- Advertisement -
16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

Batmobile, evolucioni i një ikone

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Aleatja besnike e Batmanit ka ndryshuar shumë gjatë viteve. Këtu po komentojmë versionet më të famshme të kësaj makine.
Le ta pranojmë që në fillim se nuk ka njeri mes nesh, që të ketë parë një herë në rrugë një makinë të ulët, moderne e të errët dhe të mos ketë thirrur: “Ej, duket si Batmobile”. Dhe në fakt makina e Batmanit është ngulitur në imagjinatën kolektive si sinonim i një supermakine të teknologjisë së lartë dhe një dizajni të vlerësuar si unik në llojin e vet edhe nga ata që nuk i ndjekin me interes veprat heroike të pronarit të saj të maskuar. Ortakëria e Batmanit me Batmobilen, nisi në vitin 1939, qysh kur dolën librat e revistat e para me karikatura multiplikative: asokohe makina e tij ishte një veturë “normale”, por, brenda pak viteve, filloi të marrë ato tipare dhe karakteristika që i njohim sot dhe që e kanë bërë të fitojë atë aureolë të bukur e të mistershme që e rrethon. Nga viti 1939 gjer më sot, ka pasur shumë versione të Batmobiles, nga ato të lindura prej imagjinatës së karikaturistëve deri tek ato të ideuara nga regjisorët e filmave seriozë. Dhe pikërisht për këto, pra për versionet e shfaqura në ekranin e madh, duam të zgjatemi në këtë retrospektivë, sepse ato më shumë se të tjerat, kanë kontribuar për t’a bërë Batmobilen ikonën e vërtetë pop që është tani.
Vitet 60-të, Batmobile që vjen nga Italia
Duke u kthyer prapa në kohë, versioni i parë kinematografik (ose më mirë, televiziv) i makinës së kalorësit të errët është ai i serive TV Batman të viteve gjashtëdhjetë me protagonist mitikun Adam West. Nuk ka rrezik të ngatërrohet me makina të tjera: e zezë dhe e gjatë (576 cm, për të qenë të saktë), kishte dy kupola në vend të xhamit ballor dhe fasho të gjata që shtriheshin mbi gjithë kofanon e prapme dhe mbaronin me formën tipike të “krahut të lakuriqit të natës”. Mbrapa, në ekran, ndodhet një aparat për pasdjegien, që bie shumë në sy e që do ta hasim prapë tek versionet e mëvonshme. Logo e kuqe e Lakuriqit të natës ishte stampuar mbi dyert dhe rrotat e makinës. Në fakt, nën kamuflimet dhe shtojcat, Batmobile i serialeve televizive ishte një Lincoln Futura, një projekt makinë e realizuar në 1955-n nga Ghia në Torino dhe që punonte për bukuri. Nën kofanon e gjatë të përparme ajo kishte një motor 6 litra të fuqishëm, ndërsa shasia ishte ajo e një Continental Mark II. E porositur nga Ford-i për të realizuar një rikthim të imazhit, ajo u prodhua në një kopje të vetme, që u përdor si show car në ekspozita ndërkombëtare. Askush nuk e di se si, por nga dritat e ekspozitave ndërkombëtare ajo përfundoi nën dritat e ndriçuesve të kinemasë: Në vitin 1959 mori pjesë në filmin Filloi me një puthje dhe, pas “kurës” së dizajnerit të aftë George Barris, më 1966, filloi karrierën e vet në serialet e Batmanit.
Burton e donte “gotike”, Shumakeri i vë neonët
Larg ngjyrave të ndritshme të viteve gjashtëdhjetë dhe shumë më tepër besnike ndaj shpirtit “të errët” të librave vizatimorë të Kalorësit të Errët, Batmobili i vitit 1989 i parë në filmin Batman të Tim Burton-it fillon “ta marrë seriozisht”: e ulët dhe dredha-dredha si një supermakinë, arrin 6.6 metra gjatësi dhe duket sikur del drejtpërdrejt nga faqet e shtypura të librave DC Comics.
