- Advertisement -
20.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

Një titull për vitrinë, mbyllet Kampionati Kombëtar i Kartingut 2019

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Indri Hoxha fiton titullin pas duelit me shokun e fëmijërisë, Frenkli Mema. Më shumë se 40 pilotë morën pjesë në një edicion spektakolar ku u zhvilluan katër disiplina. Afrohen shumë të rinj dhe fëmijë

“E dija që do fitoja, nuk dorëzohem asnjëherë”. Indri Hoxha e ka të vështirë të përmbahet pasi është shpallur kampion i Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2019. Me kupën në njërën dorë dhe shampanjën në dorën tjetër, afrohet pranë së dashurës dhe i jep puthjen e parë pasi ka zbritur nga podiumi si fitimtar. Poshtë kostumit të pilotit mban gjithmonë bluzën me mbishkrimin “ride or die”. Garat janë pasioni i tij që fëmijë dhe është rritur bashkë me shpejtësinë dhe dedikimin ndaj tyre. Në fund të fundit, ka një shpërblim për atë që lufton për të realizuar ëndrrat e tij. Në vend të dytë dhe të tretë në renditjen e përgjithshme të kampionatit, u pozicionuan respektivisht Frenkli Mema dhe Gentjan Shaqiri. I pari, një shok fëmijërie i Indri Hoxhës, ndërsa të dy luftuan deri në sekondat e fundit për ti rrëmbyer titullin njëri-tjetrit.

KAMPIONATI

Klubi i Automobilit të Shqipërisë organizoi edicionin e 2-të të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2019. Një kompeticion që po tërheq gjithmonë e më shumë të apasionuar pas garave dhe shpejtësisë. Eventi ishte konceptuar në gjashtë gara dhe u zhvillua për disa disiplina: meshkuj, femra, U-16 dhe fëmijë. Me pjesëmarrjen e më shumë se 40 pilotëve në kategorinë e meshkujve dhe të një numri të konsiderueshëm në kategoritë e tjera, uli siparin një edicion i suksesshëm. Gjatë garave, gjithçka ishte e konceptuar si një fundjavë familjare me pilotët që garonin në pistë dhe të afërmit e tyre që i mbështesnin si spektatorë. Një kompeticion ku u luftua fort deri në sekondat e fundit. Më 27 Tetor 2019 u zhvillua edhe gara e fundit e kampionatit. Një finale që do të mbahet mend gjatë ku katër pilotët, Indri Hoxha, Frenkli Mema, Gentjan Shaqiri dhe Stefan Gravani mbërritën në sesionin final. Në fund të saj, Shaqiri u ngjit në podium në vendin e parë i ndjekur nga Frenkli Mema dhe Indri Hoxha. Në renditjen përfundimtare, Hoxha shpallet kampion me 98 pikë i ndjekur nga Frenkli Mema me 88 pikë dhe Gentjan Shaqiri me 80 pikë. Për sa i përket femrave, Aretisa Gjika ka qenë pjesëmarrëse në thuajse të gjitha garat, ndërsa ka nisur të ketë interesim nga vajzat e reja për motorsportin. Gjithashtu, edhe pjesëmarrja në Kategorinë Fëmijë ka qenë në një numër të kënaqshëm me 5-6 fëmijë në çdo garë. Rejan Tufa është shpallur kampion në këtë kategori.

PERSONAZHET

Kampioni Indri Hoxha është një prej pilotëve që ankohet në pjesën më të madhe të rasteve pasi e kërkon fitoren me çdo kusht. Në fund, ia doli që të fitonte titullin që aq shumë e dëshironte. “Këtë trofe do ta vendos në vitrinë”, thotë Hoxha i lumtur pas suksesit. Frenkli Mema është piloti me peshën më të lehtë nga të gjithë. Kjo bën që të tjerët ta “sulmojnë” për këtë fakt. Është gjithmonë i përpiktë dhe nuk gabon thuajse asnjëherë. Vendi i dytë është plotësisht i merituar. Gentjan Shaqiri që të gjithë e njohin si “profesori” për shkak të profesionit të tij si lektor në universitet është nga ata të apasionuar që nuk mungon asnjëherë në gara. Në përfundim të kampionatit, renditet në vend të tretë. Stefan Gravani ishte një prej zbulimeve të këtij kampionati. Një i ri që debutoi në këtë edicion dhe ia doli të luftonte deri në fund për të zënë një vend në podium në renditjen e përgjithshme. Gaboi në sfidën vendimtare, ndërsa nuk arriti dot që të kalonte në renditje “profesorin”. Aldo Durmishaj është një prej pilotëve me peshën më të madhe, më shumë se 100 kg. Por, dëshira dhe pasioni që ka për garat dhe shpejtësinë nuk e pengojnë që të marrë pjesë në çdo garë dhe të kërkojë maksimumin. Erjus Tufa, Arbër Demeti, Elton Shkurta, Klajdi Kodra, Kristi Dilo, Fisnki Kuliçi, Gerti Rruga apo Rakip Rusi janë disa prej pilotëve të tjerë që kanë lënë gjurmë në Kampionatin e 2-të Kombëtar të Kartingut 2019. Duke ju uruar suksese të gjithë pilotëve pjesëmarrës në të gjitha kategoritë, ju presim në kampionatin e vitit tjetër me më shumë spektakël, adrenalinë dhe pjesëmarrje.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...