- Advertisement -
18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

“AUTO SALLON 2019” NDEZ TIRANËN

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Zhvillohet Edicioni i 4-rt, modele të reja makinash dhe shumë oferta. Spektakël i rrallë në pistën e Expocity. Shfaqje “drift” dhe adrenalinë për të pranishmit…

Gjithçka e kuruar deri në detajet më të vogla, në pjesën më të madhe materiale të kushtueshme, pajisje elektronike të fjalës së fundit, një ndjenjë komoditeti që të pushton të gjithin sapo hap derën dhe rehatohesh në sediljen e një prej modeleve më të fundit të automjeteve që janë të ekspozuara në Edicionin e 4-rt të “Tirana Auto Sallon 2019”. Kjo është pak a shumë ajo që përjeton në momentet e para kur hyn në panairin e automjeteve te Expocity. Mercedes Benz, Jeep, Fiat, Citroën, Land Rover, Jaguar, Mazda, Alfa Romeo, Volvo, Toyota, Ford, CF Moto dhe Iveco ishin markat që ekspozuan modelet më të fundit të tyre. Eventi është një platformë ideale për promovimin e sektorit të autove, lançimit të modeleve të reja, inovacionit të sektorit (përfshirë dizajnet dhe parametrat e modeleve më të fundit të makinave, teknologjitë moderne të aplikacioneve dhe të aksesorëve, etj.), si edhe risive dhe tendencave të fundit. Gjatë katër ditëve të panairit u zhvillua edhe “Automotive Forum” me fokus ndërgjegjësimin rreth zhvillimeve më të fundit, problematikave të sektorit, si dhe ndryshimeve që duhet të ndodhin për t’i dhënë shtysë një zhvillimi të mëtejshëm. Në këtë forum të hapur mori pjesë Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ish-Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, zv/Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, Endri Haxhiu, Sekretari i Përgjithshëm i Automobile Club Albania, Eridon Lameborshi, drejtues të lartë të institucioneve të ndryshme si edhe profesorë. Një event i konceptuar për t’u ofruar vitizorëve çdo gjë. Këtë herë, pjesë e “Tirana Auto Sallon 2019” ishin edhe shumë aktivitete argëtuese dhe spektakolare “drift” dhe gara kartingu.

PANAIRI

Koncesionarët ekspozuan modelet më të fundit, ndërsa thuajse të gjitha makinat ishin në ofertë nëse porositeshin gjatë ditëve të panairit. Organizatorët ishin kujdesur deri në detajet më të vogla për të krijuar kushte sa më komode për vizitorët. Makinat ishin të disponueshme ku gjithsecili mund të rehatohej dhe të shijonte opsionet që ofronin modelet. Me celularë nëpër duar për të fiksuar gjithçka nga kjo eksperiencë e veçantë, ata që shijuan nga afër këtë event u kujdesën që të fiksonin momentet më të bukura. Modeli S 350 d 4Matic L i Mercedes Benz ishte makina më e shtrenjtë e “Tirana Auto Sallon 2019” me 150.690 euro. Në ambientet e brendshme të panairit, një kënd të veçantë kishte edhe “Albanian e-Sport Association” (AESA) ku të apasionuarit pas lojërave elektronike të modeleve më të fundit në lidhje me garat me makina, kishin mundësinë të argëtoheshin dhe kalonin disa orë të këndshme. Pak më tutje edhe një simulator ku vizitorët shijojnë drejtimin e një makine të tonazhit të rëndë. “Automotive Forum” ishte një tjetër mundësi brenda panairit ku u diskutuan dhe u hodhën ide për të bërë më të mirën e mundshme në drejtim të përmirësimit të elementëve të ndryshëm të sektorit të automobilizmit. Për më shumë se dy orë, drejtues të lartë të institucioneve shtetërore dhe profesorë diskutuan në lidhje me çështjet që shqetësojnë më shumë sektorin e automobilizmit dhe se çfarë mund të ndryshojë në të ardhmen.

EVENTET SPORTIVE

Këtë herë, pjesë e panairit ishin edhe organizimet sportive në ambientet e jashtme të Expocity. “Drive Channel” realizoi eventin e “driftit” që e quajti “Smoke Monkeys” duke krijuar katër ditë të zjarrta. Shumë të apasionuar pas makinave dhe shpejtësisë, krijuan emocione dhe momente të rralla për të pranishmit duke bërë “drift”, “moto freestyle”, “showcase” dhe shumë momente të tjera argëtuese. Goma të djegura, shumë tym dhe emocione të papërsëritshme është ajo çka mbetet pas asaj shfaqje të rrallë në pistë. Sigurisht, është menduar gjithçka deri në detaje me muzikë të lartë në sfond ku në një prej ditëve performon për të pranishmit edhe Dj Aldo. Gjatër katër ditëve të panairit ishte e hapur edhe pista e kartingut. Automobile Club Albania u krijoi mundësinë të rinjve, femrave dhe fëmijëve që të shijonin xhirot apo garat me makinat kart. Katër ditë të “çmendura” të mbushura me emocione, spektakël, surpriza dhe mbi të gjitha, me shumë oferta për ata që dëshironin të bënin të tyren një prej modeleve të fundit të ekspozuara në “Tirana Auto Sallon”. Takohemi sërish vitin tjetër…

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...