- Advertisement -
16.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

FORD EDGE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...


Karakter i vendosur, si në stil ashtu edhe gjatë drejtimit. SUV-i amerikan që zbarkon në Europë është më i shkathët nga sa pritej. Shumë hapësirë dhe prakticitet i lartë, por kushton mbi 50 mijë euro.

Diçiturë:

Për realizimin e setit fotografik të këtij SUV-i Ford është zgjedhur rruga e cila të dërgon në impiantin dimëror të Pila (Valle d’Aosta).

2.0 TDCi 210 KF AWD S&S Pow. Sport
ÇMIMI                               53.750  €
TAKSA                               466,98  €
MOTORI L4 turbodiesel 1.997 cm³
FUQIA MAKS. 154 kW (209 kf)
KONSUMI I homologuar 16,9 km/l
Real 12,1 km/l
EMETIME CO2 I homologuar 152 km/l
Real 219 km/l
KONKURRENTË Hyundai Santa Fe

Kia Sorento

Volkswagen Towareg

 

Një metër e njëzet. Kjo është lartësia e kofanos së modelit Ford Edge. Mjafton ky detaj që të kuptohet ndikimi i konsiderueshëm amerikan tek modeli në provë. Një lloj “muscle” SUV, me një linjë solide, e cila regjistrohet me të drejta të plota në kategorinë peshave të mesme-rënda.

Nuk është paraqitja e saj e parë. Lindur në vitin 2006 matanë Atlantikut, rishfaqet tashmë me një debutim në kontinentin e vjetër me rastin e prezantimit të gjeneratës së dytë. Vjen e disponueshme me dy motorizime, të dy 2.0 TDCi: varianti 180 kf, me kambio manuale dhe versioni i provuar, prej 210 kf, i bashkërenduar me kambion dopio friksion Powershift. Të dy versionet janë të pajisur me traksionin integral me aktivizim automatik AWD.

KA NJË QËLLIM KONKRET

Le të rikthehemi tek linja: nëse pjesa ballore, e lartë dhe e bëshme, shpreh një karakter shumë amerikan, pjesa tjetër në tërësinë e saj shpreh një karakter totalisht sportiv, i cili theksohet nga linja e pjerrët e tavanit e cila përfundon me një spoiler të madh. Për më tepër, në pjesën fundore gjendet edhe një profil shkarkimi. Një efekt që theksohet nga mungesa e kolonave qendrore të tavanit (jo të disponueshme së bashku me tavanin panoramik i cili merret si pajim opsional): praktikisht, Ford Edge duket më e gjatë se sa është realisht (4 metra e 81 centimetra). Gjithashtu, e gjitha e vendosur mbi rrotat prej 20 inç, të cilat ofrohen si pajim në seri tek konfigurimi Sport i provës, kundrejt gomave “19” të ofruara në variantet Plus dhe Titanium.

Ndërkohë të bëjmë një vlerësim të çmimit të këtij modeli SUV i cili ka si konkurrente të drejtpërdrejta koreanet Hyundai Santa Fe dhe Kia Sorento, por pa hequr dorë nga prezantimi si një alternativë e “lirë” kundrejt modeleve të luksit siç mund të jetë Volkswagen Touareg. Pra, ky model vjen i ofruar me një çmim prej 53.750 euro, me një pajim, siç shihet në vijim, tejet të pasur: një çmim realisht jo shumë amerikan, i cili rritet akoma më shumë (60.300 euro) nëse llogariten edhe pajimet e shumta opsionale të versionit të provës.

Targa gjermane nuk duhet të gënjejë: modeli Edge 2.0 TDCi 210 kf AWD Powershift Sport është i njëjtë me atë që mund të gjendet nëpër koncesionarë. Tani na mbetet vetëm të shohim çfarë gjendet në kabinë.

Kabina duket e realizuar mirë, pa qenë nevoja të duket shumë luksoze apo mondane. Materialet e ndryshme të përdorura, për shembull, për realizimin e kroskotit, pjesët anësore të dyerve, komandat dhe sediljet (me një strukturë të realizuar), janë të një cilësie të lartë. Në përgjithësi, cilësia e montimit është e një niveli të lartë.

Dyshemeja e lartë është e pëlqyeshme: mirëpo, krahasuar me rivalet qëndrimi kundrejt dyshemesë është më i lartë. Nga ana tjetër: xhami i pjerrët është aty, në fund, i larguar nga pozicioni i drejtimit. Gjithashtu, diçka më shumë unike sesa e rrallë, është se duken edhe cepat e kofanos. Mbase në këtë lloj plani të pjerrët mund të përfitohej pak më tepër hapësirë tek koka, por tavani panoramik me perde elektrike i pranishëm tek ekzemplari i provuar e bën të heqë dorë nga disa centimetra: megjithatë edhe personat e një shtatlartësie mbi mesataren, nuk hasin probleme gjatë qëndrimit. Vlen të përmendet edhe gjerësia e kabinës: gati një metër e 45 centimetra para, me 27 centimetra ndërmjet sediljeve, ndërsa prapa arrihet deri në një metër e gjysmë në lartësinë e supeve. Tek sediljet, tepër të rehatshme, spikasin rregullimet elektrike (të cilat përshihen edhe në variantin opsional “pjesërisht lëkurë”) dhe ngrohja e dyshemesë dhe timonit, edhe këto të fundit të ofruara si pajim në seri: një avantazh më shumë për klientët e vendeve të ftohta. Asnjë përjashtim edhe për ndenjësen e pasme, i konfiguruar për dy, por në të cilin mund të zërë vend me lehtësi edhe një person i tretë (paneli qendror është disi i ulët). Ndenjëset, prej 47 centimetra, nuk janë shumë të thella, por në këmbim gjithkush mund t’i sistemojë rregullisht këmbët.

