AutoClub

KLUBI TRE SEKONDA

Rikthehet një prej sfidave më emocionuese. Por, këtë herë, protagonistet nuk janë coupé sportive, por Suv. Duke lënë mënjanë ambiciet off-road, ato përballen me njëra-tjetrën në pistë me tingullin e kuajve      

Klubi ka rihapur dyert. Duhej të ndodhte, dhe ka ndodhur. U takuam përsëri, këtë herë për të mirëpritur makina që deri disa vite më parë i kishim përcaktuar si absolutisht të pamundura për një cirkuit elitar si ky i yni. Faktikisht, protagonistet janë Suv. Por, kini kujdes, nuk janë më pak fisnike se anëtarët e zakonshëm. Janë marka historike me një traditë të gjatë dhe të lavdishme sportive si Alfa Romeo, Jaguar, Lamborghini, Porsche, duke ju shtuar edhe një Jeep me karakteristika jashtë të zakonshmes. Herezi? Mbase po, por mbase jo, duke pasur parasysh kohërat dhe dëshirën e çmendur për shërbime sportive që duket se na ka përfshirë të gjithë ne. Ato nuk janë aq të ulëta dhe të gjera sa një McLaren ose një Ferrari, por ato ecin shumë shpejt dhe me numrat në dorë kanë letrat për të provuar ngjitjen në Klubin tonë ekskluziv. Pra, le të shkojmë dhe t’i zbulojmë.

SFIDA NË QRING

Alfa Romeo Stelvio, kur doli në vitin 2017, ka krijuar kufij të rinj për sa i përket drejtueshmërisë së makinave me një qendër të lartë graviteti. Mbi këtë makinë, kontrolli, stabiliteti dhe cilësia e niveleve të drejtimit arrijnë në përsosmëri që i afrojnë ato më afër me ato të një makine të vërtetë sportive. Quadrifoglio që po prezantojmë në këto faqe, mund të mbështetet në një segment, bazament-transmision ndër më të përparuarit dhe rafinuarit me një motor 6-cilindërsh biturbo që është krijuar thuajse si një motor garash.          

SVR, ku R është për Racing, për të treguar makinat e zhvilluara nga reparti special SVO (Operacione Speciale të Automjeteve) të Jaguar. Është F-Pace më i shpejtë dhe më i fuqishëm ndonjëherë. Brenda kofanos së këtij Suv-i anglez, në fakt, ka një motor 8-cilindrësh që është në gjendje të nxjerrë një ortek të jashtëzakonshëm kuaj fuqi në asfalt dhe moment përdredhës Newtonmetro.

Çfarë mund të thuash më pas për Jeep Gran Cherokee Trackhawk? Dikush mund të mendojë se në anën tjetër të oqeanit kanë kaluar limitet, duke llogaritur 700 kuaj fuqi që prodhon motori i tij, V8 Hemi. Një Jeep duke luftuar me kronometrin? Nuk ka dyshim që jeni të hutuar, por prisni ta shihni në pistë dhe do të duhet të mendoni përsëri.   

Pra, ja ku është Lamborghini, jo Huracán dhe as Aventador, por Urus, i cili është një herë e gjysmë më i lartë se motrat e tij ku ndër opsionet që disponon, përfshihen edhe tre raportet për drejtimin jashtë rrugës. Por, kush sheh frenat siç thuhet në zhargon, nuk ka asnjë dyshim të. Në këto raste, Urus thërret në apel ADN-në e familjes dhe nxjerr jashtë grintën dhe të keqen që gjithmonë kanë karakterizuar automjetet me stemën e demit mbi kofano. 

Konkurrentja e fundit, vetëm për shkak të rendit alfabetik, Porsche Cayenne Turbo, që historikisht ka qenë e para që ka marrë këtë rrugë, duke sfiduar të gjitha ligjet e fizikës. Në Shtutgard e dinë se si bëhet një Suv sportiv dhe Cayenne që ndodhet tashmë në gjeneratën e tretë, është një shembull shumë i mirë. Një super-makinë në të gjitha aspektet.

