- Advertisement -
18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

MAZDA CX-30

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Crossover-i i ri është një ndërthurje mes kompaktes CX-3 dhe më të madhes CX-5, duke synuar bashkimin e prakticitetit të së parës, me komoditetin e së dytës. Te motorët edhe modeli i ri Skyactiv-X       

Nuk është sekret që Mazda synon të bëhet pjesë e segmentit fitimprurës premium dhe shenjat e kësaj përpjekje mund të shihen kur krahason modelin e ri Mazda3 me të mëparshmen. Me CX-30, një crossover që hyn mes modelit kompakt CX-3 dhe më të madhes CX-5, kompania prodhuese në Hiroshima hedh një tjetër hap në këtë drejtim, për më tepër që përgjegjësit e saj të marketingut mendojnë që të konkurrojnë me modele si Audi Q2 dhe BMW X2. Dizajni i trupit të makinës karakterizohet nga linja të gjata të larta dhe nga tavani sportivisht i ulët, e kombinuar me një pjesë më të ulët se Suv, për të theksuar bashkimin ndërmjet prakticitetit dhe dinamizmit. Funksionaliteti ka qenë në qendër të mendimeve të projektuesve të CX-30 që kanë dizajnuar një kabinë që karakterizohet nga linja të pastra, komanda të realizuara mirë dhe detaje të kuruara me kujdes. Por, gjithashtu është menduar edhe për të lehtësuar përdorimin e përditshëm. Për shembull, lartësia e sediljes është 60 centimetra nga toka, një shifër e ndërmjetme për perëndimorët që janë më të gjatë dhe aziatikët që janë më të shkurtër. Ndërsa, gjerësia e bagazhit është e tillë që të mund të mbajë edhe karrocat më të mëdha të fëmijëve.

MOTORË PËR TË GJITHA SHIJET

Crossover-i i ri Mazda është i disponueshëm me motorin e shkëlqyeshëm naftë 1.8 litra me 116 kuaj fuqi, që në rrugët rreth Frankfurtit në Gjermani, është shumë i heshtur në xhiro të ulta ose në minimum dhe dëgjohet pak kur nis të punojë më shumë. Dhe nëse nuk bëni shumë kilometra dhe jeni për një xhiro të qetë, zgjedhja më e mirë mund të jetë motori me benzinë Skyactiv-G me 122 kuaj fuqi, 2-litërsh, hibrid i butë dhe 24 volt që është gjithmonë i rregullt dhe sigurisht që nuk është një përbindësh i performancës. Tashmë të mësuar me turbon, ka një mungesë të fortë dhe të qarta të çiftit rrotullues në xhiro të ulta kur ulni gazin. Në këtë situatë, rritja me një ose dy marshe bëhet e domosdoshme nëse doni të rimerrni shpejtësinë me brio dhe për këtë vjen në ndihmë manovrueshmëria e shkëlqyer e kambios manuale. Nga ana tjetër, makina është shumë e heshtur dhe nëse nuk do të ishte për sinjalin tregues në ekranin e sistemit multimedial, do të ishte e vështirë të kuptohej kur funksionon me vetëm dy cilindra. Amortizatorët kontribuojnë për sa i përket komfortit dhe e bëjnë mirë punën e tyre në parregullsitë më të mëdha, por kanë tendencë që të transmetojnë në kabinë copëzat e vogla të asfaltit. Më në fund, të pavendosurit midis benzinës dhe naftës, do të jenë në gjendje të zgjedhin origjinalin Skyactiv-X, për të cilin mund të lexoni përshtypjet gjatë drejtimit të makinës në faqen tjetër.

SKYACTIV-G 2.0 EXCEED

Të dhëna teknike

Motori

·L4 benzinë

·Cilindrata 1.998 cm³

·Fuqia maksimale 90 kW (122 kf) në 6.000 xhiro/min

·Momenti përdredhës maksimal 213 Nm në 4.000 xhiro/min

Transmisioni

·Traksion në rrotat e para 

·Kambio manuale me 6 marshe

Performanca

·Shpejtësia maksimale 186 km/h

·0-100 km/h 10,6 s

·Përshkueshmëria mesatare 19,6 km/l

Përmasat dhe pesha

·Hapi 266 cm

·Gjatësia 440 cm

Gjerësia 180 cm

Lartësia 154 cm

·Pesha 1.320 kg 

Çmimi

·28.200 €

MAZDA3 SKYACTIV-X

BENZINA QË PUNON SI NAFTË Në përfundim, rezulton se Skyactiv-X është një motor benzine i revolucionarizuar i zhvilluar nga Mazda që ka si veçori të vetën, ndezjen e përzierjes që shkon për komprensim, ashtu si te ai me naftë, duke kombinuar në mënyrë ideale avantazhet e dy motorëve. Dy vjet më parë ishte e mundur të shijonit prototipin, ndërsa tani është radha e versionit të para-prodhimit te Mazda3 e re. Si përmbledhje, ky motor mund të krahasohet me një tjetër të mirë me performancë të barabartë. Në të vërtetë, progresi është i shpejtë e i rregullt dhe mbetet i gjallë deri në kufirin e 6.500 xhirove. Një sinjalizues që tregon se motori punon me ndezjen për kompresimin, madje edhe me këmbën te gazi, ndërsa kjo mënyrë funksionimi mbahet deri në mbi 4.000 xhiro. Për sa i përket konsumit real, do të duhet të prisni deri kur të provojmë makinën me mjetet tona, ndërsa kompania prodhuese ka deklaruar se harxhon 5,8 litra në 100 km në ciklin Wltp.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...