- Advertisement -
13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

AUDI Q5 2.0 TDI 190 KF QUATTRO S TRONIC DESIGN

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Një nga klasiket e kompanisë nga Ingolstadt rikthehet e rinovuar. Konfigurimi është po i njëjti, duke filluar nga përmasat. Për sa i përket pjesës tjetër, bum risish: duke filluar nga ergonomia e brendshme deri tek suspensionet pneumatike

ÇMIMI

51.100 €

MOTORI

L4 turbodiesel

1.968 cm3

FUQIA MAKSIMALE

140 kW (190 kf)

KONSUMI

I homologuar

20,4 km/litër

Real

13,1 km/litër

EMETIME CO2

Homologuar

129 g/km

Real

202 g/km

Risia më e jashtëzakonshme, tek modeli Q5, nuk vihet re. Kjo nuk u jep të drejtë atyre që janë të bindur se modelet Audi janë të njëjta me veten. Ky detaj faktikisht është i tipit industrial-strategjik. Për të qenë më konkret, logjistik: pas nëntë vitesh, zinxhirët e montimit të modelit Q5 braktisin terrenin teutonik vendas dhe transferohen në anën tjetër të botës. Gjenerata e dytë e Audi Q5 do të prodhohet në San José Chiapa, një vend i panjohur rreth njëqind kilometra larg  kryeqytetit meksikan. Gjithashtu, është shumë pranë Puebla, prej nga ku Volkswagen për rreth gjysmë shekulli prodhon modelet e veta.

Asnjë ndryshim për ata që do të drejtojnë modelin e ri Q5, duke qenë se Suv-i gjerman nuk  ka asnjë qëllim të heqë dorë nga ajo që ka qenë deri tani. Përkundrazi, objektivi i deklaruar është pikërisht vazhdimi i asaj që tek ky model i vogël është kthyer në traditë: gjenerata e parë arriti t’u rezistojë kohërave për tetë vite të plota (pa nevojën e një ristilimi të vërtetë) gjithashtu, midis modeleve Audi me siglën “Q” është ajo e cila ka regjistruar të ardhurat nga shitjet më të larta.

GJITHMONË AJO! OSE, JO…

Vazhdimësia me të shkuarën, ndër të tjera, është menjëherë e dukshme, sepse shpërndarja e volumeve dhe konfigurimi bazë janë të njëjta me modelin e origjinës. E gjitha e ri-interpretuar në drejtim të tendencave të kohëve të fundit të pranishme në Ingolstadt, të cilat parashikojnë linja më të shumta dhe të theksuara krahasuar me ato gjatë konsultës stilistike të Walter de Silva. Mbase ka humbur diçka në kontekstin e asaj elegance, si të thuash të pastër, të cilën dora italiane ua kishte dhuruar modeleve Audi, por me siguri tërësia e tyre rezulton më pak e rrumbullakosur dhe me dinamikë më të lartë. Gjithashtu, ndryshimet për sa u përket përmasave janë thuajse të papërfillshme: tek automjetet, diferencat maten edhe me milimetra, por gjysmë centimetri më shumë në lartësi dhe 3,4 cm në gjatësi nuk janë asgjë. Nga ana tjetër, janë pikërisht këto kushtet në të cilat gjendet një nga sekretet më të fshehta të modelit Q5, ose më saktë përmasat të cilat e bëjnë aq të madhe sa të mos duket modeste dhe mjaftueshëm kompakte që të mos ngjajë e tepruar.

Por, në brendësi, koha nuk është treguar dhe aq e butë, d.m.th. ajo që në vitin 2008 dukej si diçka e jashtëzakonshme, sot duket si diçka që i ka kaluar koha. Prandaj, është hequr gjithçka dhe i është hapur rruga asaj që mbizotëron te modelet Audi të gjeneratës së fundit. Krahas cilësisë së paarritshme të kombinimit midis sistemit multimedia dhe Audi Virtual cockpit, është pikërisht kombinimi i përgjithshëm ai i cili dhuron kënaqësi të jashtëzakonshme. Është shmangur minimalizmi, i cili është në modë sot (për më tepër thjesht fasadë, duke qenë se edhe komandat janë të gjitha, të zhytura në ekranin qendror), tek Audi kanë arritur të integrojnë në një sinergji një numër butonash dhe dorezash aspak të reduktuar, përmes një racionaliteti të rregullt e cila e bën gjithçka shumë të thjeshtë. Jo pak, duke qenë se këto aspekte, përveçse e bëjnë të këndshëm drejtimin, janë në të njëjtën kohë të lidhura me sigurinë.

Për sa i përket stilit, kroskotin e gjejmë të vendosur midis atij të një modeli A4 dhe atij të modelit Q7, pohim i cili është i vlefshëm edhe për cilësinë e montimit. Niveli cilësor mbetet i njëjtë, megjithëse habit fakti që disa detaje nuk janë trajtuar me atë përkujdesjen e zakonshme. Megjithatë kjo nuk vë në dyshim traditat dhe gjykimet, por përsëri është disi e pazakontë që pjesa e poshtme nuk është e realizuar me atë plastikën e butë e cila merret si e mirëqenë te një model Audi. Për sa i përket pjesës tjetër është e pranishme ndjesia e zakonshme e plotësisë, krahas prakticitetit konkret të ngritur në bazë të hapësirës dhe një koeficienti të lartë shfrytëzimi: katër vende të rehatshme, me një të pestë i cili është aty nëse nevojitet.

