AutoClub

KTM ENDURO EXC 2020, UDHËTIMI DREJT EKSTREMIT

Mbërrin i riu 150 me dy pistona, ndërsa 4T janë rinovuar thellësisht. Në gamën e vet quhet “Six Days”, ndërsa është gati të hyjë edhe “Erzbergrodeo”  

Ishte viti 2008 kur për herë të parë morra pjesë në një prezantim për shtyp të grupit KTM. Vendi ishte i njëjtë, emocionet ndoshta njëlloj si sot. 11 vjet më pas rikthehemi me të njëjtin kuriozitet dhe dëshirë për të zbuluar diçka të re, në të njëjtin vend magjik ku nisi gjithçka. Ndodhemi në Spanjë në Bassella, rreth dy kilometra nga Barcelona. Në parajsën e rrotave që dridhen, për të provuar gamën më të re të enduro të markës KTM.           

Në këto 11 vite bota ka ndryshuar, por mbi të gjitha motorët kanë ndryshuar në mënyrë të frikshme. Nga viti në vit, të rejat duken minimale, por kur nis të krahasosh modelet që kanë diferencë prej 5 vitesh ndërmjet tyre, sheh që rinovimi është i jashtëzakonshëm. Menaxheri i Offroad KTM dhe shtylla e historisë së këtyre motorëve, Joachim Sauer kujton momentet e modeleve EXC, të tilla si futja e PDS-së në 1997, motorino elektrike ne 2000 dhe më pas në 2008 me dy pistonë, injektimi elektronik në 4T në 2012 dhe më pas me dy pistonë në 2017. “E ardhmja e enduro është motori me dy pistonë, për më tepër që shitjet janë rritur me 50% për ata me dy dhe 4 pistonë. Kapërcimi epokal ndodhi në 2018-ën kur prodhuam modelin e parë me dy pistonë në botë”, deklaron menaxheri i Offroad, Joachim Sauer.              

Gjenerata e re është rinovuar ndjeshëm, kështu që rreth 60% e pjesëve kanë ndryshuar në gamën e re të EXC. Të rejat për vitin 2020 janë injeksioni i ri 150, i pari i këtij lloji që rinovon jo vetëm gamën, por edhe udhëzuesin dhe versionin ErzbergRodeo të 300 TPI, dedikuar puristëve ekstremë të enduros dhe në kujtim të 25-vjetorit të garës më ekstreme në botë.

Gama “6 days” është gjithmonë e përhapur me një linjë të dedikuar për konkurrencën historike, të pasuruar nga një sërë produktesh në paketën “Power Parts” që rrisin në masë të madhe cilësinë dhe vlerën e saj. Evolucioni i portokallisë është festuar për disa javë edhe në “Motohall” në Mattighofen ku aty mund të përjetoni historinë e KTM-së që nga fillimi dhe të shihni të gjitha trofetë e panumërta. Vetëm në 2018, KTM realizoi dopietë në MXGP në MX2, mbylli me sukses për të 18-in vit radhazi garën në Dakar me çmimin  “Toby Price”, ndërsa fitoi titullin Supercross 450 me “Cooper Webb”. Të gjitha këto aktivitete dhe stimuj sjellin me vete pa dyshim dëshirën për ta bërë motorin më të mira dhe duke kaluar këto disiplina të ndryshme, ju do të keni me vete çelësat e suksesit.

MOTORË ME DY PISTONË

Risi absolute është 150 EXC TPI. Nuk është një kopje e modelit të karburatorit, por një helikë e ridizenjuar nga koka te këmbët për të krijuar më shumë moment përdredhës, veçanërisht në ulje. Ndryshon kutinë e filtrit dhe sistemin e aspirimit, një cilindër i ri, kohë të reja të ndezjes dhe sistemin e ri të shkarkimit. Injektori u zgjerua për të krijuar energji elektrike të mjaftueshme për injektimin, ndërsa është përfshirë edhe sistemi i ri i freksionit.   

Te motorët më të mëdhenj me dy pistonë është futur një sensor i ri presioni për të pasur një lexim më të saktë dhe një harxhim më preciz. Fillimi i pedales është eliminuar përfundimisht, duke kursyer edhe 1 kg, pasi është absolutisht e tepërt. Sistemet e shkarkimit janë ridizenjuar plotësisht, me një brinjë te marmita për ta bërë atë të lehtë, por të fortë. Ndërsa, silenciatori humbet lidhjen me plastiken, ndërsa lidhet drejtpërdrejt me kornizën.

Zemra e projektit 2T është pa dyshim programi i menaxhimit të motorit që pas 18 viteve të zhvillimit është në gjendje të përpunojë një sërë parametrash mbresëlënëse. Mjafton të thuhet se ka më shumë se 6.000 variabla që llogarisin inputet e ndryshme që vijnë nga sensorë. Si shembull, u desh më shumë se 4.500 orë testimi për të verifikuar që gjithmonë funksionon në të gjitha llojet e kushteve.

“Six Days”. Edhe për 2020-ën, KTM ofron të gjithë gamën e enduro, me përjashtim të versionit 150 me dy pistonë. Për versionin e ri me një dekor të bukur gjejmë pirun WP, pllakat ngjyrë portokalli, rolin e motorit plastik dhe opsionet e shumta nga katalogu i pjesëve të fuqisë (mbrojtëset e disqeve, këmbët e rrotave etj), që e zbukurojnë dhe e bëjnë motorin më të përshtatshëm.

Më poshtë janë përshtypjet e para të atyre që e kanë zhvilluar këtë gamë të re. Johnny Walker: “Bukuria e një game të tillë të plotë është se mund të ndryshosh motorin dhe cilindratët në varësi të llojit të garës në program. Kampionati botëror “WESS” është shumë kompleks dhe i ashpër. Ajo që më pëlqen më së shumti është shpejtësia me të cilën kompania evoluon dhe na lejon të përdorim gjithmonë mjete të reja dhe inovative”.   

Ndërsa Taddy Blazusiak deklaron: “Në vitin 2016 vendosa të tërhiqem. Isha i kënaqur me rezultatet e arritura dhe dëshiroja të krijoja një jetë ndryshe për veten time. 6 muaj më vonë, u linçua Kampionati Botëror WESS dhe ishte një kompeticion që gjithmonë kam dashur të marr pjesë dhe kështu kthehem në gara. Unë jam pjesë e projektit të zhvillimit TPI që nga fillimi dhe jam i lumtur që kam dhënë kontributin tim për injektimin e dy pistonëve që me siguri e zëvendësuan atë me karburator që nuk besoj se do të kthehet më. Motorët për 2020-ën janë përmirësuar shumë në krahasim me modelin e mëparshëm dhe pas 2 vitesh gara, ne kemi qenë në gjendje të përsosim “set-up” për t’i bërë ato më të menaxhueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *