- Advertisement -
18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

SHQIPËRIA NË “ETEC 2019”, FIA: TË GJITHË JANË FITUES

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Katër nxënës përfaqësojnë flamurin kuqezi në Gjenevë. Ja detajet dhe emocionet e finales që u zhvillua në Zvicër. Vitin e ardhshëm edicioni i 10-të i Konkursit “Të Sigurt mbi Dy Rrota”   

Një biçikletë, një jelek të verdhë dhe një kaskë për mbrojtje. Katër nxënësit e shollës 9-vjeçare publike “Pjetër Budi” në Tiranë, Mikea Bilushi, Sara Hudhri, Fabio Kola dhe Arelt Çeço të udhëhequr nga trajneri Arian Shehu përfaqësuan Shqipërinë në finalen e Konkursit Evropian “European Traffic Education Contest (ETEC 2019), i cili këtë vit u zhvillua në Gjenevë të Zvicrës në datat 12-15 Shtator 2019. Në këtë fazë finale, ekipi shqiptar kishte edhe mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

KONKURSI

Klubi i Automobilit të Shqipërisë që është pjesë e FIA-s, pas një rrugëtimi të gjatë në 11 qytete të Shqipërisë, me një pjesëmarrje masive prej 104 shkollash 9-vjeçare publike dhe jo-publike dhe të 1720 fëmijëve të moshës 10-12 vjeç, mbylli me sukses fazën finale të Konkursit Kombëtar Edukativ nën moton “Të Sigurt mbi Dy Rrota 2019” në maj të këtij viti. Ekipi shqiptar bëri një paraqitje të mirë, pavarësisht renditjes. Në vend të parë u rendit Çekia me 594 pikë e ndjekur nga Sllovakia me 584 pikë dhe Serbia me 575 pikë. Konkursi Evropian për Edukimin në Rrugë  (ETEC) synon që të intensifikojë edukimin në çdo shtet dhe njëkohësisht të ulet sa më shumë rreziku i përfshirjes së fëmijëve në aksidente me biçikletat e tyre. Gjithashtu, konkursi inkurajon klubet anëtare që të zhvillojnë në vendet e tyre aktivitete në lidhje me edukimin në rrugë të fëmijëve. Konkursi është krijuar më 1986. Faza finale zhvillohet çdo vit në shtator në vendin pritës që caktohet më parë. Çdo klub anëtar që merr pjesë, në rastin konkret Auto Club Albania, përzgjedh një ekip me dy vajza dhe dy djem të moshës 10-12 vjeç që marrin pjesë në finale. Në këtë event marrin pjesë rregullisht 22 shtete. Gjatë ceremonisë zyrtare përpara nisjes së eventit, presidenti i FIA-s, Jean Todt përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe vuri theksin në rëndësinë e këtij konkursi për sa i përket edukimit të brezave të ardhshëm për sigurinë rrugore. Gjithashtu, edhe FIA Region I si organizatore kryesore e këtij konkursi, në faqen e saj në “Twitter” shkroi: “Pavarësisht gjithçkaje, çdo fëmijë pjesëmarrës në konkurs është fitues. Urime, ju meritoni një medalje”. Gjatë aktivitetit, u lançua edhe fushata më e re e FIA-s në lidhje me sigurinë rrugore: “Mjaftojnë vetëm 2 sekonda”. Video dhe postera të ndryshëm në lidhje me këtë fushatë u shfaqën gjatë konkursit. Do të takohemi sërish vitin e ardhshëm me edicionin e 10-të të Konkursit “Të Sigurt mbi Dy Rrota”.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...