KOMFORT MË I LARTË

Një model unik në vetvete edhe për mënyrën si ndërvepron me asfaltin. Nëse keni parasysh aftësinë për t’i dhënë kënaqësi drejtuesit të një BMW X3 apo të një Jaguar F-Pace, më mirë ta bëjmë të qartë që në fillim: për ato lloj ndjesish, në grupin gjerman është i pranishëm modeli Macan, i cili i tejkalon të gjitha. Ose për të mos u larguar shumë, është i pranishëm modeli SQ5 i prezantuar kohët e fundit në Sallonin e Detroitit. Versionet disi më klasike të modelit Q5, si në rastin e kësaj 2.0 TDI, anojnë më tepër në drejtim të komoditetit dhe kënaqësisë. Është sikur të kenë një personalitet të veçantë.

Pikërisht mungesa e stresit përkthehet në komfort, për të cilin po ju flisnim qëllimisht më lart rreth ergonomisë dhe detajeve të brendshme, plotësohet tërësisht në momentin kur rrotat nisin të rrotullohen.

E LINDUR PËR UDHËTIM

Ta nisim nga risia teknikisht më e dallueshme, e cila përfaqësohet nga suspensionet pneumatike. Bëhet fjalë për një pajim i cili mund të zgjidhet midis aksesorëve dhe me një çmim jo shumë të papërfillshëm, duke qenë se përbën një shtesë mbi 2.000 euro. Megjithatë, prania e tyre vihet re menjëherë: nuk arrihet deri në atë ndjesinë prej “tapeti fluturues” e cila është karakteristike e këtij lloji suspensionesh, por ndryshimi krahasuar me ashpërsinë e sustave klasike prej metali është shumë i ndjeshëm. Tek modeli i ri Q5 bashkëjetojnë aftësia për të përthithur gropat dhe parregullsitë e sipërfaqes së rrugës duke u larguar nga ngurtësitë e zakonshme të atyre shasive tipike gjermane, së bashku me një kapacitet të lartë të menaxhimit të rrokullisjes dhe më përgjithësisht, të lëvizjeve të karrocerisë. Suv-i gjerman është gjithmonë i “frenuar” mirë, siç mund të thuhet zakonisht: e gjitha kjo nuk mjafton për t’u integruar në ndjesinë e vërtetë të drejtimit, as në konfigurimin Dynamic, por është pikërisht ajo që duhet për t’u dhënë më tepër siguri atyre që ulen në sediljen e drejtimit. Edhe në regjime të larta, përfitohet ndjesia qetësuese se 2.077 kg peshë dinamike (jo pak…) janë nën kontroll. Gjithashtu afrimi i limiteve lajmërohet qartë dhe me kohë. Në këtë drejtim, një përgjigje disi më e shpejtë e timonit nuk do të kishte qenë keq, por gjithsesi: modeli Q5 mbetet një automjet i thjeshtë, praktik, i cili mundëson regjime të larta pa ndonjë impenjim të veçantë. Nëse shihen më hollësisht, janë këto cilësitë më të rëndësishme për një automjet të kësaj kategorie, duke marrë parasysh edhe karakteristikat e saj.

E gjitha kjo, e shpalosur mbi asfalt, nënkupton se udhëtimi mbi këtë model Audi është i jashtëzakonshëm, edhe në distanca të gjata: nga njëra anë, pajimet e shumta të asistencës në drejtim (të cilat nuk rrisin nivelin e performancave, por e bëjnë më të këndshme dhe të sigurt), nga ana tjetër motori dy litra TDI i cili, në regjimin e 130 km/h xhiron në nivele nën 2.000 xhiro/min. Një motor, tiparet e të cilit, njihen mirë, tek modeli Q5 arrijnë të shprehen më së miri edhe një herë: silencioz, pa vibrime dhe në një ekuilibër të përsosur midis gjallërisë dhe elasticitetit. Një gjykim i cili vlen sidomos nëse përdoret në regjime të ndërmjetme. Në regjime të larta është disi më i rezervuar (kjo vjen në sajë të një raporti peshë-fuqi prej thuajse 11 kg/kf), por në përdorimin e përditshëm është pikërisht ajo që nevojitet. Edhe në kuadrin e konsumit: në thelb, është thuajse e barabartë me Mercedes GLC, gjithashtu shënon një rezultat pak më të mirë se Jaguar F-Pace. Një tablo tejet pozitive, për motorin 2.0 TDI, që do të meritonte një kalibrim pak më të mirë me kambion, e cila shprehet shumë mirë kur bëhet fjalë për kalime të shpejta nga njëri marsh te tjetri, por nuk i përgjigjet gjithmonë mirë drejtuesit kur i kërkohet delikatesë dhe saktësi në shpejtësi të ulëta. Mjafton të ktheheni në një kryqëzim ose të futeni në trafik për t’u bindur menjëherë se kambio S tronic nuk karakterizohet nga butësia dhe mungesa e pasigurive, të cilat janë pronë e pandashme e kambiove automatike klasike. Megjithatë, pasi ambientohesh me këtë gjë, mjafton vetëm pak përkushtim për ta minimizuar në maksimum situatën.

