- Advertisement -
12.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

BMW SERIE 1

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Ndryshim epokal për modelin mesatar të Mynihut. Tashmë është e disponueshme vetëm me pesë dyer dhe mbi të gjitha, kalon në traksion në rrotat para. Por, mos harroni kënaqësinë në timon

Ndryshimet janë të tilla që shënjojnë fundin e një ere dhe nisjen e një tjetre. Në fillim ishte traksion në rrotat mbrapa, ndërsa tashmë kalon përpara. Një betejë e përjetshme pa asnjë ndalesë. Duke lënë mënjanë arsyet e zemrës, mund të thuhet me qetësi që ndryshimi ishte i pashmangshëm. Jo vetëm për shkak të kostove, ku platforma Faar mbi të cilën qëndron Serie 1 numër tre ishte krijuar për tu ndarë edhe me modele të tjera, por edhe për të pasur më shumë hapësirë brenda. Tani ka vetëm pesë dyer duke i dhënë lamtumirën kofanos së gjatë, ndërsa ndarja e sediljeve të pasagjerëve ka bërë të mundur shkurtimin e makinës me 5 milimetra, veçanërisht duke e zgjeruar atë me 3 centimetra dhe duke e zgjatur me një. Ka një hap dy centimetra më të shkurtër. Kompania ka deklaruar 20 litra shtesë për bagazhin (380 në total) dhe më shumë rehati për bërrylat dhe gjunjët të atyre që ulen mbrapa. Gjithashtu, kroskoti braktis elementët e përcaktuar të së shkuarës dhe hapet përfundimisht drejt elektronikës, duke përfshirë ekranet dhe asistencën e zërit.

DALJA NGA KTHESA NUK TË FRIKËSON

Te një BMW, loja luhet edhe në rrugë. Mjafton një model i qetë 118d me 150 kuaj fuqi për të kuptuar diferencën mes asaj që shprehet me fjalë, me drejtimin e makinës në praktikë. Nëse është e vërtetë që nga ligjet e fizikës nuk mund të shpëtosh (shpërndarja e peshës midis dy akseve nuk është më 50:50), duhet të pranojmë se teknikët gjermanë kanë bërë një punë të shkëlqyer. Serie 1 është e shkathët në kthesa edhe kur e rrisni shpejtësinë. Për më tepër, ajo lë pak hapësirë për sa i përket daljes nga kthesa, frikës klasike të të gjitha të tjerave përpara saj. Kjo edhe për meritë të pjesës mbrapa me amortizatorë multilink me pesë krahë, e njëjtë te të gjitha versionet, që ndjek si një zhurmë rrotat përpara që tregojnë gjallëri. Një timon shumë i shpejtë që kthen mbrapa një feedback të mirë. Në ngadalësimin e ritmit, kjo BMW rezulton të jetë e rehatshme, veçanërisht me amortizatorët e përshtatur në modalitetin Comfort. Ka vetëm disa luhatje të lehta në shpejtësinë në autostrada. Nuk ka asgjë për të kritikuar, veçanërisht për sa i përket binomit motor-kambio automatike me tetë njësi, ku i dyti që është opsional, rrit ëmbëlsinë e të parit. Në këtë mënyrë, traksioni përpara vlen, por pa tradhtuar shumë genet e BMW-së. Armët janë gati për të luftuar me Mercedes Classe A dhe Audi A3 Sportback në serinë tjetër.

118D SPORT

Të dhëna teknike

Motori

·L4 turbodiesel

·Cilindrata 1.995 cm³

·Fuqia maksimale 110 kW (150 kf) në 4.000 xhiro/min

·Momenti përdredhës maksimal 350 Nm nga 1.750 në 4.000 xhiro/min

Transmisioni

·Traksion në rrotat e para 

·Kambio manuale me 6 marshe

Performanca

·Shpejtësia maksimale 218 km/h

·0-100 km/h 8,5 s

·Përshkueshmëria mesatare 22,7 km/l

Përmasat dhe pesha

·Hapi 267 cm

·Gjatësia 432 cm

Gjerësia 180 cm

Lartësia 143 cm

·Pesha 1.475 kg 

Çmimi

·36.300 €

SERIA

TORSEN NË KRYE Në krye të ofertës është M135i xDrive 47.000 euro. Ky model është i pajisur me një motor 2-litërsh, katër cilindra turbobenzinë me 306 kuaj fuqi, ka një traksion integral të veçantë kjo falë shtimit të diferencialit Torsen mes rrotave përpara. Gjithashtu, ka shumë tërheqje për një eksperiencë më të këndshme në atë masë për të mos ndjerë keqardhje për traksionin në rrotat mbrapa. Janë të disponueshme gjithashtu edhe modelet 116d (116 kuaj fuqi), 118d (150 kuaj fuqi), 120d xDrive (190 kuaj fuqi) dhe 118i (140 kuaj fuqi).

Previous articleVOLKSWAGEN PASSAT
Next articleNISSAN JUKE
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...