtij modeli është me pesë vende. Kjo do të thotë që nuk është e mundur të udhëtojnë edhe dy personat e tjerë, por në këmbim vihet në dispozicion një bagazh më i madh, i cili nuk është i ngarkuar me dy sediljet e rreshtit të tretë. Praktikisht, tek modeli Kodiaq me pesë vende, nga qendra e provave është matur një kapacitet prej 566 litra në rastin kur sedilja e pasme është e shtyrë deri në fund, duke merituar pesë yje tek tabela e vlerësimit, ndërsa në konfigurimin më të tërhequr, ofrohet mundësia e ngarkimit të sendeve deri në vëllimin 682 litra. Ky Kodiaq i dytë, në variant 2.0 TDI 150 kf Dsg me rrota të para aktive, është më i lehtë se versioni i provuar (rreth 115 kg më pak të deklaruara) madje ndjeshëm, në kontekstin e zhdërvjelltësisë dhe shkëputje, duke u vlerësuar gjatë përdorimit të përditshëm.

 

 

ANALIZA STATIKE

CILËSIA

MAKINERI KONKRETE, janë modelet Skoda: duke kaluar menjëherë në thelb, të sigurt në vetvete, një zgjedhje më racionale në brendësi të grupit Volkswagen. Praktikisht, cilësia konstruktive është shumë e lartë, duke filluar nga karroceria e cila është e montuar me një përkujdesje  të veçantë. Xhokot midis elementeve janë të vogla dhe uniforme (maksimumi 4 mm) dhe vlen të përmendet edhe kofano “kapak” i cili ka një mbështetje të njëtrajtshme me parafangot. Perfekte rezultojnë edhe bashkimet e paneleve prej llamarine. Ndonëse pikat e saldimit në fundin e dyerve nuk janë uniforme, bëhet fjalë për një detaj i cili mund të dallohet vetëm nga një sy ekspert. Nivel i lartë edhe për guarnicionet e dyerve, të cilat përfshijnë edhe një mbulesë tek pragu hyrës, duke shmangur ndotjen e dyshemesë hyrëse. Mbresëlënës, kapaku plastik për mbylljen (pjesërisht) e hapësirës poshtë kroskotit dhe mbi bllokun e pedaleve. Kabina nuk lë vend për kritika: kroskoti, i realizuar më së miri, e ka pjesën e sipërme dhe ballore prej plastike të butë; të gjitha mbajtëset e sendeve, duke përfshirë edhe xhepat e dyerve, e kanë pjesën fundore me shtresë kundër zhurmave; komandat (të njëjta me ato të përdorura në modele të ndryshme Volkswagen), paraqesin një nivel të lartë cilësor. As sediljet dhe bagazhi nuk lënë vend për kritika. Vështirë të gjendet diçka e papërshtatshme: në fund dallohen vetëm detaje të parëndësishme, si damarët e brendshëm në xhepat e dyerve jo shumë të këndshme në të prekur, mbështetja e përmirësueshme e kapakut plastik në të majtë të sediljes së drejtuesit dhe doreza e volumit dhe ndezjes së sistemit multimedial, me simbolin “stand by” i cili rrotullohet me këtë të fundit.

 

  • Bashkimi i paneleve i realizuar mirë, me saldime të padukshme dhe izolim të rregullt.
  • Guarnicion gome në fundin e pragut, për të ruajtur të pastër dyshemenë.
  • Linja në brendësi të xhepave të dyerve disi të mprehta dhe të pakëndshme në të prekur.
  • Karteri plastik në anë të sediljes së drejtimit jo i mirë mbështetur.

 

HAPËSIRA DHE SHIKUESHMËRIA

Përmasat në centimetra, këndet në gradë

Lind me pesë vende, por shumë lehtësisht mund të bëhet me shtatë, me opsionin e dedikuar. Ky është versioni i modelit Kodiaq të provuar, me shumë hapësirë para, krahas prakticitetit të lartësisë së rreshtit të dytë, i cili rrëshqet në mënyrë të fraksionuar. Dy vendet e fundit, të palosshëm dhe që zhduken në bagazh, ofrojnë akses disi më të ulët.

PËRMASAT E KOLONËS SË MAJTË

KËNDET E ERRËTA

SHIKUESHMËRIA E PASME E PENGESAVE (LART. 70 cm)          mbi 10 m

 

POZICIONI I DREJTIMIT

Shtatlartësia e drejtuesit

I GJATË (mbi 180 cm)

MESATAR (nga 170 deri 180 cm)

I SHKURTËR (nën 170 cm)

Përmasa në centimetra

Aksi i derës

Plani i rrugës

I ngritur nga toka, me bustin e drejtë dhe timonin pak të pjerrët. Përshtatet me më shumë prerje, falë komandave elektrike të sediljeve dhe përmasat e mëdha të atyre manuale.