Vendi i provës ishte pista jonë në Vairano, ku këto Suv-e specialiste sfidojnë njëra-tjetrën në përshpejtim me të dhjetat dhe të qindat e sekondës. Dhe për të përfunduar, koha e xhiros në Vairanoring. Si gjithmonë, konkurrenca ishte emocionuese.    

PROTAGONISTE

ELITE PËR PAK

Ja karakteristikat e pesë konkurrenteve tona. Shenja të veçanta: janë të gjitha të fuqishme dhe të këqija. Dhe interpretojnë mirë traditat e kompanive të tyre prodhuese   

PORSCHE CAYENNE

Turbo ishte e para Suv me karakteristikat e vërteta sportive. Gjenerata e tretë vlen për sa i përket përsosmërisë. Brenda, atmosfera është e njëjtë si gjithmonë, me treguesin e shpejtësisë në plan të parë, i rrethuar nga treguesit e tjerë, tashmë virtuale dhe çelësi i ndezjes në kroskot në të majtë. Është shumë e shtrenjtë, por ia vlen ajo që kushton.

Motori

8 cilindra, biturbo

Cilindrata

3.996 cm³

Fuqia maksimale

404 kW (550 kf)

Çmimi

LAMBORGHINI URUS

Është shumë e shpejtë dhe ju tashmë e dini këtë. Shkon kudo (kjo, ndoshta nuk është saktësisht e qartë) dhe në pistë lëviz si një makinë e vërtet sportive. Nga ana tjetër, ndarja mes pasagjerëve është më pak e gjerë se ajo e konkurrentëve të tjerë. Çmimi është i përshtatshëm për performancën, stemën dhe teknologjinë super të rafinuar që ofron.

Motori

8 cilindra, biturbo

Cilindrata

3.996 cm³

Fuqia maksimale 478 kW (650 kf)

Çmimi

ALFA ROMEO STELVIO

Më e keqja e modeleve Stelvio fsheh brenda kofanos një motor V6 biturbo të rafinuar dhe të fuqishëm me origjinë nga Ferrari. Bazamenti, transmisioni dhe amortizatorët janë po aq të vlefshme. Deri tani, është më e lira e grupit. Është shumë e fortë dhe ofron një raport perfekt performancë/çmim.      

Motori

6 cilindra, biturbo

Cilindrata

2.891 cm³

Fuqia maksimale

375 kW (510 kf)

Çmimi

JAGUAR F-PACE

Mjafton të hapësh dyert për të shijuar menjëherë stilin klasik anglez. Sediljet janë shumë të këndshme, janë të bukura dhe katër persona udhëtojnë vërtet mirë. E ndërtuar tërësisht nga alumini, SVR mund të llogarisë deri në 550 kuaj fuqi. Çmimi në të njëjtën linjë me atë që ndodhet poshtë kofanos. 

Motori

8 cilindra, kompresor vëllimi

Cilindrata

5.000 cm³

Fuqia maksimale

405 kW (550 kf)

Çmimi

JEEP G. CHEROKEE

Trackhawk është Jeep-i më atipik, ndoshta për motorin 8-cilindërsh me 710 kuaj fuqi. Një makinë e vërtetë muskuloze e prodhuar sipas traditës më origjinale yankee. Ofron një hapësirë të brendshme më të madhe dhe më shumë shkathtësi se Grand Cherokee-t e tjera. Çmimi është gjithashtu special.       

Motori

8 cilindra, kompresor vëllimi

Cilindrata

6.166 cm³

Fuqia maksimale

522 kW (710 kf)

Çmimi

HISTORIA E NJË PROVE UNIKE

APLIKOHET PREJ 14 VITESH

2005

Në edicionin e parë të Klubit zbresin në pistë Ferrari Enzo, Laborghini Murciélago dhe Porsche Carrera GT. Pas sfidës me super-makinën gjermane, fiton Enzo.   

2006

Është sërish një Ferrari, F430 F1 që mbizotëron mbi një grup të madh konkurrentësh, mes të cilëve Corvette dhe Ford GT. Ndër juristët e pranishëm ishin edhe kolegët e revistës amerikane, Road&Track.   

