- Advertisement -
17.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024

VOLKSWAGEN PASSAT

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Një prej shtyllave të kompanisë prodhuese të Wolfsburgut i lejon vetes një retushim. Në zhvillim, autonomia elektrike e versionit hibrid plug-in është e epur dhe e rehatshme. E kompletuar me pajisjet e Adas

Ekzistojnë të paktën disa arsye se pse ridizejnimi në mes të karrierës i Passat është më i parëndësishëm se kurrë. Fillimisht, pasi në Wolfsburg janë avokatë kokëfortë të konservatorizmit formal. Gjithashtu, kjo është seria e fundit e modelit të prodhuar në fund të 2015-ës, nën mbikëqyrjen e Walter de Silva, i cili preferoi të mbante lapsat dhe krijimtarinë e tij në gji. Për më tepër që makina gjermane pëlqehet nga klientët e saj besnikë ashtu siç është. Deri më sot janë shitur 30 milionë, ndërsa pëzgjidhet më shumë versioni me portobagazh. Rinovimi është i gjithi nën lëkurë dhe nis nga varianti GTE me motor hibrid plug-in, kapaciteti i baterisë me jone litiumi e instaluar përpara boshtit të pasmë, e rritur me 31% dhe kalon nga 9,9 në 13 kWh. Kjo do të thotë se në krahasim me GTE-në aktuale, autonomia elektrike kalon nga 50 në 70 kilometra, të llogaritura sipas ciklit Nedc, por në bazë të Wltp më realiste, ato janë 55.

E HESHTUR DERI NË 140

Fuqia i është besuar një motori TSI 1.4 litra me 156 kuaj fuqi e lidhur me një njësi elektrike me 115 duke bërë që fuqia e kombinuar e sistemit të jetë 218 kuaj fuqi. Transmetimi përdor një kambio me dopio freksion dhe gjashtë raporte, të dizajnuara posaçërisht për mekanikën hibride. GTE nis gjithmonë me modelin elektrik dhe me akumulatorin e karikuar shkon në 140 km/h, kufiri që më pas aktivizohet turbobenzina. Rikarikimi i Passat me spinë është i rehatshëm, e menduar për të marrë kilometra në një ambient të mbytur. Mund të jetë e mbytur dhe mund të mbështetet në një shpërndarje të fuqishme, veçanërisht në programin e drejtimit të modelit më sportiv. Veçanërisht në qytet vlerësohet heshtja e marsheve dhe emetimi zero. Konfigurimi inteligjent i përdorimit hibrid është kalibruar për të balancuar më mirë performancën dhe rikuperimin e energjisë. Në kthesa, GTE merr përsipër shumë, pavarësisht se nuk shkëlqen për shkathtësinë, ndërsa tonazhi dhe pesha nuk ndihmojnë. Në përgjithësi, në çdo rast ka stabilitet dhe filtron mirë ashpërsinë. Në autostradë, kompleti i gjerë i mjeteve të ndihmës në drejtim, që përfshin rregullatorin aktiv të shpejtësisë dhe sistemin e ruajtjes së trajektores, ta bëjnë jetën më të lehtë. Edhe për faktin se makina mund të rregullojë në mënyrë të pavarur shpejtësinë në bazë të tabelave sinjalizuese që shfaqen në rrugë, duke ulur ritmin përpara hyrjeve në kthesa, rethrrotullimeve apo kryqëzimeve.

KATËR ME NAFTË

Gama e motorëve përveç GTE, përfshin atë 1.5 TSI me benzinë me 150 kuaj fuqi, dhe një numër TDI: 1.6 me 120 kuaj fuqi dhe atë 2.0 në versione 150, 190 dhe 240 kuaj fuqi. E para quhet Evo dhe krenohet me kanalet e rishikuara të marrjes, pistona të reja çeliku, shufra lidhëse të zgjatura, bosht i dizajnuar rishtazi dhe presion të zvogëluar të gazit të shkarkuar. Dy grupe, Business dhe Executive, me çmime që nisin nga 34.600 euro për sedanin 1.5 me 150 kuaj fuqi.

ËSHTË EDHE ALLTRACK

THUAJSE SUV

Mbrojtje nën këmbë, harqe të forcuara të rrotave, zbukurim i ngritur dhe traksion integral. Është fiks për ata që pëlqejnë makinat me portobagazh me pamje sportive. Në kompaninë e Volkswagen e quajnë Alltrack dhe konsiston në faktin që mund të lëvizni pak më mirë jashtë rrugës ose në borë. Është e disponueshme me dy motorë, të dy 2-litërsh naftë: 190 ose 240 kuaj fuqi për variantin biturbo.

GTE VARIANT

Të dhëna teknike

Motori

·L4 turbobenzinë  

·Cilindrata 1.395 cm³

·Fuqia maksimale 115 kW (156 kf) në 5.000 xhiro

·Elektrike nga 85 kW (115 kf)

·Fuqia totale e sistemit 160 kW (218 kf)

·Momenti përdredhës maksimal 400 Nm

Bateria

·Me jone litiumi nga 13 kWh  

Transmisioni

·Traksion në rrotat e para

·Kambio automatike me 6 marshe

Performanca

·Shpejtësia maksimale e padeklaruar  

·0-100 km/h e padeklaruar

·Përshkueshmëria mesatare e padeklaruar

Përmasat dhe pesha

·Hapi 279 cm

·Gjatësia 477 cm

Gjerësia 183 cm

Lartësia 148 cm

Çmimi

·51.950 €

Previous articleAUDI A4
Next articleBMW SERIE 1
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...