Në panelin qendror, krahas difuzorëve të orientueshëm të ventilimit, gjenden edhe prizat prej 12 dhe 230 V. Gjithashtu janë të pranishme edhe komandat e ngrohjes së sediljeve: një lloj paranteze duke qenë se në modelin e provuar nuk gjenden. Një detaj i veçantë: rripat e pasme të jashtme janë më të trashë se zakonisht, për më tepër vetëfryrëse, për të reduktuar tronditjet në rast përplasjeje. Një pajim shtesë i cili nuk duhet ngatërruar me pajimin standard prej shtatë airbag, të cilët vijnë të ofruar në seri në këtë model.

NGARKESA FAMILJARE

Edhe bagazhi meriton një seksion të veçantë, edhe pse tek një mjet i një prerjeje të tillë mund të mendohet se është gjigant. Megjithatë, kjo gjë është vetëm pjesërisht e vërtetë. Dyshemeja, e cila është më e ulët se ajo e rivaleve, është disi e parehatshme për shkak të pragut të lartë të derës së bagazhit: në këmbim bagazhi është i thellë dhe ka një koeficient të lartë shfrytëzimi. Pra, mund të mbajë shumë valixhe dhe 479 litrat e matura – së bashku me 29 litra të disponueshme në dy hapësirat që gjenden poshtë kapakut të dyshemesë – janë më se të mjaftueshme për një familje (megjithatë kompania deklaron 602 litra). Nga ana tjetër, mbështetëset e fraksionuara mund të shtrihen si nga ana e sediljes po ashtu edhe nga ana e bagazhit (megjithatë, pjesa më e madhe, ashtu siç ndodh shpesh, është e rëndë për tu lëvizur). Diçka tjetër, e cila nuk është një risi, është edhe hapja ose mbyllja e derës së bagazhit duke prekur poshtë dyshemesë. Megjithatë, është gjithmonë komode dhe funksionon mirë, me kusht që të jeni të shpejtë për largimin e menjëhershëm të trupit.

E MADHE, POR E SHKATHËT

Përreth pozicionit të drejtimit gjejmë të shpërndara komandat në formë “ishujsh”: në pjesën anësore të dyerve, në bllokun e ndriçimit, tek timoni (i cili rezulton disi i ngarkuar) dhe tek paneli qendror, ku doreza është e vogël.

Pozicioni i drejtimit është i rehatshëm, me një ndenjëse të lartë, me gjunjë të përthyer dhe timon të pjerrët. Në këtë pozicion dominues përballesh me trafikun; gjëja e parë që vjen ndërmend është pesha prej 2.1 ton e matur nga qendra e provave. Vërtetë janë shumë, por me sa duket Suv-i amerikan as nuk e mendon këtë gjë, sepse lëviz në mënyrë të shkëlqyer edhe në trafikun urban. Në fillim duhen kuptuar mirë përmasat gabarite të pjesës së poshtme të karrocerisë dhe të zonës së rrotave. Për këtë rezulton e dobishme edhe kamera e përparme prej 180⁰, një pajim opsional prej 250 euro. Gjithashtu, gjatë manovrave, për të mbuluar pjesën në të cilën nuk arrin syri i drejtuesit, vihen në shërbim kamera e pasme dhe sensorët e parkimit, të cilët ofrohen si pajim në seri.

Pas disa kilometrash rritet vetëbesimi dhe shijohet kënaqësia e Edge, meritë kjo e ndërthurjes midis motorit të fuqishëm 2.0 TDCi dhe kambios automatike me doreza në timon. Motori disponon një moment përdredhës në regjime nën 2.000 xhiro: pikërisht ajo që nevojitet për ta bërë makinën më të “lehtë”. Kambio, tejet fluide dhe e shpejtë në pozicionin Drive, mendon për pjesën tjetër dhe mundëson një udhëtim me një ritëm të lartë pa qenë nevoja të sforcohet. Pastaj, nëse shfrytëzohen deri në fund 4.500 xhirot, janë më se të mjaftueshme për të udhëtuar me shkathtësi, pa disponuar performanca të shkëlqyera.

Mirëpo vetëm pasi largohet nga qyteti, del në pah shpirti i këtij modeli Suv. Timoni adaptiv, në seri tek modaliteti Sport, është i gatshëm dhe i rregullt dhe nxjerr maksimumin nëpër kthesa. Zbulohet kështu një shkathtësi më e lartë nga ajo që pritej dhe një zhurmë rrokullisje e ulët. Kjo gjë nuk duhet të habisë, sepse baza mekanike është e njëjtë me S-Max, modeli i madh monovolum më i këndshëm për tu drejtuar. Sigurisht, peshat dhe kalibrimi i suspensioneve janë të ndryshme, por vlefshmëria e “skemës” është e konfirmuar.

Edge nuk është vetëm e gjallë dhe e këndshme, por edhe e sigurt, siç konfirmohet nga testet e zhvilluara në pistë: karroceri e bëshme, shasi e qëndrueshme me oshilacion të ulët të sustave dhe amortizatorëve, së bashku me sistemet elektronike efikase dhe jo penguese. Duke mbajtur gjithmonë parasysh që traksioni këtu është integral: një detaj i rëndësishëm duke qenë se duhet shkarkuar në tokë një moment përdredhës i konsiderueshëm, apo për përballjen me terrenet e rrëshqitshëm, megjithëse jo në kushte ekstreme.