Diçiturë:

Përtej përshtypjeve pozitive për sa i përket manovrueshmërisë, disqet 20 inç i dhurojnë modelit Q5 një paraqitje të këndshme edhe në rrugë. Tek versioni Design vijnë si pajim opsional prej 2.100 euro, të cilat zbresin në 1.145 euro nëse (si në rastin e ekzemplarit të provuar) është e pranishme paketa Audi design selection

 ANALIZA EKONOMIKE

ULJE THUAJSE 10% PËR PRIVATËT

MODELI I RI Q5 mbështetet në një gamë të pasur sistemesh teknologjike, infotainment dhe asistencë në drejtim, për një vlerë më shumë se 4.500 euro, ndërkohë që çmimi i shitjes është rritur me vetëm pak më shumë se 2.000 euro. Gjithashtu, Audi ofron paketën Evolution, e cila përfshin fenerë Led, klimatizator tri-zona dhe paketën e ndriçimit të kabinës për 1.500 euro (duke kursyer deri në 41%). Konfigurimi Business, pavarësisht se përfshin pajime shtesë me një vlerë prej 2.750 eurosh, si sistemi i navigimit dhe të asistencës në parkim, rregullimi i shpejtësisë dhe serbatori më i madh, kushton 1.650 euro më shumë se versioni bazë. Megjithatë, duhen shtuar edhe 1.850 euro për të kaluar në variantin Business Sport, në të cilin përfshihen disqet prej 18 inç dhe detaje të shumta vizive të karakterit sportiv. Për klientët privatë, koncesionarët do të ofrojnë midis 5 dhe 6% ulje, së cilës kompania nga Ingolstadt i shton edhe 3% për kthimet e modeleve Audi të përdorura apo të markave të tjera Premium. Klientët business përfitojnë ulje që variojnë 11-12% dhe skema leasing me interes 1,99% në 24-48 muaj.

MIRËMBAJTJA

Çmimi në euro

SHËRBIMI I PARË  në 30.000 km/2 vite

FENERI I PARË LED

PARAFANGO I PËRPARMË

GODITJE-PRITËSI

FERROTAT E PËRPARME

DISQET E FRENAVE TË PËRPARME

GAMA

Çmimi në euro

2.0 TFSI QUATTRO S TRONIC

2.0 TDI 163 KF QUATTRO S TRONIC

2.0 TDI 190 KF QUATTRO S TRONIC

RUAJTJA E VLERËS NË KOHË

2.0 TDI 190 KF QUATTRO S TRONIC DESIGN

Çmimi pa opsione

Vlera

Duke marrë parasysh një përshkueshmëri prej 69.000 km në tre vitet e para dhe 99.000 km në pesë vjet.

AKSESORËT KRYESORË

Çmime në euro                                    në seri

ÇMIMI I VETURËS NË PROVË

AIRBAG PËRPARA, ANËSOR DHE PERDE

DISQE PREJ 20 INÇ

KLIMATIZATOR AUTOMATIK TRI-ZONA

FENERË FULL LED MATRIX

HEAD-UP DISPLAY

IMPIANT HI-FI BANG&OLUFSEN

IMPIANT MULTIMEDIAL MMI PLUS

DETAJE GRI

NDËRFAQE SMARTPHONE

VESHJE LËKURE

PAKETA ASISTENCË NË DREJTIM

PAKETA ASISTENCË TURI

PAKETA AUDI DESIGN

PAKETA E MBAJTËSEVE

PHONE BOX

GOMË REZERVË

RREGULLATOR ELEKTRIK TE SEDILJET E PARA

SEDILJE TË PARA SPORTIVE

SEDILJE PRAPA ME RRËSHQITJE

SERBATOR I PËRMIRËSUAR ADBLUE

SHËRBIME AUDI CONNECT

SUSPENSIONE PNEUMATIKE

INSTRUMENTE VIRTUALE

MBËSHTETËSE ANËSORE

TAVAN PANORAMIK ELEKTRIK

BOJË METALIKE

XHAMA PRAPA TË ERRËT

Me të kuqe: të pranishme në makinën në provë.

Shënime: 1) kamera 360°, Audi side assist, sinjalizim i trafikut tërthor gjatë ecjes mbrapsht, park assist; 2) rregullator shpejtësie aktiv, ruajtje e korsisë, traffic jam assist, identifikim i sinjalistikës rrugore, Audi Pre sense, asistencë pengesa dhe kthim; 3) disqe 19 inç, veshje pëlhure/lëkure, detaje alumini, ristela poshtë dyerve alumini të ndriçuara, timon multifunksional me tre lidhëse, ndriçim kabine i shpërndarë, instrumente me ekran me ngjyra.

Diçiturë:

Profil i rregullt i sediljeve si para ashtu edhe prapa. Këto të fundit janë të pajisura edhe me rrëshqitje në drejtim gjatësor, në mënyrë që të shtohet hapësira për bagazhet. Më poshtë, komandat mbi panelin qendror për rregullimin e temperaturës për vendet prapa.

 

Siç është bërë zakon për kompaninë gjermane, kroskoti ka një shtrirje të theksuar horizontale. Ekrani qendror nuk është i tipit që tërhiqet prapa, për këtë arsye edhe kur motori është i fikur, mbetet në të njëjtin pozicion

 ANALIZA E NDËRLIDHJES

GJITHÇKA DHE MENJËHERË

Q5 NUK SJELL asgjë të ndryshme nga ajo që është parë në modelet Audi të dy viteve të fundit (të cilat realisht nuk janë pak). Në njëfarë mënyre, më mirë kështu, sepse impianti kryesor i kompanisë gjermane, në panoramën aktuale, është ai i cili duhet të merret si pikë referimi.

Një gjykim i cili shpjegohet pa vështirësi: arrihet të integrohen një nivel pajimesh të jashtëzakonshme me një lehtësi përdorimi të shkëlqyer, një mbiemër edhe më tepër i vlefshëm nëse merret parasysh cilësia e funksioneve, të cilat arrihet të menaxhohen me një thjeshtësi absolute. Në lidhësen e majtë të timonit gjenden dy butona, dy bilancierë dhe një rrotull: pak nga sasia e pastër, pak nga mënyra e vendosjes, mund të themi se janë pikërisht ajo që duhet për të administruar gjithçka pa i hequr duart nga timoni. Nëse pastaj shtohen komandat zanore, arrihet në përfundimin se rrotulla dhe butonat mbi panelin qendror (gjithashtu të këndshëm në paraqitje) thuajse harrohet të përdoren. Me përjashtimin e vetëm të touchpad me përmasa të mëdha, i cili është perfekt për futjen e destinacioneve të navigatorit apo të kontaktit, i cili dëshirohet të telefonohet.

MMI PLUS ME MMI TOUCH

KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME

PËRMASAT E EKRANIT 8,3 inç
TOUCH SCREEN JO
PORTA USB 2
KARIKIM WIRELESS PËR TELEFONIN PO
ANDROID AUTO/APPLE CARPLAY PO/PO
MIRROR LINK JO
POZICIONI DHE SHIKUESHMËRIA
CILËSIA E PAMJES
AKSESI TE KOMANDAT
TELEFONI
NDËRLIDHJA BLUETOOTH PO
KOMANDIMI NGA TIMONI PO
PËRSËRITJA E UDHËZIMEVE EKRANI
KONTROLLI I KONTAKTEVE
KOMANDA ZANORE
KOMANDIMI TOUCHPAD
CILËSIA E ZËRIT DHE MIKROFONIT
NAVIGIMI
HARTA 3D/GOOGLE PO/PO
HARTA TË REJA MEMORIE E BRENDSHME
INFORMACIONE TRAFIKU PO
PËRSËRITJA E UDHËZIMEVE EKRANI
FUTJA E ADRESËS
KOMANDA ZANORE
KOMANDIMI TOUCHPAD
KOMANDA E VOLUMIT
SAKTËSIA DHE QARTËSIA
RADIO DHE AUDIO  
RADIO DAB JO
LEXUES DVD PO
STREAMING NGA CELULARI PO
KOMANDIMI NGA TIMONI PO
KËRKIMI I FREKUENCËS
MEMORIZIMI I KANALEVE
CILËSIA E TINGULLIT
NDËRLIDHJA  
LIDHJA ME INTERNETIN SIM E BRENDSHME
APLIKACIONE TË INTEGRUARA PO
APLIKACIONE SMARTPHONE PO
INDEKSI I SIGURISË

Shënime: 1) me porosi: 405 euro.

 

Diçiturë:

Të vetmet instrumente klasike janë ato të cilat gjenden në pjesët anësore, ose më saktë termometri i temperaturës së lëngut ftohës dhe niveli i karburantit. Pjesa tjetër e Audi Virtual cockpit përbëhet nga një ekran prej 12,3 inç. Kjo gjë mundëson rikonfigurim maksimal, gjë që është e dukshme më së miri në dy fotot në të majtë.

PJESA E PASME KA DISA DETAJE QË TË SJELLIN NDËR MEND VERSIONIN NJË KATEGORI MË LART, MODELIN Q7

ANALIZA TEKNIKE

INTEGRALE KURSIMTARE

KY SUV I RI i kompanisë gjermane shënon dy ndryshime të rëndësishme krahasuar me modelin pararendës. I pari është vendndodhja e prodhimit: nuk është më impianti historik i Ingolstadt, por një stabiliment i ri në Meksikë, për të cilin kompania ka investuar mbi 1 miliard euro. Risia e dytë ka të bëjë me braktisjen e traksionit integral të përhershëm në këmbim të asaj me futje automatike. Transmisioni i ri përfshin një friksion me kontroll elektronik, i cili menaxhon transferimin e momentit përdredhës midis aksit të parë dhe atij të pasmë, në të njëjtën  mënyrë si realizohet në pjesën më të madhe të sistemeve aktuale 4×4. Sistemi “quattro” monitoron në mënyrë të vazhduar dinamikën e automjetit, për të bërë një shpërndarje të momentit përdredhës midis akseve në mënyrë të shpejtë dhe parashikuese. Megjithatë, e veçanta e evolucionit të saj të fundit, e karakterizuar nga teknologjia e lartë, është një tjetër: falë një xhunto me dhëmbë ballorë të vendosur përkundrejt semiaksit të djathtë, mund të shkëputet nga rrotat korona e diferencialit dhe boshti i transmisionit kur automjeti përdoret me traksion vetëm në rrotat e para, duke limituar humbjet në fërkim të pranishme në sistemin 4×4. Pjesa tjetër e konfigurimit mekanik nuk ka risi të dukshme: motori është versioni dy litra diesel EA 288, i pajisur me dy kundërboshte ekuilibrues dhe karakterizohet nga vendosja mbi turbo të agregatit të trajtimit të gazeve të shkarkimit, i cili përfshin, ndër të tjera edhe katalizatorin Scr për NOx.

TË DHËNA TEKNIKE

Motori

  • I montuar përpara gjatësor, diesel
  • 4 cilindra në linjë
  • Diametri i pistonit 81,0 mm
  • Korsa 95,5 mm
  • Cilindrata 1.968 cm3
  • Fuqia maksimale 140 kW (190 kf) në 3.800 xhiro/min
  • Momenti maksimal 400 Nm nga 1.750 deri në 3.000 xhiro/min
  • Bllok cilindrash prej gize, testata prej aliazhi të lehtë
  • Dy boshte me gunga në testatë, 4 valvuala për cilindër (zinxhir)
  • Injeksion i drejtpërdrejtë common rail, turbo dhe intercooler
  • Katalizator Scr për oksidet e azotit

Transmisioni

  • Traksion integral me aktivizim automatik
  • Kambio automatike me friksion të dyfishtë me 7 marshe

Gomat (përmasa bazë)

  • 235/60R18 103W
  • Kit riparimi

Karroceria

  • SUV, 5 dyer, 5 vende
  • Aksi i parë me dy katërkëndësha
  • Aksi prapa multilink me pesë leva
  • Amortizatorë hidraulikë
  • Susta helikoidale
  • Boshte stabilizues
  • Frena me disk, Abs dhe Esp
  • Timon me kremaljerë, asistencë elektrike
  • Serbatori 65 litra

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 282 cm
  • Karrexhata e parë 162 cm, prapa 161 cm
  • 466 cm – Gjer. 189 cm – Lart. 166 cm
  • Pesha 1.845 kg, me ngarkesë maksimale 2.440 kg, e rimorkiueshme 2.400 kg
  • Bagazhi nga 550 deri 1.550 litra

Prodhuar në

  • San José Chiapa (Meksikë)

Fuqia

Momenti

xhiro/min

  • Motor diesel dy litra prej 190 kf dhe 400 Nm, i montuar në drejtim gjatësor
  • Suspensione të përparme me dy katërkëndësha prej aliazhi të lehtë
  • Shpërndarje e momentit përdredhës midis aksit të parë dhe të pasmë me friksion me disqe të menaxhuar elektronikisht
  • Diferencial prapa me sistem shkëputje të boshtit të transmisionit
  • Aksi prapa multilink me pesë leva
  • Kur traksioni integral është i çaktivizuar, një xhunto (me të kuqe në pamjen lart) bën shkëputjen e semiaksit të pasmë djathtas; në këtë mënyrë, korona e diferencialit, së bashku me boshtin e transmisionit ndalojnë. Kur 4×4 është aktive, xhunto mbyllet automatikisht

TEK SUSPENSIONET PNEUMATIKE PARASHIKOHET EDHE POZICIONI ALLROAD. AJO QË NEVOJITET PËR TË PËRBALLUAR SHPIRTIN E EGËR TË MODELIT Q5

ANALIZA STATIKE

CILËSIA

GJETJA E NJË DEFEKTI në cilësinë konstruktive të modeleve Audi ngjan me kërkimin e gjilpërës në kashtë. Modeli Q5 nuk përbën një përjashtim, përveç kroskotit, prej materiali të butë vetëm në pjesën e sipërme, ndërsa ajo poshtë kornizës prej druri është prej plastike të fortë. Mund të konsiderohet detaj i parëndësishëm, por bie menjëherë në sy tek një model i kompanisë e cila ndër vite ka krijuar famën (e merituar) e një saktësie të lartë. Përveç kësaj, në pjesën tjetër nuk ka ndonjë surprizë: gjithçka është realizuar mirë, duke filluar nga montimi i mirë i karrocerisë deri te bashkimet e llamarinave, shoqëruar nga një lyerje perfekte, tek e cila mungon shtresa transparente te motori. Përkujdesja për izolimin akustik të kabinës bie në sy edhe falë zgjatimeve të guarnicioneve të dyerve, të cilat përfshijnë një flluskë te shuli, gjithashtu materiali izolues i përdorur në masë në brendësi të parafangove të pasme. Përveç zgjedhjes së materialeve, edhe kroskoti është i pakrahasueshëm: bashkimet janë perfekte, mbajtëset e sendeve janë të gjitha të gomuara (përfshirë  edhe xhepat në dyert e para) dhe aktivizimi i komandave transmeton një ndjesi të këndshme cilësie. Asnjë kritikë për sediljet, ka një bagazh të përkryer, tërësisht i veshur me një moket të cilësisë së lartë, i pajisur me ganxha të vogla të forta për fiksimin e objekteve dhe i plotësuar nga detaje si kapaku që mbulon shulin e mbylljes së portës së bagazhit.