2007

Katër herë kampioni i Botës në Formula 1, Alain Prost promovon Audi R8. Sidoqoftë, për një të qindën e sekondës, sfidën 0-100 km/h e fiton Porsche 911 Turbo.   

2008

Është sërish Alain Prost që dekreton fituesin e Klub 2008. Rikthehet në podium Ferrari me 430 Scuderia. Më i miri në 0-100 km/h është Lambroghini Gallardo.

2009

Këtë herë, sfida është mes “merimangave” më të shpejta në botë. Veçohet Ferrari California që në sfidën 0-100 km/h në 3,90 sekonda, parakalon BMW, Jaguar dhe Mercedes.    

2010

Në këtë Klub janë dhjetë protagonistet më të mira. Në pistën e Handling, Gallardo Superleggera nuk ka rivalë. Por, 0-100 km/h i takon Porsche 911 Turbo S. 

2011

Me Lamborghini Aventador rrëzohet muri i 3 sekondave. Ia del të fitojë në fund të një sfidë të ashpër ndaj Ferrari 599 GTO, McLaren 12C dhe Porsche 911 GT3 RS 4.0.    

2016

Klubi ndryshon emër, nga “katër” në “tre sekonda”. Në pistë triumfon McLaren 675 LT, por në 0-100 km/h është Porsche 911 Turbo S që jep kohën më të mirë, 2,78 sekonda.   

TEKNIKA

JO VETËM TURBO

Shtimi i fuqisë, sistemi i amortizimit, frenat dhe shumë materiale të tjera. Rivalet tona paraqesin zgjidhje teknike të fjalës së fundit, por shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Me të njëjtin qëllim, të ecin shpejt     

ALFA ROMEO STELVIO

ERA MODENEZE

Gjashtë cilindrat në V në 90 gradë kanë origjinë fisnike. Faktikisht, rrjedh nga Ferrari 8-cilindërsh që prodhon 488 kuaj fuqi dhe nga i cili ruan një pjesë të arkitekturës themelore. Prodhon 510 kuaj fuqi, që përputhet me një fuqi specifike prej 176 kuaj fuqi/litër që është shumë e lartë. Kambio është automatike me tetë marshe. Në kushtet normale të ecjes, momenti përdredhës vjen nga rrotat mbrapa për të rrjedhur më pas te ato përpara (deri në 50%), kur ato mbrapa nisin të rrëshkasin. Modeli Quadrifoglio ka diferencial aktiv mbrapa (Alfa Torque Vectoring).              

PERFEKTE PËR PISTË

Nëse bëhet me porosi, Quadrifoglio mund të pajiset me frena karboni dhe qeramike njëkohësisht. Impianti Brembo përfshin pinca të fiksuara me 6 pistonë të vegjël përpara (në foton në të majtë). Paketa e drejtimit përdor një sistem të ri elektro-hidraulik.       

ALFA ROMEO

TË DHËNA TEKNIKE

Motori

·6 cilindra në V (90º)  

·Cilindrata 2.891 cm³

·Fuqia maksimale 375 kW (510 kf) në 6.500 xhiro/min

·Momenti përdredhës maksimal 600 Nm

Transmisioni

·Traksion integral me ndërhyrje automatike 

·Kambio automatike me 8 marshe

Gomat

·Pirelli PZero

Përpara 255/45R20 101Y

Mbrapa 285/40R20 104Y

·Kit riparimi

Përmasat dhe pesha

·Hapi 282 cm

·Gjatësia 470 cm

Gjerësia 196 cm

Lartësia 168 cm

·Pesha 1.905 kg

JAGUAR F-PACE

VETËM ALIAZH I LEHTË

Suv-i britanik është ndërtuar i gjithi me alumin (foto në të djathtë). Kjo i lejoi teknikët anglezë për të realizuar një karroceri kryesisht të ngurtë dhe të lehtë. Zemra e SVR është një motor 8-cilindërsh, 5 litra, me cilindratë të mbingarkuar me një kompresor vëllimor që lejon të përftohen vlera të mëdha të momentit përdredhës maksimal dhe të fuqisë, respektivisht 680 Nm dhe 550 kuaj fuqi. Pa vonesën tipike të përgjigjes që karakterizon disa turbo. Amortizatorët janë katërkëndësh përpara dhe multilink mbrapa. Disqet janë 22 inç.                 

