- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

SALLONI I FRANKFURTIT 2019

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Nga Mercedes Benz, Audi, BMW, Volkswagen, Ford dhe shumë marka të tjera ndërkombëtare kanë ekspozuar prodhimet e tyre më të të fundit. Më shumë makina elektrike dhe Suv

Modele të reja, forume me diskutime të ndryshme, rreth 150 mijë vizitorë, ngjyra dhe luks. Salloni i Frankfurtit që është një prej më të mëdhenjve në botë për sa i përket ekspozimit të modeleve të reja të makinave, zhvilloi edicionin e 68-të të tij për dhjetë ditë me radhë, nga 12 në 22 Shtator 2019. Një event i rëndësishëm botëror ku mund të shkojë kushdo dhe të njihet me modelet më të fundit të makinave si edhe të rejat në fushën e automobilizmit.

MODELET E REJA

AUDI ekspozoi mini-crossover Audi A1 Citycarver, RS Q3, të shumëpriturën RS6 Avant, e ndjekur nga një tjetër model, RS7 Sportback. Kompania gjermane bëri të ditur edhe një koncept të veçantë për një Suv plotësisht elektrik të gatshëm për sfidat e së nesërmes. E pranishme gjithashtu edhe Suv-i i ridizajnuar Audi Q7. BMW dërgoi në Frankfurt modelin BMW M3 2020 me 500 kuaj fuqi dhe peshë të reduktuar në 65 kg me kambio manuale. Te stenda e BMW-së u ekspozua edhe super coupé M8, makina më e fuqishme e kësaj marke e prodhuar ndonjëherë. Gjithashtu, e pranishme edhe gjenerata e re e BMW X6. Mercedes-Benz prezantoi në Sallonin e Frankfurtit modelin e ri GLA, Classe A hibride plug-in dhe Suv-in GLB me 7 vende. Në stendë edhe Mercedes EQV dhe Mercedes EQS me këtë të dytën që del në treg me emetime zero. Debutoi në Frankfurt edhe versioni sportiv i Suv-it gjerman, Volkswagen Tiguan R me motor benzine 2 litra, 300 kuaj fuqi dhe moment përdredhës maksimal 410. Në stendë edhe elektrikja Volkswagen ID.3 dhe T-Roc Cabrio. Ky i fundit inauguron serinë CUV (Crossover Utility Vehicle) siç e quan Volkswagen. E ekspozuar në Sallon ishte edhe Porsche Taycan, makina e parë elektrike e kompanisë së Zuffenhausen, ndërsa Skoda kishte Octavian e re edhe hibride. Për tu theksuar edhe ristilimi i Opel Astra, e reja Grandland X Hybrid4 2020 dhe Vibaro Life. Prezente në Frankfurt edhe Lamborghini Sian, supermakina e parë hibride e kësaj kompanie. Land Rover më në fund kishte sjellë modelin e ri Defender, fuoristrada simbol e disponueshme në tre variante të ndryshme karrocerie. Modele të reja në Sallonin e Frankfurtit edhe Hyundai i10 e gjeneratës së tretë. Gjithashtu, edhe Mini Cooper SE, e para Mini elektrike me autonomi 270 km. Seat solli gjeneratën e re të Leon duke përdorur për herë të parë si motorët Hybrid, ashtu edhe plug-in hibrid me 50 km autonomi në pozicionin 100% elektrike. Edhe Ford e pranishme në Sallonin e Frankfurtit me të modelet e reja Kuga dhe Puma.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...