- Advertisement -
13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

FIAT 130, LIMUZINA E FUNDIT E LINGOTOS

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

FIAT 130 doli në treg në vitin 1969, para blerjes së Ferrarit dhe Lançias nga Grupi Fiat, në një kohë kur mund të “guxoje” të riskoje

Ajo qe një kohë kur Fiati mund t’i lejonte vetes të provonte të mundte konkurrentët kryesorë mu në fushën e tyre, d.m.th. në atë të makinave të mëdha e luksoze. Ishte fillimi i viteve gjashtëdhjetë, kur Italia ishte e begatë dhe tregjet kombëtare po tkurreshin brenda vendit. Asokohe, tre në çdo katër makina të reja në Itali, ishin të markës Fiat. Shumë shpejt,  plani ekspansionist do të çonte në krijimin e “Grupit FIAT”, duke shtënë në dorë Lançian dhe Ferrarin. Thënë shkurt, kasat qenë të mbushura ding me para dhe asnjë shenjë krize nuk dukej gjëkundi. Kjo do të thoshte se mund të tentoje të futeshe edhe në një fushë të panjohur. Dante Xhiakoza ngurronte ngaqë besonte se projekti i ri prekte një treg ku kompania torineze nuk kishte përvojë. Sipas tij s’duhej të ndërmerrej një investim kaq i madh. Mirëpo askush s’ua vuri veshin këtyre dyshimeve dhe në vitin 1963 Jaguari i Markës X, e sidomos Mercedesi 300 SE (W111) do të shërbenin si pika reference për veturën e re. Pas gjashtë vitesh pune, Fiat 130 është gati dhe debuton në sallonin e Gjenevës.

NJË KONSERVATORIZËM I THEKSUAR

Në pikëpamje të estetikës, vetura e re nuk është shumë popullore, madje dallohet për ashpërsinë dhe stilin e rëndë barok, mirëpo teknika është e një niveli të lartë. Do të veçonim motorin e vendosur për së gjati, rrotat e pasme aktive, amortizatorët e pavarur, katër frena disk me sistem përforcimi të forcës frenuese dhe kambion automatike standard. Në fakt, FIAT 130 ishte vetura e parë italiane që si paisje origjinale kishte kutinë e transmisionit automatik, në versionin me 3 marshe të Borg Varnerit. Vetura në versionin manual me 5 marshe mund të prodhohej me porosi. Prodhimi i motorit të ri është një tjetër histori më vete që s’ka të bëjë fare me atë të Dino Ferrarit, meqë kompania e Maranelos iu shtua grupit pas daljes në treg të limuzinës Fiat. Duhet thënë se motori, veçanërisht në versionin e parë me cilindratë 2,9 litra, nuk ka ndonjë fuqi të madhe, por vetëm 140 kuaj fuqi. Fillimisht, Fiat 130, ndonëse tejet e rehatshme, është disi e ngadaltë dhe harxhon shumë karburant, edhe duke marrë parasysh përmasat e saj që asokohe konsideroheshin si shumë të mëdha.

MOTORI “DEMBEL”

Në fakt, vetura ishte 4,75 metra e gjatë, 1.8 metra e gjerë dhe peshonte mbi 1.5 ton, çka ishte shumë për atë kohë po të kemi parasysh se shumica e makinave nuk i kalonin 600 kilogramët. Duke u rikthyer tek Fiat V6-a, theksojmë se problemi i saj kryesor ishin dhomat konike të djegies, që u ngjanin atyre të motorëve me katër cilindra të Fiat 128-ës. Pra, valvolat nuk ishin të pjerrëta, por vertikale. Për një dhomë djegie më të mbledhur, siç qe rasti i motorit me cilindratë 1,1 litra të berlinës së vogël, kjo nuk përbënte ndonjë problem të madh. Por, në rastin e V6-ës me një cilindratë të vetme por më të madhe, rendimenti përkeqësohej. Pra, motori i Fiat 130-ës siguronte rreth 50 kf për litër, çka ishte pak për një automobil të këtij niveli. Një vit më vonë vëllimi i dhomës së djegies u rrit në 3,2 litra dhe fuqia mbërriti në 160 kf, por shifra ishte ende 30/40 kf më e vogël se makinat e konkurrentëve. Pra pamja jo shumë tërheqëse dhe motori “dembel” ishin dy defektet e vetme të kësaj veture që përgjithësisht cilësohej si e shkëlqyer.

EKZEMPLARË FUTURISTË UNIKË

Kroskoti i veturës kishte instrumente drejtkëndorë, kryesisht të një stili të amerikanizuar, por në prodhimin e serisë së dytë dizajni u bë më klasik me instrumente rrethorë dhe finicione druri. Veshjet e paneleve dhe ndenjëseve ishin prej kadifeje ose lëkure, ndërsa si mundësi zgjedhjeje kishte edhe vetura me servotimon dhe ajër të kondicionuar. Fiat 130-ta kushtonte shumë, praktikisht sa trefishi i Fiat 132-shit, që ishte vetura e dytë më e madhe e Fiatit. Vdekja e saj tregtare do të dekretohej nga kriza e naftës së vitit 1973 dhe nga “austerity” që do të vinte më pas, çka bëri që të mos zbatoheshin projekte interesante si Opera më 1974 dhe Marema, më 1975: e para ishte një berlinë coupé, ndërsa e dyta një shooting brake me tri dyer, që do të mbetej si ekzemplar unik në dispozicion të Xhiani Anjelit. Prodhimi i Fiat 130-ës do të ndërpritej më 1976-ën, pasi ishin prodhuar 15.093 ekzemplarë, nga të cilët rreth 6.000 ishin të pajisur me motor “2.8” e 9.000 me motor “3.2”.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...