STILI BRITANIK

SVR është sportive nga brenda, diçka e veçantë për këtë version dhe reflekton padyshim shumë bukuri. Sediljet përpara kanë një strukturë kryesisht të lehtë, duke përfshirë edhe mbështetësen e kokës. E njëjta gjë ndodh edhe mbrapa. Vendet janë të ndara nga një hapësirë e gjerë qendrore që vazhdon deri në pjesën mbrapa. Pjesa e treguesve të parametrave është i përbërë nga një panel i madh unik Tft i rikonfigurueshëm. 

JAGUAR F-PACE

TË DHËNA TEKNIKE

Motori

·8 cilindra në V (90º)  

·Cilindrata 5.000 cm³

·Fuqia maksimale 405 kW (550 kf) në 6.000 xhiro/min

·Momenti përdredhës maksimal 680 Nm

Transmisioni

·Traksion integral me ndërhyrje automatike 

·Kambio automatike me 8 marshe

Gomat

·Pirelli PZero

Përpara 265/40ZR22 106Y

Mbrapa 295/35ZR22 108Y

·Kit riparimi

Përmasat dhe pesha

·Hapi 287 cm

·Gjatësia 474 cm

Gjerësia 194 cm

Lartësia 167 cm

·Pesha 2.145 kg

JEEP GRAND CHEROKEE

FUQI E JASHTËZAKONSHME

I njohur gjithashtu si HellCat, motori V8 prej 6.2 litrash, i përket linjës së motorëve Hemi. Quhen kështu për shkak të dhomave të famshme të djegies hemisferike që Dodge ka prodhuar prej vitesh. Në këtë version shumë të ngarkuar dhe me një qasje tradicionale (bazamenti me gizë, koka aliazhi të lehta dhe vetëm dy valvola për cilindër), prodhon një vlerë të jashtëzakonshme fuqie. Bazamenti është përshtatur për të përballuar këtë injeksion të madh fuqie. Sistemi i frenimit i është besuar disqeve metalike me 400 mm me pinca Brembo.         

SHUMË PRESION

Motori V8 është ngarkuar me një kompresor vëllimor IHI me dy pjesë rrotulluese me dopio vida. Ai arrin deri në rreth 15.000 xhiro/min duke siguruar një presion furnizimi prej 0,8 bar. Në këtë mënyrë, fuqia shkon në 710 kuaj fuqi me një moment përdredhës maksimal 868 Nm në 4.800 xhiro/min.   

JEEP GRAND CHEROKEE

TË DHËNA TEKNIKE

Motori

·8 cilindra në V (90º)  

·Cilindrata 6.166 cm³

·Fuqia maksimale 522 kW (710 kf) në 6.000 xhiro/min

·Momenti përdredhës maksimal 868 Nm

Transmisioni

·Traksion integral me ndërhyrje automatike 

·Kambio automatike me 8 marshe

Gomat

·Pirelli PZero

295/45ZR20 110Y

·Kit riparimi

Përmasat dhe pesha

·Hapi 292 cm

·Gjatësia 485 cm

Gjerësia 195 cm

Lartësia 175 cm

·Pesha 2.418 kg

LAMBORGHINI URUS

SUPER E RAFINUAR

Motori V8 me origjinë nga Audi, në një Urus V8 arrin të sigurojë 650 kuaj fuqi dhe moment përdredhës maksimal 850 Nm që derdhen në shkallë të ndryshme në rrota sipas vendosjes që po përdoret. Në Corsa, shumica e tyre përfundojnë në rrotat e pasme përmes një diferenciali aktiv të kontrolluar elektronikisht, i cili, nga ana tjetër i ndan ato në mënyrë asimetrike (torque vectoring) sipas manovrës që kryhet. Sistemi i amortizimit ka amortizatorë dhe burime me ajër të kontrolluara elektronikisht. Frenat janë me qeramikë dhe me karbon njëkohësisht.   