Mbeten dy fletët e pasme, këtë herë shumë më të ngjashme me krahët e një lakuriqi nate, dhe aparati i pasdjegies i cili – në trillimin kinematografik – vjell flakë të gjata kur Batmani, i interpretuar nga Michael Keaton, shkel pedalin e gazit. Në pjesën e përparme nuk ka asnjë grilë apo logo të Lakuriqit të natës, por ka turbinën e një avioni. Në fakt, për të lëvizur këtë Batmobile (i cili do të përdoret edhe në serinë pasuese Batman Returns, 1992) u zgjodh një V8 Chevrolet me 365 kf, ndërsa për bazën janë salduar bashkë platformat e dy Chevrolet Impala. Në vitin 1995 Tim Burton ia lë regjinë e episodit të tretë të filmit Batman Forever, Joel Schumacher, i cili vendos ta përmbysë tërësisht stilin vizual në krahasim me dy filmat e mëparshëm, duke filluar pikërisht me Batmobilen. Mbi 7 metra e gjatë, versioni i vitit 1995 të kësaj makine kishte një karroceri plot me frëngji që lejonin të dukeshin pjesët mekanike të ndriçuara. Edhe disqet me simbolin e Lakuriqit të natës ishin të ndriçuara nga brenda: ato të kujtonin “sinjalin-bat” dhe qëndronin drejt gjatë lëvizjes: pak si Rolls Rojsat e ditëve të sotme. Vështirë mos të vësh re krahun qendror me përmasa të ekzagjeruara, që bie në sy po aq sa i pashmangshmi – Aparat pas djegies – që sa vjen e bëhet më i madh. Edhe për këtë mishërim të makinës së Batmanit u përdor një motor Chevrolet 350 ZZ3 me 345 kf, ndërsa e gjithë shasia ishte ndërtuar me rezinë me fije qelqi dhe fibra karboni. I njëjti motor do përdoret për Batmobilen e vitit 1997, që e ngiste George Clooney në Batman & Robin. Këtu përmasat e jashtme vazhdojnë të rriten, derisa arrijnë dhjetë metra gjatësi totale. Janë kapërcyer tashmë tonet gotike e të errëta “burtoniane”: një mbulesë e tejdukshme të lejon të shohësh vetëtimthi një turbinë të ngjyrosur nga përpara, ndërsa dritat brenda rrotave kanë ngjyrë neoni të kaltër. Krahët e pasmë janë të stërmëdhenj, gati dy metra të gjatë. Makina mbase bie në sy më shumë seç duhet për të ndjekur kriminelët nëpër rrugicat e Gotham City.
Edhe Batmani i dorëzohet “modës së SUV-ëve”
Regjistri ndryshon katërcipërisht me “Tumblerin”, e paraqitur më 2005-ën në filmin më realist Batman Begins të Christopher Nolan që shfaqet përsëri te filmat The Dark Knight dhe The Dark Knight Returns. Braktisini format dredha-dredha të hipermakinës, tani vigjilenti i Gothamit lëviz duke ngarë një automjet të madh dhe të blinduar si automjet ushtrie, madje edhe ai gati sa nuk iu dorëzua tundimit të një 4×4 të lartë. Në fakt, regjisori britanik nuk shpiku asgjë: prej kohësh, në revistën The Dark Knight Returns, i famshmi Frank Miller (nëse keni dëgjuar ndonjëherë për filma si 300 apo Sin City?) kishte imagjinuar një automjet të stërmadh të blinduar në shërbim të Kalorësit të Errët. Dihet se Nolan ngulmon që filmat e tij të jenë sa më realistë dhe në fakt, Tumbler-i i Batman Begins është realizuar në pesë ekzemplarë të përkryer që janë ende në gjendje pune, dy prej të cilëve u projektuan për sekuencat e guidës dhe ishin pajisur me një motor 5.0 GM me 500 kf (shoferi dhe aktori komik amerikan Jay Leno, një koleksionist i madh makinash, pati fatin të drejtonte njërën prej tyre në rrugë). Tumbleri i la pa mend tifozët (por jo vetëm ata) dhe, nga ai moment, Batmobile mori format e një “tanku” edhe në mishërimet e njëpasnjëshme, duke filluar me serinë e lojërave video Batman-Arkham, për të arritur në risinë më të fundit kinematografike, Batmani kundër Supermenit, të vitit 2016, ku makina drejtohet nga Ben Affleck.

Previous articlePeugeot 3008 është makina e vitit 2017
Next article
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...