HAPËSIRA DHE SHIKUESHMËRIA

Përmasa në centimetra, kënde në gradë

Format e Q5 kanë prakticitet të lartë: shifrat e shënuara nga hapësira e kabinës janë vërtet interesante, e njëjta gjë vlen si në pjesën e përparme, ashtu edhe prapa, ku për dy persona komforti është i një niveli të lartë. Për sa i përket pasagjerit të pestë, situata është po ajo e zakonshmja: bie disi niveli i komfortit, por është e garantuar që ka vend edhe për të.

JASHTË

SIPËRFAQET E KARROCERISË

XHOKO DHE PROFILET

SHASIA

IZOLIMI DHE GUARNICIONET

BRENDA

MATERIALET DHE MONTIMI

SEDILJET

FUNKSIONALITETI

PËRMASAT E KOLONËS SË MAJTË

KËNDET E ERRËTA

SHIKUESHMËRIA E PASME E PENGESAVE (LART. 70 cm)  mbi 10 m

POZICIONI I DREJTIMIT

Gjatësia e drejtuesit

I GJATË (mbi 180 cm)

MESATAR (nga 170 deri në 180 cm)

I SHKURTËR (nën 170 cm)

Përmasa në centimetra

Aksi i derës

Plani i rrugës

Pozicion drejtimi i projektuar me një përkujdesje të lartë. Lartësia nga toka prej 62 cm pozicionohet midis 60 cm të Mercedes GLC dhe 70 cm të Jaguar F-Pace.

BAGAZHI

Përmasa në centimetra

KAPACITETI I PËRGJITHSHËM (litra)

PREJ TË CILAVE NËN DYSHEME (litra)

Rëndësia që Audi u kushton detajeve vazhdon edhe në hapësirën e pasme. Kapaciteti bazë (392 litra) mund të rritet duke zhvendosur para sediljet (duke arritur një maksimum prej 465 litrash) ose duke shtrirë mbështetëset, të cilat janë të fraksionuara në raportin 40/20/40.

  • Guarnicione gome te parafangot, për të izoluar në mënyrë sa më eficiente motorin.
  • Tapet i gomuar në xhepat e dyerve të para, mund të hiqet për ta pastruar.
  • Kroskoti prej materiali (relativisht) të butë vetëm në pjesën e sipërme.
  • Blloku i motorit dhe sipërfaqja e kofanos me bojë pa shtresën transparente.

 

ANALIZA DINAMIKE

TË DHËNAT E VETURËS NË PROVË

PESHA (kg)

SHPËRNDARJA E MASËS

GOMAT                                 PIRELLI SCORPION VERDE 255/45 R20 101W

SHPEJTËSIA

MAKSIMALE (km/h)

REGJIMET

NË SHPEJTËSI MAKSIMALE (në VI)

NË 130 km/h (në VI)

GABIMI I TAKIMETRIT NË 130 km/h (%)

KONSUMI NË D

Shpejtësia në km/h                  km/litër

REZISTENCA

Në 100 km/h (kW/kf)

RENDIMENTI

Në 100 km/h (%)

KONSUMI MESATAR

Përshkueshmëria dhe autonomia

Lloji i rrugës                km/litër            km

URBANE

NDËRURBANE

AUTOSTRADË

MESATARJA REALE

MESATARJA E HOMOLOGUAR

GABIMI TRIP COMPUTER (%)

XHIRO E PISTËS

ESP

SPORT

ESP

AKTIVE

Tejet e shkathët. Cilësitë e shasisë nuk i krijojnë shqetësime shtesë paketave elektronike.

KTHESA JUGORE

KTHESA VERIORE

FOTOCELULA

Përshpejtim maksimal

Përshpejtim i pjesshëm

Frenimi

Performancat e nxjerra në pistën e Vairano (PV) nga qendra e provave të Quattroruote

PËRSHPEJTIMI

Shpejtësia në km/h

Koha në sekonda

400 METRA NGA VENDI

SHPEJTËSIA E DALJES (km/h)

1 KM NGA VENDI

SHPEJTËSIA E DALJES (km/h)

PËRSHPEJTIMI NË D

Ngarkesë min./maks.

Shpejtësia në km/h

Koha në sekonda

1 KM NGA 70 KM/H

SHPEJTËSIA E DALJES (km/h)

30-60 km/h NË III

PROVA DINAMIKE

Kapja me asfaltin dhe qëndrueshmëria

PËRSHPEJTIMI ANËSOR

NDËRRIMI I KORSISË

NË ASFALT TË LAGUR

NË VIJË TË DREJTË

NË KTHESË

Konfigurimi i përgjithshëm, jo domosdoshmërisht i drejtuar nga dinamika, nuk e pengon modelin Q5 të spikasë për cilësitë e shasisë së saj. Në fakt, ky Suv gjerman tregoi aftësi të nivelit të lartë për sa i përket përballjes me manovrat klasike, të cilat simulojnë situatat e emergjencës. Ky model Audi ka një aks të pasmë të qëndrueshëm, i cili lëviz vetëm sa është e domosdoshme, pa krijuar vështirësi për drejtuesin. E njëjta gjë vlen edhe për sistemet elektronike, ndërhyrjet e të cilave janë të kalibruara mirë. E mirë, por jo e jashtëzakonshme, kapja e pastër me rrugën, siç edhe tregohet nga 0,97 g e regjistruar me shasi të stabilizuar.

