- Advertisement -
15.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

Opel kalon tek PSA, çfarë do të ndodhë tani

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Për industrinë e makinave po hapet një kapitull i ri, ja rreshtat e parë të kësaj historie

Zërat për blerjen e Opel-it nga PSA, janë konfirmuar dhe marrëveshja është bërë zyrtare. Skenari politik dhe industrial në fushën e makinave ka ndryshuar dhe, për këtë arsye, PSA është bërë grupi i dytë më i madh në Europë, pas atij të Volkswagen (flasim për 4 milionë makina të prodhuara në vit dhe për një kuotë që në tregun europian ka arritur në 16% përkundrejt 24% të gjermanëve nga Wolfsburg). Marrëveshja prej 1.3 miliardë eurosh i ka dhënë jetë një gjiganti me 28 fabrika në kontinentin e vjetër dhe me mbi 200.000 të punësuar. Në këtë drejtim, mund të ketë edhe një riorganizim. Si në Gjermani, edhe në Francë, këtë vit zhvillohen zgjedhjet parlamentare, ndaj çështja mund të kthehet elektorale. I sigurt është fakti se qendra GM Powertrain Europe në Torino, nga më të përsosurat në zhvillimin e motorëve me naftë, i ka mbetur grupit General Motors. Situata është shumë delikate dhe në zhvillim të vazhdueshëm, ajo çfarë shikojmë në këto momente, është vetëm maja e ajsbergut.

Rëndësia e platformave të përbashkëta

Përpara se të bëjmë një hap para, le të bëjmë një pas. Katër vjet më parë, PSA dhe Opel nënshkruan një marrëveshje për përdorimin e platformës franceze Emp2; praktikisht, modelet e reja Citroën C3 Picasso, Peugeot 3008 e 5008 dhe ai DS 7 Crossback, janë të lidhur me Opel Crossland X. E njëjta gjë vlen edhe për platformën më të vogël Emp11, të vendosur tek modeli i ri Citroën C3 dhe që do të përdoret në të ardhmen për modelet e reja Peugeot 208 dhe Opel Corsa. Për këtë arsye, është e natyrshme të mendohet se aleanca mes PSA dhe Toyota-s për të prodhuar modelet e vogla Aygo, C1 dhe 108, shumë shpejt mund të përfshijë edhe Opel-in, duke bërë që modeli i ardhshëm Adam, të ndajë platformën me motrat e reja. Në këtë drejtim, është e rëndësishme të sillen në kujtesë fjalët e CEO-s së PSA-së, Carlos Tavares, lidhur me pozicionimin e markës, që do të mbetet i pandryshuar: “Nuk duam ta ndërrojmë. Disa klientë preferojnë markat franceze, të tjerë ato gjermane, një gjë e tillë është fakt tashmë”. Asgjë për t’u shqetësuar edhe për marrëveshjet në rrugë e sipër me Holden dhe Buick, për disa modele.

Vlerësimi i fitimeve

Marrëveshja e nënshkruar është padyshim e rëndësishme edhe nga këndvështrimi ekonomik. Siç e dimë, Opel nuk gëzon “shëndet” të mirë (vitin e kaluar shiti 1.1 milionë makina me vlerë 16 miliardë euro, duke regjistruar një humbje prej 257 milionësh; në 16 vjet, humbja arrin në 15 milionë dollarë); por tani flitet se do t’i duhen tre vjet për t’u kthyer në gjendje aktive dhe se brenda vitit 2020, pritet të arrijë një fitim 2%, i cili në vitin 2026 do të shkojë 6%.

E ardhmja elektrike e Opel-it

Një aspekt kyç i bashkëpunimit ka të bëjë me makinat elektrike dhe ato fuel cell. Grupi PSA ka njoftuar zyrtarisht se mund të fillojë të vërë në jetë zgjidhjet e reja të zhvilluara nga ndërmarrja e përbashkët mes General Motors dhe Honda-s. Për më tepër, siç edhe e kishim parashikuar, marka Opel mund të drejtohet drejt modeleve elektrike.

Lëvizja e ardhshme e Marchionne-s

Tani që marrëveshja është arritur, Sergio Marchionne, CEO i Fiat Chrysler Automobiles – me 4.8 milionë makinat e prodhuara në vit – mund të trokasë sërish tek Renaissance Center, selia e General Motors në Detroit, për t’i kërkuar Mary Barra-s (CEO i GM), të ulet në tavolinë dhe të krijojë atë që do të bëhet grupi më i madh automobilistik në botë. Siç dihet, negociatat e vitit 2015 dështuan, por tani gjërat janë ndryshe, dhe që kur dolën zërat e kalimit të Opel-it tek PSA, titujt e FCA-së në bursë u rritën ndjeshëm. Edhe sot, në Bursën e Milanos, titujt e FCA-së ishin në rritje, duke u renditur si titulli i tretë më i mirë. Për analistët, në fakt, “shkrirja mes FCA dhe GM, është plotësisht e mundur, duke qenë se pa asetet europiane, nuk do të ketë më mbivendosje në biznes”.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...