- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

LAND ROVER DISCOVERY

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

 

Tani më afër botës së makinave SUV, duke ruajtur të paprekur aftësitë e saj si fuoristradë

 

2.0 Td4

MOTORI – L4 turbodiesel 1.998 cm3

FUQIA MAKSIMALE – 132 kW (180 kf)

MOMENTI PËRDREDHËS – 430 Nm në 1.500 xhiro/min

TRAKSIONI – integral

KAMBIO – automatike me 8 marshe

0-100 km/h – 10,5 s

KONSUMI MESATAR – 16,7 km/l

PËRMASAT – gjat. 497 – gjer. 207 – lart. 185 cm

PESHA – 2.174 kg

ÇMIMI – i papërcaktuar

 

KONTAKTI I PARЁ ndryshe nga të zakonshmit, nuk ofron as edhe një metër provë në asfalt. Në vend të asfaltit, vetëm gurë, të tatëpjeta dhe shumë baltë. Me pak fjalë, çdo gjë që duhet për të provuar cilësitë off-road të modelit të ri Discovery, i cili u prezantua “i maskuar”. Bëhet fjalë në fakt për ekzemplarë “para prodhimi” e nuk është çudi, në fund të fundit, duke qenë se na ndajnë ende muaj nga hedhja e tij në treg. Me gjeneratën e pestë (e cila vjen pas një karriere të nisur 27 vite më parë), Discovery heq dorë nga numri progresiv, që tradicionalisht shoqëronte emrin. Këtë herë, te Land Rover, kanë zgjedhur një rrugë më të thjeshtë. Çfarë nuk ka ndryshuar janë cilësitë si fuoristradë, të cilat kanë qenë gjithmonë një nga pikat më të forta. Nga ana tjetër, në fund të viteve ’80, Discovery u krijua për të mbushur hendekun midis dy modeleve të vetëm të atëhershëm (Defender dhe Range Rover), makina që kurrë nuk kanë lënë pas dore aftësitë e tyre si fuoristrada. Falë përmasave më të vogla, një makinë e madhe si kjo është në gjendje të lërë përshtypje mjaft të mirë me 180 kf e saj dhe motorin dy litra turbodiesel të familjes Ingenium. Përveç cilësive të mira të motorit, të cilat janë të pamohueshme, duhet përmendur edhe përdorimi i gjerë i aluminit: 85% e makinës është realizuar me këtë metal, detaj ky që ka ndihmuar në reduktimin e peshës së saj në tërësi.

Sipas të dhënave të kompanisë, pesha është reduktuar në 480 kg, krahasuar me versionet paraardhëse. Dhe nuk përfundon me kaq, pasi edhe gjatësia e hapit është mbresëlënëse: në skedën teknike ai rezulton 90 cm. Konfigurimi teknik i cilësisë së lartë kombinohet mirë me numrin e madh të pajisjeve të asistencës në drejtim. Shuma e këtyre aspekteve bën që dhe të ata të cilët nuk janë mësuar me makina off-road të ndihen të sigurt në drejtim. Ka raste që duket sikur makina bën gjithçka vetë, sepse për regjimin e saj “mendon” pajisja Atpc (All Terrain progress control), e cila menaxhon në mënyrë të shkëlqyer traksionin dhe aderencën. Për të dhënë një gjykim mbi cilësitë e vërteta të saj në rrugë, duhet të presim deri në provën në asfalt, por lehtësia e përgjithshme që modeli Discovery shfaq në këto kushte është një pikënisje e mirë për të imagjinuar aftësitë e tij në aderencë më të madhe. Ky është një aspekt i rëndësishëm për një makinë të tillë, që në jetën e përditshme e hasim tek ripohon cilësitë e saj si SUV, duke filluar nga hapësira në kabinë: shtatë vende dhe mundësi të mrekullueshme rikonfigurimi. Modeli Discovery është i heshtur, të paktën për sa i përket motorit, dhe pastaj jashtë rruge tregon se di të kalojë lehtësisht mbi gropa e gunga të përmasave të konsiderueshme.

 DI TЁ ZGJEDHË VETЁ

TEK MAKINAT që prodhohen në Gaydon, çelësi Terrain response është kthyer në traditë tashmë. Ai është ekuivalenti fuoristradë i dorezës së pranishme tek Ferrari: zgjidhni një nga pesë pozicionet e disponueshme dhe me një veprim të vetëm, e gjithë mekanika (dhe në veçanti parametrat e pajisjeve elektronike) përgatitet për situatën me të cilën do të përballet (bar, borë, baltë, rërë apo shkëmb). Tek modeli Discovery është i pranishëm edhe Terrain response 2, e cila përfshin edhe pozicionin Auto: kjo do të thotë se makina njeh në mënyrë autonome pjesën më të madhe të situatave, dhe se zgjedhja manuale e modalitetit të duhur bëhet vetëm në rast përballjeje me situata të veçanta.

 DIÇITURA:

Edhe në kabinë, ndjesia e të qenët si në shtëpi, është e prekshme: pjesa e brendshme të sjell në mend atë të simotrave të saj, si për sa i përket stilit, ashtu edhe cilësisë. Nuk arrihet luksi i Range Rover-it, padyshim, por prirja off-road, nuk e ndalon modelin Discovery të shpalosë nivelin e tij cilësor

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...