MANOVRUESHMËRIA

DIAMETRI MINIMAL I KTHESËS

RROTULLIME TË TIMONIT

PESHA E TIMONIT NË MANOVËR

PESHA E FRIKSIONIT

STATIKE

DINAMIKE

FRENIMI

Hapësira e frenimit dhe ngadalësimi

Kushtet                       metra

100 ME NGARKESË MINIMALE

100 ME NGARKESË MAKSIMALE

180 ME NGARKESË MINIMALE

100 NË ASFALT TË THATË + ZHAVORR

100 NË ASFALT TË LAGUR + AKULL

Fuqia është në të njëjtin nivel me aftësinë për të përballuar situata në të cilat aderenca është në nivele minimale. Rezultati: hapësira ndalimi gjithmonë të shkurtra.

REZISTENCA E FRENAVE

Hapësira e ndalimit në metra

E DOBËT

MESATARE

OPTIMALE

10 frenime nga 100 km/h me ngarkesë të plotë

Dhjetë frenime të këtij lloji, njëri pas tjetrit, nuk janë një provë e thjeshtë. Pavarësisht peshës prej 2.077 kg, tek Q5 kapaciteti frenues mbetet konstant përgjatë gjithë testit. Pedali: i lehtë (dhe fiziologjik) gjatë gjithë korsës.

AERODINAMIKA

CX RRUGOR

SIPËRFAQJA BALLORE (m2)

CX PËR SIPËRFAQE (m2)

KOMFORTI AKUSTIK

Indeksi i artikulimit (A. I.)

I DOBËT

MESATAR

OPTIMAL

PARA

PRAPA

Kushtet

NË ASFALT

NË ASFALT DRENAZHUES

NË ZHAVORR

PËRSHPEJTIM MAKSIMAL

Performancë pozitive, me fëshfërima të përmbajtura dhe rrokullisje e gomave jo shumë e ndjeshme.

 

VIBRIMET TE SEDILJA E DREJTUESIT

I DOBËT

MESATAR

OPTIMAL

NISJE

NDALIM

REGJIM MINIMAL

KOMFORTI I SUSPENSIONEVE

Para

Prapa

I DOBËT

MESATAR

OPTIMAL

ZHAVORR

SHKALLËZIM

KANALE KULLIMI

SHINA

PLLAKA

PRAG HYRËS

VLERËSIMI

POZICIONI I DREJTIMIT

Sedilje e projektuar mirë dhe komanda të pozicionuara me përkujdesjen e zakonshme. E gjitha e ngritur aq sa nevojitet për të kontrolluar më së miri rrugën dhe trafikun.

KOMANDA DHE INSTRUMENTE

Konfigurimi i Audi-t në vitet e fundit. Kuptimi: vështirë të kërkohet më tepër. Si gjithnjë, të shumta janë mundësitë e ofruara nga instrumentet dixhitale.

AUDIO DHE NAVIGATORI

Edhe këtu gjendemi në majë. Impianti në vetvete nuk është një risi, por vazhdon të ruajë kryesimin në raportin midis kompletimit dhe lehtësisë së përdorimit.

KLIMATIZATORI

Impianti tri-zona ofrohet si opsional, por ndihmon në përcaktimin e klasit dhe komfortit të përgjithshëm të modelit të ri Q5. Funksionim thjesht i jashtëzakonshëm.

SHIKUESHMËRIA

Pasqyra e pranishme te dera, në vend të fundit të kolonës, shmang formimin e një zone të vetme, të  errët të madhe. Sensorë dhe kamera të pranishme.

CILËSIA E MONTIMIT

Është e mjaftueshme për të konfirmuar një vlerësim tashmë historik për kompaninë. Pavarësisht kësaj, tek kroskoti do të ishte më e përshtatshme një pjesë e poshtme prej materiali të butë.

AKSESORËT

Ekzemplar i pajisur mirë. Gjithashtu, mënyra e zakonshme e vazhdimësisë së modeleve premium: dhjetëra mundësi për të kënaqur dëshirat e përdoruesve.

PAJISJET E SIGURISË

Nëse pajimeve në seri, të cilat janë të një niveli vërtet të lartë, i shtohet edhe ndonjë opsional, arrihet realisht në majat e kategorisë.

ASISTENCA NË DREJTIM

Me porosi (gjithashtu e pranishme tek Q5 e provës), është edhe jam assist, sistem i cili në shpejtësi të ulëta ruan në mënyrë autonome regjimin dhe drejtimin.

HAPËSIRA

Një centimetër më pak, një centimetër më shumë, ka pak a shumë përmasat e serisë paraardhëse. Ose të një Jaguar F-Pace, nëse bazohemi në modelet aktuale. Shumë i mirë aksesi.

BAGAZHI

Disi më pak se 400 litra, e cila në vetvete nuk është një vlerë e jashtëzakonshme. Megjithatë, është e pranishme mundësia e lëvizjes së sediljeve në drejtim gjatësor. Portë elektrike.

KOMFORTI

Motori është silencioz dhe vibrimet mungojnë. Sustat me ajër të pranishme në modelin e provës, garantojnë një izolim të këndshëm kundrejt parregullsive të asfaltit.