Është një Suv dinamik, edhe pse për këtë mund të humbasë diçka në drejtim të shkathtësisë së sjelljes, mbi të gjitha në profilin e komfortit. Faktikisht, shasia nuk është kurrë e ashpër dhe në autostradë mund të përshkohen shumë kilometra në një ambient të këndshëm. Megjithëse, nëse pjesa më e madhe e peshës eliminohet nga motori, shasia dhe kambio, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për momentin e inercisë së gjeneruar gjatë frenimit: hapësira e ndalimit nuk bën pjesë ndër më të ulëtat, gjë e cila theksohet akoma më tepër në testin në të ftohtë nga 100 km/h.

Së fundmi, le të vlerësojmë konsumin: nuk pritej një përshkueshmëri për rekord, por gjithsesi Edge nuk rezultoi shumë e etur. Mesatarisht realizon 12 km/litër dhe në ambientin urban arrin 11.5 km/litër, gjithashtu falë 69 litrave të serbatorit nuk ka nevojë të ndalojë shpesh nëpër pika karburanti.

JASHTË ASFALTIT SHPREH MË TEPËR CILËSI PREJ SUV SE OFF-ROAD, MEGJITHATË SHKATHTËSIA ËSHTË E SIGURUAR

LINJË SOLIDE, E NGARKUAR, ME PJESË ANËSORE TË LARTA DHE DISQE PREJ 20 INÇ. DHE PROFILET E PJESËS SË PASME

NUK DUHET TË GËNJEHENI NGA PRERJA AMERIKANE: MAKINA ËSHTË E SHKËLQYER DHE NËPËR KTHESA SHPALOS NJË KARAKTER TË FORTË

ANALIZA EKONOMIKE

NDËRRIM ME LEVERDI

Në pajimin e pasur në seri të Edge Sport mungonin pothuajse vetëm veshjet “pjesërisht” lëkure, të disponueshme për 1.500 euro. Prandaj Ford, gjithmonë besnike ndaj traditës për t’i bërë të aksesueshme pajimet e luksit, i ofron falas në fazën e para-lançimit (brenda shtatorit), për variantet Sport dhe Titanium. Për më tepër, me anë të ndërrimit të një mjeti tjetër apo heqjes së një modeli të vjetër, falë edhe kontributit të koncesionarit, përfitohen deri 5.300 kursime. Pra, varianti Edge i provuar, e pajisur me veshje lëkure, vjen me një çmim promocional prej 48.450 euro kundrejt çmimit normal prej 55.250 euro të çmimit normal: dmth. 6.800 euro më pak. Të cilat pa një mjet të përdorur për të hequr, zbresin në 5.300 euro. Nga një vlerësim del që ata që ndërrojnë një mjet të përdorur prej 6 vitesh, por me cilindratë prej mbi dy litra apo të një marke Premium, përfitojnë edhe një ulje deri 1.500 euro.

MIRËMBAJTJA

Çmimi në euro

SHËRBIMI I PARË

FENERI I PARË

PARAFANGO I PËRPARMË

GODITJE PRITËSI

FERROTAT E PËRPARME

DISQET E FRENAVE TË PËRPARME

GAMA

Çmime në euro

2.0 TDCI 180 KF S&S AWD

2.0 TDCI 210 KF S&S AWD POWERSHIFT

RUAJTJA E VLERËS NË KOHË

EDGE 2.0 TDCI 210 KF AWD POW. SPORT

Çmimi (në euro) pa opsione shtesë

Vlera

Duke marrë parasysh një përshkueshmëri prej 69.000 km në tre vitet e para dhe 99.000 km në pesë vite.

AKSESORËT KRYESORË

Çmime në euro                                    në seri

ÇMIMI I VETURËS NË PROVË

AIRBAG PËRPARA, ANËSOR DHE PERDE

AIRBAG PËR GJUNJËT E DREJTUESIT

ANTIFURT ME ALARM

SHASI SPORTIVE

AUTORADIO ME PORTA AUX/2 USB

SINJALIZIM I RUAJTJES SË KORSISË

KAMBIO AUTOMATIKE ME DOPIO FRIKSION

DISQE ALUMINI 20 INÇ

KLIMATIZATOR AUTOMATIK BIZONË

FENERË LED ME PËRSHTATËS NDAJ VERBIMIT

FRENIM AUTOMATIK DHE DALLIM KËMBËSORËSH

VESHJE LËKURE

LIMITIM INTELIGJENT I SHPEJTËSISË

MYKEY I PERSONALIZUAR

NAVIGATOR SATELITOR

PARKASSIST

PORTË E PASME ELEKTRIKE DHE SMART KEY

RREGULLUES AKTIV I SHPEJTËSISË

PASQYRA ELEKTRIKE DHE ME NGROHJE

RROTË REZERVE 17 INÇ

SHTRIRJE E SEDILJES SË PASME (60/40)

SEDILJE TË PARA SPORTIVE ME NGROHJE

SENSORË PARKIMI PARA DHE PRAPA

TIMON ADAPTIV

KAMERA PARA PREJ 180⁰

KAMERA PRAPA

TAVAN PANORAMIK ME HAPJE ELEKTRIKE

BOJË METALIKE

XHAMA PRAPA TË ERRËT

Me të kuqe: të pranishme në makinën në provë.