 

BAGAZHI

 

Sedilja e mesit e rrëshqitshme e fraksionuar ofron mundësi të shumta ngarkimi: në pozicionin fundor mund të ngarkohen sende deri në 436 litra. Vlerë e cila rritet në 610 litra në rastin në të cilin është në pozicion tërësisht të tërhequr. Me shtatë vendet, mbeten 189 litra të dobishme. Në variantin Style nuk është e pranishme mundësia e shtrirjes së sediljes së parë.

 

ANALIZA DINAMIKE

 

Futet mirë nëpër kthesa me një nënkthim të lehtë. Esp nuk pengon në regjime të larta dhe ndërhyn shumë në ato të përziera.

 

 

PROVA DINAMIKE

Kapja me asfaltin dhe qëndrueshmëria

 

Performanca të shkëlqyera për modelin Kodiaq në testet e qëndrueshmërisë. Faktikisht, del në pah tabloja e një automjeti të lehtë për t’u kuptuar dhe menaxhuar, edhe në situata ekstreme, si në rastin e shmangies së dyfishtë të pengesave, në asfalt të thatë dhe të lagur. Është një Suv që reagon  në mënyrë të sinqertë, në limit me një prirje të lehtë për zgjerimin e trajektores para: por, duke qëndruar gjithmonë e ruajtur mirë nga sistemet elektronike, duke treguar se prioritet mbetet gjithnjë siguria. Rrokullisja është e ndjeshme, por pa shqetësuar shumë. Progresion i mirë edhe i aksit prapa në testin e qëndrueshmërisë në vijë të drejtë. E cila nënkupton më pas, rimarrje të lehtë të trajektores, pa surpriza për drejtuesin.

 

 

ANË POZITIVE

Hapësira dhe prakticiteti. Ka me shumicë, tek modeli Kodiaq, por mbi të gjitha mund të përshtatet sipas dëshirës. Falë sediljes së mesit me rrëshqitje dhe shtatë vendeve (si opsionale).

Rrota të mëdha. Nuk është lodhëse, pavarësisht kilometrave të përshkuara. Sigurisht, përbënte një ndër detyrat e saj kryesore, por objektivi mund të konsiderohet më se i arritur.

ANË NEGATIVE

Shikueshmëria në kryqëzime. Kolona anësore e trashë dhe pasqyra e madhe e reduktojnë disi shikueshmërinë, sidomos gjatë kryqëzimit me automjete apo këmbësorë.

Dalja nga rreshti i fundit. Nuk është e thjeshtë, gjithashtu jo nga gjithkush. Pavarësisht se është një detaj më se i zakonshëm për automjete të këtij lloji.

 