MOTORI

Aplikimi i radhës i variantit dy litra TDI, i cili rikonfirmon cilësitë e tij të mira. Megjithatë, në këtë rast ato kanë përballë mbi dy tonë peshë.

PËRSHPEJTIMI

Lëvizja është gjithmonë e zhdërvjellët dhe kur i kërkohet gjithçka, progresioni është shumë i mirë. Këtë gjë e shprehin më së miri edhe shifrat e shënuara: 0-100 në 8,5 s.

RIMARRJA E SHPEJTËSISË

Gjithmonë e rregullt. Gjithashtu, falë pranisë së friksionit të dyfishtë, arrin të shpalosë edhe një zhdërvjelltësi të lartë kur përdoret gazi deri në fund.

KAMBIO

I përgjigjet më së miri kërkesave të pilotit, në mënyrë të butë por gjithsesi të shpejtë. Cilësi, të cilat, në regjime të ulëta ndihen më pak se normalisht.

TIMONI

Zhgënjen paksa, sidomos në vendosmëri, të cilën e kompenson disi me një ekuilibër të mirë të përgjithshëm. Një përgjigje disi më e lartë nuk do të ishte keq.

FRENAT

Impiant vërtet i mirëprojektuar. Hapësirat e frenimit janë gjithmonë brenda normave dhe rezistenca ndaj lodhjes është e jashtëzakonshme.

NË RRUGË

Sjellje e rregullt, e theksuar nga intuita dhe besueshmëria. megjithëse nuk spikat në sportivitet, limitet e saj mbeten përsëri relativisht të larta.

KONSUMI

Rezultate të përshtatshme për peshën dhe dimensionet e karrocerisë së këtij modeli. Mesatarja e përgjithshme: pak më shumë se 13 km me një litër. Pak më mirë se rivalja Jaguar.

GARANCIA

Dy vite tek i gjithë automjeti, të cilat rriten deri në tre në rast problemesh të mundshme të bojës dhe deri në dymbëdhjetë në rast depërtimi të korrozionit.

 

ANË POZITIVE

Ergonomia. Vendosja e kroskotit, shpërndarja e komandave, Audi Virtual cockpit dhe impianti multimedial formojnë një tërësi e cila mund të merret si pikë referimi.

Pajimet e sigurisë. Modeli Q5 shpalos një gamë të gjerë instrumentesh elektronike të lidhur me sigurinë, si për sa i përket plotësisë, ashtu edhe cilësisë së funksionimit.

ANË NEGATIVE

Kambio. Versioni S tronic me friksion të dyfishtë, jo gjithmonë shpalos atë butësinë dhe saktësinë e pritshme, kur bëhet fjalë për shpejtësi të ulëta.

Timoni. Synon kryesisht ekuilibrin e përgjithshëm. Cilësitë e shasisë do të meritonin një sistem drejtimi të orientuar disi më tepër drejt dinamizmit.

PËRMBLEDHJE

NUK KEMI PSE TË HABITEMI për delikatesën me të cilën, tek kompania Audi, kanë përditësuar modelin Q5 në këndvështrimin e stilit. Kjo gjë, për dy arsye. E para: pëlqehet ose jo, por duke qenë se bëjnë thuajse gjithmonë këtë gjë, duhet konsideruar si mënyra e tyre tipike e të vepruarit. E dyta, dhe ndoshta më e rëndësishmja: Q5 është një ndër modelet Audi më të vlerësuara të dekadave të fundit dhe nuk ka pse të hidhet poshtë një formulë e suksesshme. Sigurisht, pas modelit Q2, i cili konfirmoi se edhe në Ingolstadt janë të aftë të përziejnë letrat dhe të shpikin diçka të ndryshme, ishte e natyrshme të mendohej se lëvizje të tilla analoge do të mund të ndërmerreshin në modele të tjera.

Megjithatë nuk ndodhi, modeli Q5 riinterpreton vetveten, por nuk është më e njëjta. Gjithashtu, e fshehur nën vazhdimësinë e paraqitjes, gjendet një automjet i cili teknikisht është i tëri i ri, duke filluar nga përdorimi i platformës Mlb Evo, ajo e dedikuar për modelet me motor gjatësor dhe e pranishme më parë në modelet A4 dhe Q7, thjesht për të përmendur disa shembuj. Rezultati është një makinë e cila nuk synon shumë drejt shpejtësive të larta, element i cili i intereson më tepër në përgjithësi shpirtrave shpërthyes. Megjithatë, me një racionalitet të palëkundur, kërkon të bindë me argumentet e saj konkrete dhe solide. Kur fillon drejtimi, kuptohet se nuk gjendemi përballë një pike të re referimi për sa i përket kënaqësisë së drejtimit, sepse modeli i sotëm Q5, proporcionalisht, duket më tepër i orientuar drejt komfortit sesa paraardhësja e saj në vitin 2008. Megjithatë, sekretin e saj e zbulon në momentin që bën vlerësimet. Sepse aty kuptohet se gjetja e defekteve të vërteta nuk është aspak e thjeshtë. Kjo gjë, ndoshta në vetvete, është edhe komplimenti më i bukur që mund t’i bëhet këtij modeli Audi.

Previous articleHonda X-ADV 750 DCT
Next articleDEBUTON MODELI STELVIO
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...