PËR ÇDO SITUATË  

Sistemi Anima që është një përshtatje për administrimin e inteligjencës së rrjetit Adaptive, ka gjashtë pozicione, tre nga të cilat janë për drejtimin jashtë rrugës ose në terrene me shpejtësi të kufizuar. Pajisja vepron në të gjitha sistemet në bord (motori, kambio, traksioni integral, sistemi i amortizimit, etj).  

LAMBORGHINI URUS

TË DHËNA TEKNIKE

Motori

·8 cilindra në V (90º)  

·Cilindrata 3.996 cm³

·Fuqia maksimale 478 kW (650 kf) në 6.000 xhiro/min

·Momenti përdredhës maksimal 850 Nm

Transmisioni

·Traksion integral i vazhdueshëm

·Kambio automatike me 8 marshe

Gomat

·Pirelli PZero

Përpara 285/40ZR22 110Y

Mbrapa 325/35ZR22 114Y 

·Kit riparimi

Përmasat dhe pesha

·Hapi 300 cm

·Gjatësia 511 cm

Gjerësia 202 cm

Lartësia 171 cm

·Pesha 2.197 kg

PORSCHE CAYENNE

AMORTIZIM ME AJËR

Motori 8-cilindërsh biturbo me origjinë nga Audi në versionin e dakordësuar në Shtutgart, prodhon 550 kuaj fuqi, ndërsa edhe më shumë në versionin Turbo S. Kurba e momentit përdredhës maksimal dhe shpërndarja janë më të zhvilluara se te Suv-et italiane. Transmisioni është integral i vazhdueshëm dhe me kontroll elektronik. Sistemi i amortizimit ka burime me ajër të rregullueshëm në lartësi dhe amortizatorët me përshtatje të ndryshueshme. Kuadri teknik kompletohet me katër rrotat drejtuese të larta dhe shufrat kundër rrotullimit me komandë elektrike të furnizuara nga një linjë prej 48 volt. Trupi dhe karroceria janë realizuar me çelik me pjesë alumini.                    

DISQE SPECIALE

Me porosi, Cayenne mund të ketë frena të reja Pscb (Porsche surface coated brake) me disqe metali me diametër 415 milimetra të trajtuara në sipërfaqe me karbide. Garantojnë një fërkim më të mirë dhe një jetëgjatësi më të madhe në krahasim me këto klasiket. Pincat përpara në këtë rast kanë dhjetë pompa të vogla.      

PORSCHE CAYENNE

TË DHËNA TEKNIKE

Motori

·8 cilindra në V (90º)  

·Cilindrata 3.996 cm³

·Fuqia maksimale 404 kW (550 kf) në 5.750 xhiro/min

·Momenti përdredhës maksimal 770 Nm

Transmisioni

·Traksion integral i vazhdueshëm

·Kambio automatike me 8 marshe

Gomat

·Pirelli PZero

Përpara 285/40ZR21 100Y 

Mbrapa 315/35ZR21 111Y

·Kit riparimi

Përmasat dhe pesha

·Hapi 290 cm

·Gjatësia 493 cm

Gjerësia 198 cm

Lartësia 167 cm

·Pesha 2.250 kg

QRING

SUPER LAMBO

Në pistën tonë 2.600 metra të projektuar posaçërisht për të nxjerrë në pah cilësitë dinamike të një automjeti, më e shpejtë ishte makina e Sant’Agata

