- Advertisement -
9.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

FORD KUGA

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Paraqitja e parë në rrugët e Vendeve Baltike me SUV-in e kompanisë amerikane. E rishikuar dhe e përmirësuar, veçanërisht në pjesën e brendshme.

2.0 Tdci  Titanium AWD

MOTORI – L4 turbodiesel 1.997 cm3

FUQIA MAKSIMALE – 110 kW (150 kf)

MOMENTI PËRDREDHËS – 370 Nm në 2.000 xhiro/min

TRAKSIONI – integral

KAMBIO – manuale me 6 marshe

0-100 km/h – 9,9 s

KONSUMI MESATAR – 19,2 km/l

PËRMASAT – gjat. 453 – gjer. 184 – lart. 170 cm

PESHA – 1.702 kg

ÇMIMI – duke filluar nga 32.250

DIMRI I KЁTIJ VITI erdhi përpara kohe në zonën e paralelit 60°. Sigurisht që dëbora nuk mund të mungonte përgjatë rrugës 400 kilometra që lidh Rigën me Talinin. Kjo është etapa e dhjetë e  një misioni ku ra në sy modeli Ford Kuga, i ristilizuar, i cili mbuloi nga një skaj në tjetrin kufijtë lindorë të Europës, duke nisur nga Athina me destinacion Kepin e Veriut. Kështu, në momentin e mbërritjes në kryeqytetin e Letonisë, makinat kishin përshkuar me një frymë tre mijë kilometra, të cilat nuk kishin lënë gjurmë as në karroceri dhe as brenda saj. Në rrugën që të çon në kufirin verior të Letonisë, ka më shumë radarë shpejtësie se sa në Toskanë dhe shumë trafik: në rrugë të tilla versioni më i përshtatshëm është ai turbodiesel dy litra (150 kf) i Ford-it. Përgjigjja e motorit karakterizohet nga një progresivitet i lartë dhe është ideal për t’u ngarë në udhëtime turistike, gjatë të cilave kambio automatike do të ishte ajo e duhura. Duhet thënë gjithashtu se kambio manuale me gjashtë marshe siguron ndryshime raportesh të shpejta dhe të sakta. Rruga ofron variacione të vazhdueshme, mbi një asfalt në gjendje të sigurojë aderencën, duke i lënë ndërkohë hapësirë zhurmës së gomave dimërore, sidomos pasi kalohet kufiri me Estoninë. Këtu modeli Kuga me konfigurim AWD ka mundësinë të shpalosë të gjitha cilësitë e motorit dhe drejtimit, duke e bërë udhëtimit të rrjedhshëm dhe duke mos e shqetësuar asnjëherë shoferin. Në këtë mënyrë, mund të vlerësohen cilësitë e pjesës së brendshme, megjithëse më të pasura në instrumente dhe që ofrojnë një thjeshtësim të komandave në përdorim. Për t’u vlerësuar prania e sistemit infotainment Sync 3, me ndërfaqe më funksionale me aparatet smartphone, ndërsa pajisjet teknike janë pasuruar me mundësinë e parkimit automatik edhe në hapësira pingule me drejtimin e mjetit. Veç kësaj, kur pjesa e prapme është me baltë apo dëborë, rezulton praktike prania e hapjes automatike të derës së pasme. E njëjta gjë vlen edhe për shkrirësin elektrik të xhamave, diçka tashmë e konsoliduar (por e theksuar rrallë) tek makinat Ford. Nga pikëpamja e stilit, riprojektimi i modelit Kuga mbështetet kryesisht tek grila e përparme trapezoide, e cila ndryshon në varësi të versioneve: shirita të kromuar tek modeli Titanium, të zinj tek modeli i ri ST (i cili gjithashtu ofron kalibrim të ndryshëm të suspensioneve dhe amortizatorëve, për një shasi relativisht më të fortë), dhe grilë klasike me elementeve të hollë tek modeli i shumëkërkuar Vignale.

 DIÇITURA:

Protagonistët e testit rreshtuar në start në portin e Rigës, në grykëderdhjen e Daugava-s. Në plan të parë modeli Kuga me pajime ST, i cili dallon nga të tjerët nga kalandra opake

Grila gjashtëkëndore me shufra horizontale e forcon jo pak imazhin e SUV Ford, i cili paraqitet me një dizajn ndryshe të parakolpeve. Gomat e serisë janë 18 inç

Sistem infotainment Sync 3, me ekran 8 inç dhe riorganizim i kontrolleve dytësore: këto janë risitë më të rëndësishme për sa i përket pjesës së brendshme të modelit të ristilizuar Kuga. Ai gjithashtu është pasuruar edhe në pajime, të cilat përfshijnë mundësinë e parkimit automatik edhe në vende perpendikulare me drejtimin e mjetit

Previous articleFORD FIESTA ST200
Next articleFORD EDGE
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...