Shënime: 1) me 12 altoparlante, radio Dab, subwoofer; 2) me monitorim të vëmendjes së drejtuesit; 3) pjesërisht lëkure, me 10 rregullimet elektrike të sediljeve të para, memorizim në pozicionin e drejtimit; 4) Sync 2, monitor touch prej 8 inç; 5) ngrohje edhe për timonin; 6) nuk përshtatet me shiritat në tavan.

Diçitura:

Edge është e bëshme dhe mikpritëse, sidomos prapa, me një  hapësirë më se të mjaftueshme për këmbët. Detajet e brendshme të luksit, si pajime opsionale, përfshijnë rregullimet elektrike të vendeve të para. Ndërsa, ngrohja e sediljeve të pasme nuk është akoma e disponueshme, megjithatë, janë të  pranishme portat dhe prizat prej 12 dhe 230V.

Pozicioni i lartë dhe komod i drejtimit ngjall dëshirën për tu ulur në timon. Ndërkohë, në përballjet me ndonjë kthesë të fortë, modeli Edge nuk tërhiqet duke shprehur një dinamicitet dhe kënaqësi të paparashikuar.

ANALIZA E NDËRLIDHJES

GJITHÇKA ME ANËN E PREKJES

SISTEMI SYNC 2 me Sony touch navigation, në seri tek Edge Sport, është tashmë i shpërndarë në të gjitha modelet kryesore të kompanisë. Prezantohet me një monitor qendror prej 8 inç, i pjerrët dhe i nënshtrohet ndonjë reflektimi. Nuk ka butona fizikë (por vetëm rrotullën e volumit dhe komandat e radios, pak më poshtë), as kontrollin e largët në panelin qendror. Funksionet e ndryshme të sistemit menaxhohen përmes ekranit touch, jo gjithmonë reaktiv: kështu për veprimet dhe kalimet nga një menu tek tjetra mund të duhet pak kohë më tepër. Pamja bazë është e ndarë në “seksione”: kjo është mënyra me të cilën mund të aksesohen menjëherë opsionet e preferuara, si ato të telefonit, të navigatorit satelitor, ato multimediale dhe të klimas. Nën-menu të shumta dhe të pasura, të cilat nevojitet të studiohen disi. Harta e navigatorit është e qartë dhe udhëzimet zanore janë preçize; njëkohësisht i shpejtë funksioni i rrëshqitjes së hartës. Një karakteristikë  e rëndësishme e Sync 2 qëndron tek komandat zanore, sa më shumë përdoren frazat dhe formulat e paracaktuara aq më efiçente rezultojnë. Shprehin një nivel më të lartë kompletimi shërbimet e lidhura me telefonatat apo kërkimin e stacioneve të radios. Lidhja me internetin është e limituar në shfrytëzimin e trafikut të telefonit personal.

KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME
PËRMASAT E EKRANIT 8 inç
TOUCH SCREEN PO
POZICIONI & SHIKUESHMËRIA
CILËSIA E PAMJES
AKSESI TEK KOMANDAT
TELEFONI
NDËRLIDHJA BLUETOOTH PO
RILIDHJA AUTOMATIKE PO
KOMANDA ZANORE
KOMANDIMI NGA TIMONI PO
CILËSIA E ZËRIT & MIKROFONIT
NAVIGIMI
FUTJA E ADRESËS
KOMANDA ZANORE
NDËRPRERJA E UDHËTIMIT
KONTROLLI I VOLUMIT
HARTA TË REJA KARTË SD
PËRSËRITJA E UDHËZIMEVE EKRANI
SAKTËSIA DHE QARTËSIA
RADIO DHE AUDIO  
KËRKIMI I FREKUENCËS
MEMORIZIMI I KANALEVE
KOMANDIMI NGA TIMONI PO
LEXUES CD JO
CILËSIA E TINGULLIT
STREAMING NGA CELULARI PO
NDËRLIDHJA  
LIDHJA ME INTERNETIN 1
APLIKACIONE TË DEDIKUARA JO
INDEKSI I SIGURISË

Shënime: 1) e mundur përmes paketave të smartphone.

 

Diçitura:

Disi të zhytura portat USB, AUX dhe SD, të pozicionuara poshtë panelit qendror. Pak më majtas, porta 12 V e dedikuar për pasagjerin dhe plani “kalues” poshtë panelit. Në faqen tjetër, kroskoti mbi panel Lcd, me sektorë në formë analoge. Lart në anën e djathtë, monitori touch prej 8 inç, me hartën e navigatorit dhe kameran e parë.

ANALIZA TEKNIKE

LUFTË TOTALE NDAJ ZHURMËS

EDGE, lind në Kanada, prej nga ku eksportohet drejt SHBA dhe shumë tregjeve të tjera, ku bëjnë pjesë edhe ato europiane. Baza është platforma C/D, nga e cila janë gjeneruar edhe Mondeo, Galaxy dhe S-Max: prandaj, janë të pranishme suspensione MacPherson para dhe të tipit multilink në aksin prapa, të dy me krahë prej aliazhi të lehtë për të reduktuar peshën, ndërsa motori është versioni diesel dy litra i ofruar në dy variante, respektivisht 180 dhe 210 kf. Ky i fundit i montuar në modelin e provuar është e pajisur me turbo të dyfishtë në seri dhe bashkërendohet ekskluzivisht me kambion me dopio friksion me gjashtë raporte. Traksioni integral aktivizohet automatikisht përmes një friksioni të kontrolluar nga një paketë që merr informacione nga 25 sensorë dhe transferon deri 50% të momentit përdredhës tek aksi prapa. Shumë rëndësi i është kushtuar eliminimit të zhurmave që depërtojnë në kabinë, e cila arrihet me përdorimin e një shasie të ngurtë, duke limituar shqetësimin e ardhur nga motori dhe impianti i shkarkimit dhe duke përdorur veshjen integrale të pjesës së poshtme të makinës dhe xhama të dyfishtë jo vetëm në pjesën e përparme, por edhe për tavanin panoramik dhe xhamat e para. Gjithashtu, përmes tre mikrofonave, sistemi Active noise identifikon zhurmat që filtrojnë në kabinë dhe përmes altoparlantëve të impiantit audio, emeton një tingull i cili redukton nivelin e shqetësimit të shkaktuar.

Diçiturë:

Ford Edge nuk është një fuoristradë e pastër, por falë lartësisë nga toka prej rreth 20 centimetra dhe traksionit integral, arrin të interpretojë më së miri sipërfaqet e pa asfaltuara mesatare dhe e përballon më së miri terrenin e çrregullt.

TË DHËNA TEKNIKE

Motori

  • I montuar përpara, tërthorazi, diesel
  • 4 cilindra në linjë
  • Diametri i pistonit 85,0 mm
  • Korsa 88,0 mm
  • Cilindrata 1.997 cm3
  • Fuqia maks. 154 kW (209 kf) në 3.750 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 450 Nm nga 2.000 deri 2.250 xhiro/min
  • Bllok cilindrash prej gize, testata prej aliazhi të lehtë
  • 2 boshte me gunga në testatë, 4 valvula për cilindër (zinxhir)
  • Injeksion direkt common rail, dy turbo dhe intercooler
  • Katalizator Lnt për oksidet e azotit

Transmisioni

  • Traksion integral me aktivizim automatik
  • Kambio automatike dopio friksion me 6 marshe

Gomat (përmasat bazë)

  • 225/45R20 105W
  • Gomë rezervë

Karroceria

  • Sport Utility, 5 dyer, 5 vende
  • Aksi i parë MacPherson, sustë helikoidale, bosht stabilizues
  • Aksi i pasmë multilink me katër leva e gjysmë, sustë helikoidale, bosht stabilizues
  • Amortizatorë hidraulikë
  • Frenat me disk, autoventiluese, Abs dhe Esp
  • Sistem drejtimi me kremaljerë dhe asistencë elektrike
  • Serbatori 69 litra

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 285 cm
  • Karrexhata para dhe prapa 166 cm
  • Gjatësia 481 cm – Gjerësia 193 cm – Lartësia 169 cm
  • Pesha 1.949 kg, me ngarkesë të plotë 2.555 kg, e rimorkiueshme 2.000 kg
  • Bagazhi nga 602 deri 1.847 litra

Prodhuar në

  • Oakville (Kanada)

 

Diçiturë:

Poshtë dyshemesë së bagazhit gjendet goma rezervë prej 17 inç, i disponueshëm në seri: tepër praktike dy zgavrat për mbajtjen e sendeve. Lart, tavani panoramik me perde elektrike, një opsional prej 1.500 euro: nuk përfshihen trarët mbi tavan.

ANALIZA STATIKE

CILËSIA

Ndryshe nga makinat amerikane të prodhuara për tregun e brendshëm, Edge nuk është dhe aq keq, përkundrazi. Ndër të tjera, oferta për tregun europian është më e lartë se ajo amerikane dhe detajet duhet të ruajnë të njëjtin nivel. Pavarësisht kësaj, në disa vende gjenden detaje negative, të cilat mund të lidhen me teknologjinë prodhuese, si lyerja e pjesshme e pjesës së brendshme të kofanos së motorit, ose që vijnë si pasojë e një montimi jo ideal, siç mund të jetë vendosja e kofanos kundrejt parafangos së majtë. Në përgjithësi, karroceria nuk shfaq parregullsi të tjera të dukshme, përkundrazi, vihet re një përkujdesje ndaj detajeve, si guarnicionet e plota të dyerve (pjesë e një strategjie për të reduktuar zhurmën që filtron në kabinë) dhe kroskoti i gjithi prej materiali të butë dhe me një cilësi montimi të lartë. Faktikisht, vetëm një profil pranë instrumenteve formon një hapësirë më të madhe se duhet me pjesët e tjera, gjë e cila mund të thuhet edhe për vendosjen e kroskotit dhe panelit qendror kundrejt njëri-tjetrit. Një cilësi e lartë edhe për sediljet, prej mikrofibre dhe lëkure, të projektuara më së miri: krahas veshjes së tapicerisë, janë të pajisura me shina rrëshqitjeje të mbuluara nga kapakë të mëdhenj plastikë, gjithashtu me rregullime elektrike të cilat mund të memorizohen. Edhe nga këndvështrimi i funksionalitetit nuk është keq: komandat aktivizohen lehtësisht, pavarësisht korsës së volumit disi të gjatë, mbajtëset e sendeve janë të pajisura me një shtresë fundore gome kundërzhurmës dhe bagazhi është tërësisht i veshur me moket të një cilësie të lartë. Në bagazh, bien në sy korniza prej metali të zmusuar të dyshemesë dhe ganxhat për shiritat mbajtës të bagazheve.