Asgjë nuk i shpëton lenteve të Vairano. Përbërësit kryesorë dhe qëndrueshmëria janë vënë në provë, të tilla si frenat, motori dhe kambio. Këtë sfidë e fiton Urus duke lënë në vend të dytë Stelvio me 1 sekondë e 7 të qindat. Kjo falë 140 kuajve shtesë që sigurohen me brutalitet të madh nga V8 e tij, por edhe për ekuilibrin e mirë të përgjithshëm, i cili lejon që e gjithë fuqia të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë. Është me të vërtet shumë i fortë, edhe nëse është më pak argëtues sesa Suv-i më i vogël milanez, i cili në aspektin e drejtimit nuk është asnjëherë i dyti. Cayenne ndjek me një distancë të shkurtër, pak më e ngadaltë në kthesat e shpejta ku humbet thuajse të gjitha 3 të qindat që e ndajnë atë nga Stelvio. Në fund më të shkëputura F-Pace dhe Grand Cherokee, kjo e fundit u shfaq pak më e lehtë ndërmjet kthesave.        

JEEP GRAND CHEROKEE

Koha e xhiros

Motori është i ekzagjeruar, por pjesa tjetër e mekanikës nuk duket e përshtatshme për trajtimin e kaq shumë kuajve fuqi. Zbukurimi tepër i butë, pavarësisht nga cilësimet e reja, shkakton ndryshime të rëndësishme të rregullimit, të cilat duhet të trajtohen me kujdes. Frenat në vështirësi pas disa xhirosh.

JAGUAR F-PACE

Koha e xhiros

Përkundër trupit të lehtë, në përzierjet e ngushta ka një inerci të caktuar. Në kthesat e vogla të shpejta kalon fillimisht nga një përshkrim i jashtëm në një futje më të lehtë. Motori shtyn shumë fort, por pa brutalitetin e turbos. Kjo e bën më të lehtë trajtimin. Frenat e përmirësuara.      

PORSCHE CAYENNE

Koha e xhiros

Mbledh pak më shumë se 3 të dhjetat e Stelvios, pavarësisht se V8 tundet aty përpara. Faktikisht, në kthesa ka tendencë të rrëshqasë pak më shumë se ç’duhet. Shufrat në pjesën e poshtme aktive dhe katër rrotat i japin asaj një dinamizëm të një niveli të lartë. Masë e lartë.      

ALFA ROMEO STELVIO

Koha e xhiros

Është padiskutim më e bukura dhe argëtuesja në drejtim. Drejtimi, i shpejtë dhe shumë i saktë, ju lejon të përkëdhelni kthesat duke përdorur të gjithë hapësirën në dispozicion. Motori V6 shtyn me shumë fuqi, ndërsa janë frenat me karbon dhe qeramikë njëkohësisht që bëjnë më shumë përshtypje.  

LAMBORGHINI URUS

Koha e xhiros

Koha e xhiros është e denjë për një makinë të vërtetë sportive. Urus është e avantazhuar në pjesën e shpejtë të pistës, por përkundër pjesës më të madhe (është e gjatë 5.11 metra), u duk e lehtësuar edhe në ngushticën me kthesa ku dëshmoi se dinte të lëvizte me gatishmëri të papritur.

Legjenda

g anësore

g gjatësore

PËRSHPEJTIMI

NISU! NISU!! NISU!!!

Prova më klasike është ende ajo që ngjall më shumë entuziazëm. Pesë Suv-et kanë realizuar kohë me të vërtetë sportive. Dhe është sërish edhe një herë, Urus që shkëlqen     

Këmba e majtë në frena, ndërsa e djathta te gazi. Shpejtësia e motorit rritet dhe bashkë me të edhe adrenalina në gjak. Vetëm disa momente ku duket se koha do të ndalet. Nisu! Pesha e Urus duket se venitet dhe Suv-i bolonjez fiton shpejtësi si një dragstor. Përshpejtimi mesatar në tre sekondat e para është rreth 1 g, çka do të thotë se mjafton për të gozhduar këdo në sedilje. Por, rritja vazhdon edhe më e fuqishme më shumë se 200 km/h. Kështu, Urus ka fituar ndaj kundërshtarëve, të cilët u mbrojtën shumë mirë: Alfa dhe Porsche të ndarë me vetëm 1 të qindën e sekondës dhe pak më shumë të shkëputura Jeep dhe Jaguar.               

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *