- Advertisement -
18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

MERCEDES CLASSE E S.W.

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

 

Në versionin e ri All-terrain, modeli i madh station-wagon i Shtutgartit, mund të nisë aventurën edhe si fuoristradë, ndonëse me shumë kujdes

E 220 d All-terrain

MOTORI – L4 turbodiesel 1.950 cm3

FUQIA MAKS. – 143 kW (194 kf)

MOMENTI PËRDREDHËS – 400 Nm në 1600 xhiro/min

TRAKSIONI – integral

Kambio – automatike më 9 marshe

0-100 km/h – 8.0 s

KONSUMI MESATAR – 19.2 km/l

PËRMASAT – gjat. 495 – gjer. 186 – lart. 150 cm

PESHA – 1.920 kg

ÇMIMI – (tregues) duka filluar nga 60.000 euro

QË NGA PRANVERA E ARDHSHME, gama e Mercedes-Benz E-Class do të pasurohet me versionin All-terrain: një model station-wagon me prirje fuoristrade, e theksuar kjo e fundit nga karakteristika estetike shumë të gjetura. Por, duhet thënë që në fillim, se qenia fuoristradë nuk është që i përket edhe aq, kjo sidomos për faktin e këndeve të poshtëm, të cilët ndonëse të përmirësuar në momentin kur sustat e ajrit arrijnë lartësinë maksimale (pajisja e serisë Air body control, lejon të arrijë deri në 15.6 cm nga toka), janë më pak të favorshëm se ato të modelit GLE (thënë kjo për të qëndruar po tek Mercedes). Nga ana tjetër, shpërndarja e konsiderueshme e raporteve me marshe nga i pari tek i nënti të kambios automatike 9G-Tronic dhe shpërndarësi inteligjent me ndarje të momentit përdredhës 45/55 mes boshtit të përparmë dhe atij të pasmë, lejojnë ecjen si me këmbë në rrugë të vështira, për të kaluar pastaj tek zhdërvjelltësia spikatëse kur rikthehet në asfalt: në më shumë se 35 km/h, lartësia nga toka kthehet automatikisht në atë të rrugës, duke përzgjedhur modalitetin Sport (një nga pesë programet e pajisjes Dynamic select), 194 kf e motorit, dy litra naftë, shasia e mirë ekuilibruar dhe përgjigja e shpejtë – por asnjëherë e vrazhdë – e kambios, garantojnë një performancë për t’u respektuar. Sigurisht, modeli E-Class All-terrain, mbetet në kujtesë më shumë për rehatinë se sa për sportivitetin, por sidoqoftë cilësitë e tij dinamike janë për t’u lavdëruar: drejtimi i saktë dhe frenimi i ekuilibruar, japin siguri edhe kur shpejtësia është e madhe. Për t’u përmendur në fund, se motorit 2.0 me katër cilindra do t’i bashkohet më vonë edhe një i ri me gjashtë cilindra, gjithmonë turbodiesel, tre litra prej 313 kf.

 LEXUS LC

Modeli japonez gran turismo i ka shtuar transmisionit hibrid klasik të Toyota-s, një kambio të re automatike me katër marshe

500h

MOTORI – V6 3.456 cm3

FUQIA MAKS. – 220 kW (299 kf)

MOTORI ELEKTRIK – 132 kW (179 kf)

FUQIA E SISTEMIT – 264 kW (359 kf)

TRAKSIONI – në rrotat prapa

KAMBIO – automatike e-Cvt me 10 marshe

0-100 km/h – 4,7 s

KONSUMI MESATAR – i papërcaktuar

PËRMASAT – gjat. 477 – gjer. 192 – lart. 135 cm

PESHA – 1.985 kg

ÇMIMI – i papërcaktuar

 

MERRNI modelin Lexus LC, një coupé luksoze me dizajn origjinal dhe kabinë të përkryer deri në detaje, të paraqitur në fillim të vitit 2016, hiqini motorin 5.0 V8 me 471 kf dhe vendosini motorin 3.5 V6 me 299 kf si dhe transmisionin hibrid të Toyota-s. Por, kujdes: jo atë të zakonshmin, të përsosur për drejtim krejtësisht të heshtur në trafik, por të papërshtatshëm për modelin gran turismo kur i shkelet gazi fort, për shkak të mungesës së raportit linear midis pedalit të gazit dhe përgjigjes së motorit, tipik i këtij lloj motori. Zgjidhja e projektuar (foto më poshtë) nga teknikët japoneze për modelin e ri LC 500h është në fakt shtimi (në vazhdën e e-Cvt) i një kambioje automatike me katër marshe, nga të cilat tre të parët përdoren deri në shpejtësinë maksimale, ndërsa i katërti është shumë i gjatë, overdrive. Jo vetëm kaq: nëpërmjet njësisë së kontrollit të e-Cvt, realizohen edhe tre marshe “elektrike”, duke kontrolluar shpejtësinë e rrotullimit të dy motorëve/gjeneratorëve; dhe secili prej tyre mund të çiftohet me një prej tre marsheve mekanikë, për një total prej nëntë marshesh, së cilave iu shtohet i katërti i sipërpërmendur, si marshi i dhjetë dhe i fundit. Rezultati është pozitiv: gjatë drejtimit në qytet, modeli LC sillet si çdo hibrid tjetër Lexus; atij i vlerësohet qetësia dhe rehatia e garantuar nga suspensionet me amortizatorë me kontroll elektronik, por në rrugë të hapur, mjafton të shkelësh fort gazin për të vënë re ndryshimin. Shigjeta e takimetrit rritet në mënyrë lineare, ndërsa shpejtësia shtohet gradualisht, dhe kur është pranë zonës së kuqe, motori merr një pushim të shkurtër, ul fare pak xhirot e më pas riniset fuqishëm. Edhe zhurma e motorit V6 nuk është aspak keq, ajo të shtyn ta ngasësh me më shumë entuziazëm, gjë që ndihmohet nga timoni, i gatshëm dhe i saktë, si edhe nga shasia me aks të pasëm të pajisur me kthim automatik.

 RENAULT TWINGO GT

E shkathët dhe e gjallë, francezja e vogël është mjaft frymëzuese

GT

MOTORI – L3 turbobenzinë 898 cm3

FUQIA MAKS. – 82 kW (110 kf)

MOMENTI PËRDREDHËS – 170 Nm në 2.000 xhiro/min

TRAKSIONI – në rrotat prapa

KAMBIO – manuale me 5 marshe

0-100 km/h – 9,7 s

KONSUMI MESATAR – 19,2 km/l

PËRMASAT – gjat. 360 – gjer. 165 – lart. 153 cm

PESHA – 935 kg

ÇMIMI – 15.600

 VETЁM PAK I MJAFTOI modelit Twingo, për t’u bërë një sportive e vërtetë. Konfigurimet elektronike të dedikuara dhe marmita dyshe i kanë dhënë 20 kf shtesë, ndërsa shasia 20 mm më e ulët dhe 40% më e fortë, pa kompromentuar thithjen, i kanë theksuar shkathtësinë natyrore: me diametër kthimi vetëm 8.6 metra, modeli rrotullohet pak a shumë tek vetvetja. Raportet e shkurtër favorizojnë nisjen, me të vërtetë mjaft të mirë, edhe pse një manovrim më pak “xhelatinoz” i kambios do të ishte zgjidhje më e kënaqshme. Puna e motorit është lineare, pa turbolag, dhe zhurma e tij mjaft e këndshme. Gomat më të mëdha ndihmojnë, krahasuar me modelet e tjera Twingo, në uljen e ndjeshmërisë ndaj erërave anësore, që sidoqoftë ndihen edhe në këtë model.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...