JASHTË

SIPËRFAQET E KARROCERISË

XHOKO DHE PROFILET

SHASIA

IZOLIMI DHE GUARNICIONET

BRENDA

MATERIALET DHE MONTIMI

SEDILJET

FUNKSIONALITETI

HAPËSIRA DHE SHIKUESHMËRIA

Përmasat në centimetra, këndet në gradë

Nëse kërkoni hapësira, Edge nuk do të zhgënjejë. As në praninë e tavanit panoramik për të cilin sakrifikohen disa centimetra në lartësi mbi kokë. Megjithatë distanca boshe mbetet e lartë, si për këmbët (edhe prapa) po ashtu, sidomos në gjerësi: megjithatë, mund të udhëtojnë më së miri edhe pesë persona. Akses i rehatshëm.

PËRMASAT E KOLONËS SË MAJTË

KËNDET E ERRËTA

SHIKUESHMËRIA E PASME E PENGESAVE (LART. 70 cm) mbi 10 m

POZICIONI I DREJTIMIT

Shtatlartësia e drejtuesit

I GJATË (mbi 180 cm)

MESATAR (nga 170 deri 180 cm)

I SHKURTËR (nën 170 cm)

Përmasa në centimetra

Aksi i derës

Plani i rrugës

Të gjitha prerjet e personave mund të përshtaten, falë hapësirës së bollshme. Pozicioni është me trup të drejtë dhe gjunjë të përthyera, me timon të pjerrët.

  • Guarnicionet e dyerve të plota dhe të një cilësie të lartë: e izolojnë më së miri kabinën.
  • Shinat e sediljeve të ngritura kundrejt dyshemesë dhe me kapakë të mëdhenj plastike.
  • Kofano e motorit jo i mbështetur mirë kundrejt parafangos së majtë (djathtas është më mirë).
  • Paneli i poshtëm i kroskotit me një hapësirë shumë të madhe pranë

BAGAZHI

Përmasa në centimetra

KAPACITETI I PËRGJITHSHËM (litra)

PREJ TË CILAVE NËN DYSHEME (litra)

Mbase pritej diçka më tepër. Por 508 litra – duke përfshirë xhepat poshtë dyshemesë – janë më se të mjaftueshme për disa pushime familjare; për më tepër bagazhi është i thellë. Larmi aksesorësh: ndriçim, ganxha, zhbllokim direkt i mbështetëseve nga bagazhi. Hapje automatike e derës në seri.

ANALIZA DINAMIKE

TË DHËNAT E VETURËS NË PROVË

KILOMETRA TË PËRSHKUARA

PESHA (kg)

SHPËRNDARJA E MASËS

GOMAT         PIRELLI SCORPION VERDE   225/45R20 105W

SHPEJTËSIA

MAKSIMALE (km/h)

REGJIMET

NË SHPEJTËSI MAKSIMALE (në VI)

NË 130 km/h (në IX)

GABIMI TAKIMETRIT NË 130 km/h (%)

KONSUMI NË D

Shpejtësia në km/h                  km/litër

REZISTENCA

Në 100 km/h (kW/kf)

RENDIMENTI

Në 100 km/h (%)

KONSUMI MESATAR

Përshkueshmëria dhe autonomia

Lloji i rrugës                km/litër            km

URBANE

NDËRURBANE

AUTOSTRADË

MESATARJA REALE

MESATARJA E HOMOLOGUAR

GABIMI TRIP COMPUTER (%)

PËRSHPEJTIMI

Shpejtësia në km/h

Koha në sekonda

400 METRA NGA VENDI

SHPEJTËSIA E DALJES (km/h)

1 KM NGA VENDI

SHPEJTËSIA E DALJES (km/h)

PËRSHPEJTIMI NË D

Ngarkesë min./maks.

Shpejtësia në km/h

Koha në sekonda

1 KM NGA 70 KM/H

SHPEJTËSIA E DALJES (km/h)

30-60 km/h NË III

PROVA DINAMIKE

Kapja me asfaltin dhe qëndrueshmëria

PËRSHPEJTIMI ANËSOR

NDËRRIMI I KORSISË

NË ASFALT TË LAGUR

NË VIJË TË DREJTË

NË KTHESË

Edge i kryen testet pothuajse me nota të plota, duke rezultuar e shkathët, pa aq sa efiçente dhe e sigurt  në situatat e emergjencës. Tek ndryshimi i korsisë në asfalt të lagur, timoni është i shpejtë dhe i lehtë, por komunikues. Shumë e mirë sjellja gjatë ndryshimit të drejtimit, me një Esp të kalibruar mirë. Gjatë provës së stabilitetit në vijën e drejtë mbi asfalt të thatë, rezulton me një progresion të mirë të aksit prapa dhe një stabilitet i lartë. Kur rimarrja e trajektores vihet re një ngritje e lehtë e rrotës së pasme të brendshme, jo për tu shqetësuar; Esp i përpiktë, por pa e tepruar. Në testin e qëndrueshmërisë në kthesa, timoni është shumë i gatshëm, rrokullisja e rregullt dhe shkathtësia e lartë.

XHIRO E PISTËS

FORD EDGE                         1’31”17

KONKURRENTI MË I MIRË I PROVUAR

HYUNDAI SANTA FE        1’31”18

Mahnit për shkathtësi. Tepër e sigurt, rrokullisje e rregullt. Motor i fuqishëm, kambio e mirë. Frena rezistente.

