- Advertisement -
14.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

SKODA SUPERB

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Katër vjet pas debutimit, versioni i ri i Skoda Suberb, (krenaria e kompanisë çeke të makinave), vjen i përditësuar sa në aspektin estetik, aq edhe në përmbajtjen teknike: që nga infotainment e deri tek motori

Ka një pyetje: A është bërë Skoda një Volkswagen i ri apo thënë ndryshe një makinë popullore moderne? Në media “pëshpëritet” se me “daljen në pension” të modelit Felicia në 2001, kompania çeke nisi gradualisht të shkundë nga supet pluhurin e frymës dhe të opinionit ekzistues si një makinë me kosto të ulët. Përcaktimi i saj si makinë e thjeshtë, por e saktë dhe solide (e konstruktuar mjeshtërisht) që konsiderohej si slogan i kësaj marke çeke, nisi të ndryshojë. Kështu, në raportin cilësi/çmim, ajo nuk është më sinonim i një mekanike që i ka kaluar koha. Përkundrazi, modeli i ri Superb, i cili gëzon zgjidhjet më moderne të grupit VW, është paradigma e këtij trendi. Pas pothuaj katër vitesh nga dalja në qarkullim, kjo krenari e grupit automobilistik çek, vjen e modernizuar si në aspektin estetik edhe atë teknik, por duke i qëndruar gjithnjë besnike bazës së saj të origjinës, ku dallojnë hapësira e gjerë (zona mbrapa dhe bagazhi shërbejnë si referenca për këtë kategori), si edhe kompletim me shumë elemente të zgjedhura të  versioneve të mëparshme.

NJË MJET UDHËTIMI KOMOD

Pjesa e brendshme e Skoda Superb nuk ka shkëlqime stilistike, por materialet dhe kompletimi janë shumë të kuruara. Dallojnë risitë e momentit si psh. instrumentat e personalizuara dixhitale të pranishme në timon. Infotainmenti i gjeneratës së tretë përfaqësohet nga një ekran 8 ose 9,2 inç që mund të marrë edhe komanda me zë apo me gjeste. Gjatë udhëtimit me familjen, Superb të siguron rehatinë e nevojshme (bagazhi ka një hapësirë të bollshme ndërmjet 625 dhe 1.760 litra, si dhe nga 660 deri 1950 në sallon). Makina është komode dhe e qetë. Motori i ri dylitërsh turbodiesel Evo me 150 kuaj fuqi, shquhet për përmirësimin e disa elementeve si psh. pistonat, kolektorët e shkarkimit, turbo, injektorët dhe sistemi termik. Është një makinë e fuqishme, pa dridhje, e rregullt në shkarkim gazrash në të gjitha xhirot. Dallon për një kambio automatike të shpejtë, dopio freksion Dsg me shtatë marshe, me moment përdredhës maksimal 360 Nm. Në kthesa makina qëndron mirë. Timoni është i drejtuar poshtë saktë dhe ka ngarkesë të përshtatshme. Ai është në gatishmëri për të kaluar momente të vështira, e mban makinën të mbledhur edhe kur ecet me shpejtësi të madhe, ndërsa jep siguri në rrugë me një elasticitet gjithnjë solid.

EXECUTIVE 2.0 TDI DSG

Të dhëna teknike

Motori

·L4 turbodiesel

·Cilindrata 1.968 cm³

·Fuqia maksimale 110 kW (150 kf) në 3.000 xhiro/min

·Momenti përdredhës maksimal 360 Nm nga 1.700 në 2.750 xhiro/min

Transmisioni

·Traksion në rrotat e para 

·Kambio automatike me 7 marshe

Performanca

·Shpejtësia maksimale 220 km/h

·0-100 km/h 9,1 s

·Përshkueshmëria mesatare e padeklaruar

Përmasat dhe pesha

·Hapi 284 cm

·Gjatësia 487 cm

Gjerësia 186 cm

Lartësia 147 cm

·Pesha 1.575 kg 

Çmimi

·37.650 €

SERIA

HIBRIDE DHE SCOUT

Në vjeshtë do të dalë në qarkullim versioni hybrid plug-in i Skoda Superb që ka të njëjtën mekanikë si Volkswagen Passat GTE i çiftëzuar me një motor elektrik, i cili ushqehet nga një bateri litiumi 13 kWh e instaluar mbrapa dhe një motor 1,4 TSI turbobenzinë me një fuqi totale  prej 218 kuaj fuqi. Modeli që mban transmisionin Dsg me shtatë marshe ndizet gjithmonë në modalitetin elektrik që mund të përdoret deri në një shpejtësi maksimale 140 km/orë për 50 kilometra. Tek Skoda Superb për herë të parë fillon edhe versioni Scout, tashmë i gatshëm për tu lançuar. Në këtë version, Skoda Superb është 15 mm më e lartë, ka mbrojtëse nën trupin e makinës, traksionin 4×4 dhe vjen me 2.0 TDI me 190 kuaj fuqi.

Previous articleNISSAN JUKE
Next articleRENAULT CLIO
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...