- Advertisement -
6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024

FORMULA 1, RREGULLA TË REJA NË 2021

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Do ketë një shpërndarje të re parash. Ekipi që fiton kampionatin e konstruktorëve do të marrë 10 milionë euro më pak. Ja çfarë parashikohet

Dritë jeshile për ndryshime te Formula 1. Katër orë diskutime në selinë e FIA-s në Paris, shërbyen për sqarimin e detajeve të fundit, ndërsa skuadrat janë të gjitha në një mendje për marrëveshjen e nevojshme për mbijetesën e tyre. FIA nuk kishte nevojë për të pasur një votë për të proceduar, por vetëm për të evituar “bombën atomike” të vetos së Ferrarit, por ata punuan me mençuri për të marrë konsensusin më të madh të mundshëm. Dhe në fund, nën drejtimin e të zotit të shtëpisë, Jean Todt, ia arritën qëllimit. Tashmë, pritet vetëm zyrtarizimi dhe publikimi i rregullave të reja të Formula 1 duke nisur nga 2021-i.

NDRYSHIMET

Vetëm një çështje mbeti ende për tu vendosur. Mini-gara që vendos më pas nisjen të shtunën mbasdite. Ross Brawn që është përgjegjësi sportiv i Liberty, synonte që mini-gara të hiqej dhe eksperimentimi të niste në tre garat e 2020-ës, (Francë, Belgjikë dhe Rusi), por kundërshtimi i disa ekipeve ishte deçiziv. Projekti është tërhequr, por që mund të rikthehet sërish në një moment tjetër. Është aprovuar gjithashtu edhe rishpërndarja e të ardhurave financiare që ka si objektiv zvogëlimin e hendekut të konsiderueshëm mes ekipeve të mëdha me ato të vogla. Tre ekipet e para në renditje do të humbasin rreth 15% në krahasim me të tjerat që do të renditen pas tyre. Do të avantazhohen kryesisht konstruktorët që do të renditen nga vendi i 4-t tek i 6-ti, ndërsa ekipet që do pozicionohen në vendet mes 7 dhe 10, do të qëndrojnë thuajse njëlloj. Për shembull, sot ai ekip që fiton titullin e konstruktorëve, përfiton 100 milionë, ndërsa nga 2021-i do të marrë 90 milionë euro. Kush renditet në vend të 4-t, në vend të 40, do të përfitojë 45 milionë euro.

FERRARI KA VETON

Ferrari ka një bonus që ia ka dhënë historia (e vetmja skuadër prezente në F1 nga 1950-ta) dhe ka të drejtën e vetos, por me disa limite. Tashmë, Ferrari mund të apelojë vetëm në Gjykatën e Apelit të FIA-s dhe jo më në një gjykatë të zakonshme. Është e përcaktuar më qartë në rastet kur skuderia e kuqe e përdor veton, në rastet kur ndryshohet rregullorja për Power Unit që është ADN-ja e Formula 1 apo rregullat financiare. Ferrari ndërhyn në rastet kur propozimet për ndryshime prekin interesat e kësaj skuderie ose ndikojnë në imazhin e Formula 1. Ndërkohë, pronari i Red Bull, Dieter Mateschitz, mori aprovimin e të gjitha ekipeve të tjera për të ndryshuar emrin e Toro Rosso në AlphaTauri, markë e re e veshjeve e krijuar nga prodhuesi austriak i pijeve të famshme të energjisë.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...