AutoClub

SHQISAT E JAGUAR-IT

 

GRUPI JAGUAR – LAND ROVER është duke u shfaqur luftarak në zhvillimin e teknologjive të asistencës në drejtim për makinat autonome dhe gjysëm autonome. Dispozitivë të shumtë, janë sot në fazë të avancuar kërkimi, me synim evoluimin e raportit aktual makinë/drejtues.

Janë të shumtë dispozitivët ndihmës në drejtim që Jaguar Land Rover vë në dispozicion të klientëve, me një fokus të veçantë, si një ADN e markës, ndaj atyre që ndjejnë vështirësi në përballimin e trajektoreve “off road”, të sipërfaqeve të rrëshqitëshme dhe të çrregullta etj. Këto sisteme, siç do të shikojmë, bazohen në integrimin e sensorëve të ndryshëm të montuar në makinë, të programuar të njohin kushtet kontekstuale, shoqëruar nga algoritme të dedikuar të cilët përcaktojnë paraprakisht reagimin e motorit, të kambios, të friksionit. Nuk mungojnë sisteme të reja interaktive të ndërlidhjes, në disa raste të menduar për të funksionuar si një lloj “tutori”, të cilët mbështetin përdoruesin duke e lehtësuar nga operacionet e drejtimit të përditshëm, për shembull  duke e ndihmuar në raste bllokimesh të pa parashikuara dhe duke e lejuar që të ndajë informacionet për rrugën dhe udhëtimin me kolegët apo familjarët.

TË GJITHA TERRENET

Në drejtimin e përditshëm mund të ndodhë, kryesisht për ata që jetojnë në klima shumë të ndryshueshme, të gjenden përballë kushteve të papritura të rrugës si akull, borë, baltë. Apo që detyrohen të përshkojnë pjesë rruge të pashtruara ose kodrinore, të përpjeta të pa asfaltuara apo rrugë me bar. Për ato që nuk munden apo kanë nevojë për një asistent, Jaguar Land Rover ka implementuar dispozitivë të ndryshëm, para së gjithash aplikacionin e azhornuar “Low Friction Launch”, i cili ndryshon përgjigjen e pedalit të gazit në mënyrë që të marrë nga motori një çlirim të momentit gradual, duke i lejuar drejtuesit të niset në mënyrë të butë, edhe në raste të barit të lagur ose baltës veçanërisht të rrëshqitëshme.

Adaptive Surface Response (ASR) është akoma më e gjërë, sepse përshtat përgjigjen e pedalit të gazit, të trasmisionit dhe të DSC me karakteristikat e rrugës në tre modalitete: një për sipërfaqe me aderencë të keqe, si dëborë e akull, një për sipërfaqe më mesatare si p.sh asfalt të lagur dhe një e tretë për kushte ku rezistenca në avancim është e lartë, si shtresa të mëdha dëbore ose akulli.

Për shembull, në akull do të selektohet një konfigurim i përshpejtimit absolutisht gradual, në shtresa të mëdha dëbore do të përdoret një më tepër agresiv, për arsye se motori duhet të çlirojë shpejt një moment të lartë për të ruajtur shpejtësinë e avancimit të mjetit. Sistemi mund të ndryshojë modalitetin automatikisht sipas kushteve të terrenit pa zgjidhje vazhdimësie.

Kontrolle të tjera suplementare jepen edhe nga All Terrain Progress Control (ATPC) dhe All Surface Progress Control (ASPC), respektivisht të dedikuar në Land Rover dhe Jaguar, dhe me anë të së cilës drejtuesi mund të zgjedhë dhe të mbajë një shpejtësi të caktuar, ndërmjet 1,8 dhe 30 km/h per Land Rover dhe ndërmjet 3,6 dhe 30 km/h për Jaguar, pa prekur pedalin dhe duke u përqëndruar plotësisht tek timoni. ATPC mund të aktivizohet e ndaluar ose në lëvizje dhe përshtat të gjithë rregullimet e mjetit, nga sistemi i kontrollit të traksionit tek Terrain Response, për të optimizuar tërheqjet dhe për të mbajtur një avancim të sigurt. Nëse drejtuesi takon frenat, ATPC do të zvoglojë shpejtësinë e avancimit në atë të dëshiruar nga drejtuesi. ASPC punon në mënyrë të ngjashme dhe që bëhet e dobishme në nisjet nga fermo, duke përdorur frenat në kundërshtim me përshpejtuesin, kështu që vetëm një moment i vogël aplikohet tek rrotat.

