- Advertisement -
7.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

AUDI A4

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Ristilimi në mes të karrierës i më të shiturës së Ingolstadit i jep një pamje më agresive. Infotainment evoluon dhe pajisjet janë pasuruar. Debuton edhe motori hibrid i butë 12 volt

Ka një çerek shekulli dhe janë shitur 7 milionë e gjysmë deri më sot. Një në pesë Audi që qarkullon në të gjithë botën, është A4. Një qëllim i lakmueshëm që e ndihmoi kompaninë gjermane të ndërtojë një imazh të çmuar që e lidh idenë me cilësinë. Pjesa kryesore e këtij rekordi është era e re e përsosmërisë, në disa mënyra e parashikueshme dhe padyshim e guximshme edhe gjatë pengesave. Kjo ndodh edhe për shkak të këtij rishikimi. Ristilimi i A4-s së gjeneratës së 5-të të lançuar në 2015-ën (me emrin e koduar B9), përmirësohet pa ndërprerje. Është sërish ajo, por ka ndryshime. Pamja bëhet më agresive, kjo falë kornizës së vetme me më shumë H Advanced. Rregullatori i shpejtësisë, përveçse aktiv, është edhe parashikues. Kjo do të thotë se ai parashikon rrugën që përshkon makina (frenon dhe përshpejton në përputhje me rrethanat), falë përcaktimit të vendodhjes së veturës dhe debutimit të Car-to-X, i cili mbledh të dhënat e drejtimit nga të gjithë Audi-t në qarkullim. Gama e motorëve është e gjerë, si për sa i përket modeleve sedanë, edhe për ata Avant: 2.0 TFSI me benzinë me 150, 190 dhe 245 kuaj fuqi, 2.0 TDI me 190 kuaj fuqi dhe 3.0 TDI me 231 kuaj fuqi. Brenda vitit do të jenë gati modelet g-tron me gaz metani dhe tre modele 2.0 TDI me 122, 136 dhe 163 kuaj fuqi.    

HAPËSIRË NË RRITJE 

Duke hyrë në Audin A4 të ri do të shihni vetëm konfirmime: materiale të kushtueshme, bashkime perfekte dhe vëmendje të madhe ndaj detajeve. Megjithatë, tani ka më shumë pastërti stilistike dhe funksionale, pasi pamja e re ekranit Mmi është liruar nga disa butona. Në drejtimin e një Audi 2.0 TDI 4 S tronik me 190 kuaj fuqi mbretëron heshtja. Ka një sistem drejtimi të kalibruar mirë dhe sjellja e përgjithshme nuk ka të meta. Ka substanca, qëndrueshmëri në furnizim dhe një transmetues me dopio freksion, gjithmonë e butë dhe e përpiktë. Edhe sistemet ndihmëse në drejtim janë më të shpejta dhe të sakta. Nëse mërzia ka këto karakteristika, serioziteti është i mirëpritur. Modeli A4 po shkon përpara në rrugën e vet, pasi kërkon të qëndrojë mbretëresha në segmentin D. Në Itali që është një popull që e ndjek modën, 9 në 10 zgjedhin një model me portobagazh.                     

SERIA

ALLROAD DHE S4 I SHKURTËR  

Nëse në të shkuarën, modelet e një serie dilnin në treg të shtrira në kohë, tashmë të gjitha llojet e S4 janë gati thuajse në të njëjtin moment. Veçanërisht, e kemi fjalën për modelet allroad dhe ato S4 që do të jenë të disponueshme brenda fundit të këtij viti. Modeli i ngritur me 35 mm i A4 ka katër lloje motorësh: 2.0 TFSI me benzinë me 245 kuaj fuqi, 2.0 TDI me 190 kuaj fuqi dhe modeli 3 litra V6 naftë me 231 ose 286 kuaj fuqi, të gjithë me traksion integral. Ndërsa, sportivja S4, sedan dhe Avant është e pajisur për herë të parë me një motor me naftë, 3.0 V6 me 347 kuaj fuqi dhe moment përdredhës maksimal 700 Nm. Çmimet nuk janë përcaktuara ende.  

40 TDI QUATTRO S TRONIC

Të dhëna teknike

Motori

·L4 turbodiesel

·Cilindrata 1.984 cm³

·Fuqia maksimale 140 kW (190 kf) në 3.800 xhiro/min

·Momenti përdredhës maksimal 400 Nm nga 1.750 në 3.000 xhiro/min

Transmisioni

·Traksion integral i vazhdueshëm

·Kambio me dopio freksion me 7 marshe

Performanca

·Shpejtësia maksimale 210 km/h

·0-100 km/h 7,6 s

·Përshkueshmëria mesatare 20,0 km/l

Përmasat dhe pesha

·Hapi 282 cm

·Gjatësia 476 cm

Gjerësia 185 cm

Lartësia 146 cm

·Pesha 1.700 kg 

Çmimi ·Nga 47.550 €

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...