VLERËSIMI
POZICIONI I DREJTIMIT Me hapësirë të mjaftueshme dhe i lartë nga toka, shoqëruar nga një sedilje e rehatshme për udhëtime të gjata. Vendosje e përkryer, e cila nënkupton përshtatshmëri të lartë për llojet e ndryshme të prerjeve.
KOMANDA DHE INSTRUMENTE Skemë shpërndarjeje tradicionale, me instrumente analoge të lexueshme lehtë dhe një ekran me dimensione të mëdha. Për sa i përket pjesës tjetër, gjithçka gjendet me shumë lehtësi.
AUDIO DHE NAVIGATORI Navigatori është i disponueshëm si opsion serie. Me porosi, mund të merret sistemi i sofistikuar, i gjithi me prekje, i lehtë në përdorim dhe me një integrim të gjerë me smartphone. Cilësi e lartë e zërit.
KLIMATIZATORI Krahasuar me klimatizatorin bi-zonë i cili është në seri, për këtë model është i pranishëm një impiant i kompletuar dhe efiçent tri-zona si pajim opsional. Megjithëse, vihet re mungesa e difuzorëve për rreshtin e tretë.
SHIKUESHMËRIA Limitohet disi nga pozicionimi kolonë anësore dhe pasqyrë e parë. Ndërkohë, në manovra, asistenca është e lartë falë kamerave 360° (opsionale) dhe sensorëve të shumtë.
CILËSIA E MONTIMIT Luksi i vërtetë është diçka krejt tjetër, këtu as nuk kërkohej. Megjithatë mbetet gjithsesi duke dhënë ndjesinë e një niveli të lartë realizimi edhe në detajet më të vogla.
AKSESORËT Versioni Style prezantohet me detaje luksi si disqe 19 inç, sensorët e parkimit dhe veshjet e brendshme prej lëkure dhe pëlhure. Gjithashtu, mund të shtohen edhe shumë gjëra të tjera.
PAJISJET E SIGURISË Fenerë full Led në seri, shtatë airbag, kontroll i shumtë elektronik. Gjithashtu, Front assist, që përfshin frenimin e emergjencës. Pa harruar traksionin integral.
ASISTENCA NË DREJTIM Gjejmë në seri sistemin cruise control adaptiv. Gjithashtu, në këtë model janë të pranishëm, me porosi sistemi i ruajtes së korsisë, sinjalizimi i këndeve të errëta dhe i qarkullimit prapa gjatë daljes  nga parkimi.
BAGAZHI Në konfigurimin për pesë persona, hapësira e dedikuar për bagazhet është më se e përshtatshme. Mund gjithashtu të rritet duke shfrytëzuar mundësinë e sediljes së rrëshqitshme. Edhe me shtatë vende hapësira nuk mungon.
KOMFORTI Ashpërsi e lehtë në të ftohtë në regjime të ulëta; më pas ky Suv Skoda rezulton një shoqëruese e këndshme, në rastet kur nevojitet të përshkohen rrugëtime të gjata.
MOTORI Momenti përdredhës në regjime të ulëta është i lartë dhe nuk mungon agresiviteti: megjithatë, pesha e përgjithshme ndihet disi. Gjithsesi, rezulton si zgjedhja e duhur për të vënë në lëvizje një automjet të tillë.
PËRSHPEJTIMI Kohët nuk janë të jashtëzakonshme: gjithsesi nuk mungon shkathtësia që nevojitet për t’u argëtuar, në çdo lloj situate. Shumë e mirë tërheqja gjatë shkëputjes.
RIMARRJA E SHPEJTËSISË Falë Dsg evidentohet një rritje raportesh e lartë, në këtë mënyrë modeli Kodiaq rimerr shpejtësi me një rrjedhshmëri të lartë. E gjitha kjo realizohet me një rregullsi të jashtëzakonshme.
KAMBIO Një kambio automatike dopio friksion mjaft fluide në Drive dhe e shpejtë aq sa duhet, gjatë përdorimit të dorezave në timon. Mund të rezultojë disi e ashpër kur përdoret ashpërsi me pedalin e gazit.
TIMONI Një komandë e balancuar mirë, e cila është e pajisur si me një progresion të mirë ashtu edhe ndjeshmëri të lartë. Nuk është jashtëzakonisht i shpejtë, por është i kalibruar mirë për këtë model.
FRENAT Përgjigja në të ftohtë është bindëse, po ashtu edhe me ngarkesë maksimale, ku rendimenti ruhet konstant. Përgjigje bindëse e pedalit.
NË RRUGË Karakter imponues: një anë pozitive e rëndësishme për udhëtimet e gjata. Gjithashtu, është e sigurt në testet e qëndrueshmërisë, me reagime gjithmonë të parashikueshme.
KONSUMI Përmasat dhe pesha nuk e favorizojnë aspak në këtë drejtim. Gjithsesi, kërkesa për naftë nuk është e tepruar: ruhet në nivelin e 12,7 km/litër në qytet dhe një mesatare prej 13,1 km/litër.
GARANCIA Mbulim prej dy vitesh, pra, minimumi i lejuar nga ligji. Të cilat arrijnë në tre vite për bojën, ndërsa për depërtimin e korrozionit arrijë deri në dhjetë vite.

 

PËRMBLEDHJE

SHIGJETA TË SHUMTA për harkun e ofertës së modelit Kodiaq. Së pari, origjinaliteti i karrocerisë, së bashku me hapësirën e bollshme të garantuar në brendësi nga format. Vështirë të gjendet në treg një Suv i kategorisë të mesme-të madhe – që për kompaninë Skoda në vetvete përbën një ekskluzivitet – që ofron përmasa të tilla. Për shembull, për vendet e para janë të disponueshme 106 centimetra mbi kokë dhe 100 për ata që ulen prapa. Sipas dëshirës, është i disponueshëm edhe rreshti i tretë me porosi: sigurisht, i përshtatshëm kryesisht për të rinj, ose në rastin më të mirë, për persona të shkathët në dalje, sapo arrihet në destinacion. Gjithashtu, ndryshimi midis dy varianteve qëndron në faktin që kjo e fundit ka një bagazh më të madh. Ky është një model, pesha e të cilit varion sipas konfigurimit dhe nevojave të një familjeje. Por, prakticiteti i Suv-it çek nuk përfundon këtu, sepse sedilja e pasme është e rrëshqitshme dhe kjo siguron shumë zgjidhje për pasagjerët dhe sistemimin e bagazheve. Gjithashtu, modeli Kodiaq dallon edhe për cilësinë konstruktive dhe përkujdesjen ndaj detajeve: paraqitja e brendshme e kabinës është e këndshme, pavarësisht mungesës së “efekteve speciale”. Gjithashtu, përgjigjja dinamike është e sinqertë dhe e sigurt, ashtu siç edhe tregohet në manovrat e emergjencës të realizuara në pistën e Vairanos. Për sa i përket udhëtimeve ndër urbane dhe rrugëtimeve të gjata, modeli Kodiaq me motorin 2.0 TDI prej 150 kf, tejet silencioz dhe të pajisur me një moment përdredhës të konsiderueshëm, – pavarësisht peshës – shpalosi cilësi të jashtëzakonshme. Së fundmi, në sajë të traksionit integral arrin të përballojë me shumë lehtësi edhe terrenet me aderencë të ulët, me lartësi nga toka të limituar.

Previous articleVW TIGUAN ALLSPACE
Next articleYamaha SCR950 2017
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...