 

Përtej sistemeve të reja të dedikuar në lidhjen internet, mesazheve, aplikacioneve sociale e fiziologjike, një risi interesante që Jaguar dhe Land Rover kanë futur, qëndron në “Incontrol Touch Pro”, e cila mund të vendoset në tre modalitete, të gjitha të lidhura me menaxhimin dhe ndarjen e të dhënave të udhëtimit. Funksioni ETA (shkurtim i Estimated Time of Arrival) kontrollon në mënyrë konstante orarin e parashikuar të mbërritjes, duke u mbështetur në të dhënat e trafikut, dhe nëse kalkulon një vonesë të mundshme prej 5, 10 ose 20 minuta, kujton drejtuesin që të ndajë informacionet e fundit me kontaktet e përzgjedhura nga lista e touchsreen. Këta të fundit do të marrin një mesazh që i njofton mbërritjen në destinacionin e përcaktuar sipas orarit të azhornuar. Në modalitetin “Arrival”, 200 metra përpara arritjes, shfaqet në display një pamje interaktive në 3600 e destinacionit, përbri hartës rrugore me të gjithë elementët për të arritur parkimin më të afërt.

GJENDJA E PROJEKTIT

Teknologjitë bazë të sistemeve aktuale janë ende në fazë evoluimi dhe do të lejojnë makinat të mendojnë dhe të marrin vendime në shumë aspekte, kryesisht në kushte të papritura dhe të vështira. Do të shkohet nga njohja e pavarur e barrierave rrugore në rastet e kantiereve, deri në rikonjicionin e ngjarjeve akoma të padukshme me sy të lirë, si automjete të ndaluara dhe kalimin e mjeteve të ndihmës së shpejtë. Implementimi i ardhshëm i dispozitivëve të tillë, mbi të gjitha, nënkupton prezencën e sensorëve të posaçëm dhe, mbi të gjitha, të infrastrukturës akoma në fazë eksperimentale. Bazat, në çdo rast, janë premtuese.

SKANIM I PËRBASHKËT I MJEDISIT

Sistemi “Terrain Based Speed Adaption” (TBSA) do të jetë evolucioni i versionit aktual ATPC dhe do t’i lejojë veturës të studiojë terrenin që ka përballë, për të përshtatur automatikisht shpejtësinë. Funksionon si në mënyrë parandaluese ashtu edhe reaktive duke zbuluar sipërfaqet përpara veturës, deri në 30 metra distancë, nëpërmjet një kamera 3d, e cila skanon terrenin duke evidentuar kreshta, gropa dhe pjerrësi. Të dhënat e skanuara janë gjithashtu të kombinuara me ato që vijnë nga platforma inerciale e sistemit të frenimit të automjetit, nga sensorët e lartësisë së udhëtimit dhe nga ato të parkimit.

Ndryshimet e evidentuara të terrenit ballafaqohen me shpejtësitë relative dhe sistemi zgjedh atë më të përshtatshme. TBSA është në gjendje të parashikojë trajektoren e mjetit duke marrë të dhëna nga timoni dhe mund të ngadalësojë mjetin në hyrje të një kthese. Sistemi Surface ID është i pajisur me dy sensorë ultrasonikë që skanojnë terrenin përballë mjetit në një distancë pesë metra me modalitetin “Doppler”, pra me sensorin e parë që lëshon rreze dhe me të dytin që i merr. Ndryshimet e frekuencës i korrespondojnë ndryshimeve të morfologjisë së terrenit. Jaguar e Land Rover është duke hartuar një database të gjerë që përmban modalitete të ndryshme reflektimi, të cilat i korrespondojnë sipërfaqeve të ndryshme duke përfshirë, nëpërmjet kampionaturave, edhe veçantitë “territoriale”,  domethënë reflektime të ndryshme, për shembull, të dëborës skoceze në krahasim me dëborën suedeze.

Është më se e qartë se do të implementohet në sistemin e ardhshëm TBSA apo evolucionet e ndryshme të tij.

Teknologjia DSRC (Dedicated Short Range Communications) është një sistem komunikimi wireless ndërmjet veturave, që ndan shumë informacione, përfshirë pozicionin, tërheqjen, ndryshimet e lartësisë së suspensioneve dhe artikulimin e rrotave, ATPC si dhe rregullimin e Terain Response i ka lejuar Jaguar e Land Rover të eksperimentojë një Off-Road Connected Convoy.

Automjeti i kreut të grupit dërgon informacione mjeteve të karvanit në kohë reale, edhe pse nuk janë në dukje ose nga ana tjetër e një pengese. Vetura në krye, në praktikë është një pararojë, dhe informacionet që sistemi i sensorëve të saj mbledh, i transmetohen mjeteve të tjera, të cilët mund të optimizojnë rregullimet e tyre ose të ndryshojnë itinerarin e tyre.