KTHESA JUGORE

KTHESA VERIORE

FOTOCELULA

Përshpejtim maksimal

Përshpejtim i pjesshëm

Frenimi

Performancat e nxjerra në pistën e Vairano (PV) nga qendra e provave të Quattroruote

MANOVRUESHMËRIA

DIAMETRI MINIMAL I KTHESËS

RROTULLIME TË TIMONIT

PESHA E TIMONIT NË MANOVËR

PESHA E FRIKSIONIT

FRENIMI

Hapësira e frenimit dhe ngadalësimi

Kushtet                       metra

100 ME NGARKESË MINIMALE

100 ME NGARKESË MAKSIMALE

180 ME NGARKESË MINIMALE

100 NË ASFALT TË THATË + ZHAVORR

100 NË ASFALT TË LAGUR + AKULL

Hapësira ndalimi në të ftohtë më të larta se mesatarja (dhe një vlerë modeste ngadalësimi). Ndërkohë, sjellje e mirë në terrenet e çrregullta.

REZISTENCA E FRENAVE

Hapësira e ndalimit në metra

E DOBËT

MESATARE

OPTIMALE

10 frenime nga 100 km/h me ngarkesë të plotë

Përmirësohet disi rendimenti i impiantit në të ngrohtë, por hapësirat e ndalimit mbeten në një mesatare disi të lartë. Nuk regjistrohet faring, e lartë fërshëllima. Pedali i ruan pothuajse të pandryshuara karakteristikat e korsës dhe peshës.

AERODINAMIKA

CX RRUGOR

SIPËRFAQJA BALLORE

KOMFORTI AKUSTIK

Indeksi i artikulimit (A. I.)

I DOBËT

MESATAR

OPTIMAL

Kushtet

NË ASFALT

NË ASFALT DRENAZHUES

NË ZHAVORR

PËRSHPEJTIM MAKSIMAL

Shumë silencioze në shpejtësi të lartë, nuk i shqetëson pasagjerët as gjatë ndezjes. Suspensione efikase.

VIBRIMET SEDILJA E DREJTUESIT

I DOBËT

MESATAR

OPTIMAL

NISJE

NDALIM

REGJIM MINIMAL

KOMFORTI I SUSPENSIONEVE

Para

Prapa

I DOBËT

MESATAR

OPTIMAL

ZHAVORR

SHKALLËZIM

KANALE KULLIMI

SHINA

PLLAKA

PRAG HYRËS

ANË POZITIVE

Sjellja në rrugë. Nuk merrej për e mirëqenë një shkathtësi e tillë, duke patur parasysh gabaritet dhe peshën. Ndërkohë Edge bën gjithçka për të qenë e kënaqshme dhe e sigurt.

Hapësira. Tepër komode për katër persona, por mund udhëtohet mirë edhe pesë. Ka shumë hapësirë para, po ashtu edhe për ata që ulen prapa. Për më tepër qëndrohet lart nga toka, pikërisht si në një mbretëreshë të kategorisë Suv.

ANË NEGATIVE

Frenimi në të ftohtë. Në testin nga 100 km/h hapësirat e ndalimit janë të gjata. Megjithatë, shpreh një sjellje shumë të mirë në terrenet e çrregullta.

Çmimi. Është realisht shumë i lartë edhe nëse merret parasysh pajimi i plotë, motori i fuqishëm dhe kambio automatike. Këtu rrezikon vërtetë të rifusë në lojë markat më prestigjioze.

VLERËSIMI
POZICIONI I DREJTIMIT Pozicion dominues, me shumë hapësirë dhe një përshtatshmëri të lartë, falë komandave elektrike. Sedilje sportive komode dhe me ngrohje, po ashtu si edhe timoni.
KOMANDA DHE INSTRUMENTE Kuadri i tipit të S-Max/Mondeo, me instrumente dixhitale të këndshme, por jo me lexueshmëri të shpejtë. Po ashtu si nuk është e lehtë në fillim të gjendet komanda e duhur mbi panel.
AUDIO DHE NAVIGATORI Në seri sistemi Sync 2, me Sony touch navigacion, radio Dab dhe monitor prej 8 inç, jo shumë reaktiv në të prekur. Komanda zanore të rregullta me përdorim të frazave të paracaktuara.
KLIMATIZATORI Një klimatizator automatik bi-zonë i mirë kalibruar, i cili mund të përdoret më lehtësisht përmes pamjes në monitor. Prapa, gjenden difuzorët e orientueshëm.
SHIKUESHMËRIA Në fillim haset vështirësi me përmasat e elementeve anësore. Kolonat e tavanit janë të gjera: kamerat e pasme dhe sensorët ofrohen në seri; kamera para disponohet si pajim opsional.
CILËSIA E MONTIMIT Është e një niveli të lartë, me përdorim materialesh të mira, por jo luksoze. Bashkime të përkujdesura, me disa luhatje jashtë dhe brenda.
AKSESORËT Konfigurimi i pasur Sport ka në seri të disponueshme shumë më tepër se nevojitet. Gjithashtu janë shtuar shumë aksesorë si opsional, në kontekstin e komfortit, cilësisë dhe sigurisë.
PAJISJET E SIGURISË Shtatë airbag, limitues inteligjent i shpejtësisë, frenim automatik dhe sinjalizim këmbësorësh. Si pajim opsional, adaptive cruise control dhe fenerë Led adaptiv.
HAPËSIRA Katër persona udhëtojnë më së miri. Hapësirë më se e mjaftueshme, para në gjerësi dhe prapa ka vend me bollëk edhe për këmbët. Akses pa shumë probleme.
BAGAZHI Kapaciteti është më i ulët se ai i deklaruar: 479 litra, kundrejt 602 litra. Gjithsesi, është një vlerë e pranueshme për një familje. Hapje automatike e derës së pasme. Plan ngarkimi i parehatshëm.
KOMFORTI Tepër silencioze gjatë udhëtimit, e mirë izoluar nga ambienti i jashtëm (përjashto disa fëshfërima) dhe me suspensione që punojnë shumë mirë (sidomos përpara).
MOTORI Një motor dy litra biturbo i ushqyer mirë, i cili tërheq 2 ton e gjysmë pa u përkulur aspak. Megjithatë përkeqësohet disi tingulli kur kalohet në regjime shumë të larta.
PËRSHPEJTIMI Tek 0-100 km/m arrihet deri nën 10 sekonda, me një ndjesi të mirë kthjelltësie. Edge nuk është një makinë me nisje të shpejtë, por me shtimin e distancës rikuperon.
RIMARRJA E SHPEJTËSISË Megjithëse jo me kohë për rekord, midis 450 Nm të motorit diesel dhe përgjigjes së kambios automatike, rimerret shpejtësia me shumë lehtësi. Gjë e cila është pikërisht ajo që duhet.
KAMBIO Një kambio automatike dopio friksion e ëmbël dhe e shpejtë në Drive, e cila ka një sjellje të shkëlqyer edhe me dorezat në timon. Ndryshime të shpeshta me pedalin eficent. Pozicione të sektorit jo shumë të përcaktuara.
TIMONI Tejet i shpejtë, i drejtpërdrejtë, tepër progresiv dhe me një ndjeshmëri të lartë. Gjithashtu, tejet preçiz në këndet e ngushta. Gjë e cila gjithsesi nuk merrej për e mirëqenë.
FRENAT Përgjigja në të ftohtë nuk është bindëse, me vlera ngadalësimi jo të kënaqshme. Një performancë e mirë me ngarkesë maksimale, pa fading. Pedali mbetet i njëtrajtshëm.
NË RRUGË Karakter imponues, por shkathtësia është më e lartë se pritshmëritë, duke marrë parasysh dimensionet. Gjithmonë e sigurt, e këndshme dhe me kontrolle efikase.
KONSUMI Pesha dhe koeficienti aerodinamik (Cx) nuk e favorizojnë. Realizohen mesatarisht 12 km/litër, mbi 11 në rrugë urbane. Falë serbatorit prej 69 litra ruhet gjithmonë një autonomi e lartë.
ÇMIMI Çmimi i shtitjes së modelit tonë Edge Sport fillon nga një kuotë e lartë: 53.750 euro. Me pajimet opsionale të pranishme, çmimi i saj i tejkalon 60.000 euro.
GARANCIA Mbulim prej dy vitesh, me kilometrazh të palimituar, dmth. minimumi i lejuar nga ligji. Megjithatë mund të blihet paketa pesë vite/120.000 km për 1.050 euro.

 

PËRMBLEDHJE

ZBARKON NË EVROPË, Ford Edge, ashtu siç di vetëm ajo! Pa ato përmasa të cilat do të priteshin tek një Suv “muskoloze”, e ndërtuar mbi imazhin e fortë dhe praninë imponuese në rrugë. Pra, një amerikane e vërtetë, e cila di si të bjerë në sy, edhe me ngjyrën e ndezur të ekzemplarit të provuar: gjithçka, tek ajo, ndihmon për ta bërë unike dhe të dallueshme. Nga pjesa ballore shumë e gjerë deri tek pjesa e pasme sportive, vendoset në sfilatë për një vend në majë në segmentin e vështirë të modeleve Suv të mesme-mëdha, i kryesuar nga koreanet Hyundai Santa Fe dhe Kia Sorento, krahas edhe modeleve prestigjoze si Volkswagen Touareg. Këtë gjë e bën duke u ofruar me një çmim – në këtë version kryesor, 2.0 TDCi 210 kf AWD Powershift Sport – tejet të konsiderueshëm: 53.750 Euro.

Pa harruar aksesorët e pranishëm, të cilat nuk janë aq të larmishme sa tek disa rivale gjermane, por gjithmonë në gjendje për ta rritur disi vlerësimin përfundimtar. Vërtetë, nuk është e detyrueshme të shpenzohet kaq shumë, Edge mund të merret edhe për më pak, pra me 46.250 euro të variantit 2.0 180 kf me kambio manuale. Edhe në këtë version traksioni mbetet integral. Sigurisht, kështu detyrohemi të heqim dorë nga një pjesë e madhe e konfigurimit Sport, si disqet e aluminit prej 20 inç, shkarkimi i pasëm, pedalet e aluminit dhe suspensionet sportive. Nuk do të ishin të pranishme as porta e pasme automatike, sensorët e parkimit dhe mbi të gjitha timoni adaptiv, apo sistemi i kompletuar multimedial. Pra, është e gjitha çështje zgjedhjesh dhe xhepash. Gjithsesi, sjellja në rrugë dhe cilësitë e përgjithshme të modelit Edge të provuar, rezultuan të një niveli të lartë. Cilësia paguhet, gjë që nuk duhet të na habisë.

Previous articleFORD KUGA
Next articleALFA ROMEO GIULIA
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...