PËRTEJ HORIZONTIT

Të shikojmë tani kapitullin e dedikuar për kërkimet mbi sigurinë rrugore. Jaguar Land Rover, me UK Connected Intelligent Transport Environment (UKCITE) është duke zhvilluar një seri teknologjish komunikimi (automjet – automjet dhe automjet – infrastrukturë) të cilat do t’i lejojnë automjeteve të komunikojnë ndërmjet tyre dhe me sinjalistikën rrugore, paralajmërimet e parakohshme dhe semaforët. E bazuar në valët radio, kjo teknologji përfshin 4 tipe rrjetesh:

  • Long Term Evolution (LTE) 5G, e cila përdor burimet teknike të kompanive telefonike.
  • Dedicated Short Range Communications (DSRC), një protokoll i ri i zhvilluar për industrinë automobilistike
  • LTE-V, që përfshin sistemin DSC dhe LTE dhe nuk ka nevojë për mbulimin e rrjetit celular
  • Rrjete publike WiFi, për shembull të lokaleve, shërbimeve tregtare, etj.

Në sajë të këtyre sistemeve veturat mund të marrin njoftime “Over dhe Horizon”, domethënë në lidhje me atë që ndodhet në rrugën e tyre, si automjet i bllokuar, aksidente, mbërritje e mjeteve të emergjencës. Sistemi e njofton drejtuesin jo vetëm me mesazhin fillestar, por mund të përsërisë udhëzimet, nëse është e nevojshme, derisa të ndërmerren veprimet e duhura në drejtim të sigurisë. Autoritetet përgjegjëse mundet në çast të dërgojnë një mesazh tek çdo drejtues, duke e përsëritur nëse është e nevojshme, shumë përpara se ata të arrijnë në një sinjal specifik. Në të ardhmen, këto njoftime do t’i bëjnë mjetet autonome në gjendje të vendosin se cila strategji drejtimi është e aplikueshme dhe më ideale.

Fig. Faqe 2

Një Jaguar XF duke realizuar një nga testet e shumta në një pistë për zhvillimin e teknologjive të asistencës në drejtim.

Fig. Faqe 3

Në të ardhmen automjetet do të jenë të ndërlidhura ndërmjet tyre me dispozitivin wireless:  objektivi është shkëmbimi i vazhdueshëm i informacionit për të optimizuar itinerarin dhe rregullimet dinamike të automjetit.

Fig. Faqe 4

TERRAIN – BASE SPEED ADAPTION

Ky sistem i mundëson mjetit të studiojë kushtet e rrugës, duke rregulluar në mënyrë të përshtatshme dhe automatikisht shpejtësinë. Kjo gjë rezulton në uljen e lodhjes për drejtuesin e mjetit dhe rritjen e komfortit për të gjithë udhëtarët.

Sistemi është aq inteligjent sa mund të punojë në mënyrë parandaluese dhe reaguese: karakteristikat e ndryshme të terrenit janë hedhur në grafik për shpejtësi të ndryshme të parashikuara, por shpejtësia mund të kontrollohet edhe në bazë të përgjigjeve reale të mjetit dhe të suspensioneve. TBSA funksionon kudo, por është veçanërisht e dobishme në “Off road”

Një kamera e avancuar studion sipërfaqet përpara mjetit në një distancë deri 30 metra dhe duke e lidhur pamjen me të dhënat e takimetrit, të timonit dhe të sensorëve të parkimit, lejon sistemin TBSA të zvogëlojë automatikisht shpejtësinë në pengesa si p.sh. gropat e thella.

Sipër një shembull grafik i sistemit TBSA që skanon terrenin duke furnizuar informacione mbi tipin e rrugës me të cilën është duke u ndeshur. Majtas sensori dhe ekrani përkatës për analizën e sipërfaqes rrugore.

Fig. Faqe 5

Poshtë majtas, kamera 3D (në praktikë dy objektiva) e përdorur për të analizuar terrenin dhe për t’i dhënë informacione drejtuesit, të cilat mblidhen dhe interpretohen për të rregulluar shpejtësinë dhe përgjigjen dinamike.

Fig. Faqe 6

Në fotot e mësipërme, disa nga aplikimet e teknologjive të reja, si në rastin (foto lart) e sinjalizimit të ngushtimit të korsisë dhe korrigjimet e mëtejshme të timonit për të ndihmuar mbajtjen e trajektores korrekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *