- Advertisement -
21.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

MAZDA3

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Si gjithmonë, duke u shmangur nga simfonia e përgjithshme, kompania japoneze paraqet një model MAZDA3 me linja të thjeshta dhe elegante, shoqëruar nga zgjedhje teknike inovatore. E rehatshme dhe e këndshme gjatë drejtimit, duke spikatur edhe për konsumin e ulët. Me hapësirë për përmirësim tek impianti i frenimit

Modelet Mazda nuk janë automjete të rëndomta dhe nuk kanë qenë kurrë të tilla. Dhe kjo veturë e re mesatare përbën një shembull konkret. Mund ta shihni, në një vend ku mbizotëron një pafundësi formash dhe prerjesh të veçanta, modeli i ri “3” paraqitet me një stil, në një farë mënyre, të një thjeshtësie të skajshme. Dy vija për të shtrirë tavanin dhe konturet e xhamave, asgjë më tepër. Asnjë reliev për të shqetësuar pastërtinë e pjesës anësore – është një ndër modelet e pakta në të cilin reflektohet peizazhi përqark –, e cila gjithashtu përfundon në një pjesë fundore po ashtu të mirë projektuar. Para rigjejmë grilën e zakonshme vertikale nga e cila nisin fenerët e hollë me matricë Led. Pra, një stil i pastër, ku thjeshtësia, pa tradhtuar kurrë vetveten shkon krahë për krahë me elegancën.

Përmasat thuajse nuk kanë ndryshuar krahasuar me modelin pararendës, vetëm hapi është zgjatur me tre centimetra. Kjo gjë reflektohet tek kabina, përmasat e së cilës, të matura me metër, janë praktikisht të njëjta. Mazda3 ka qenë dhe do të mbetet një model me katër vende ku ata që ulen prapa duhet të përballen me një farë mungese centimetrash. Nga ana tjetër, edhe bagazhi nuk është shumë i përshtatshëm për një familje të madhe.

Sapo hapet dera, përshtypja është mbresëlënëse: pjesa e brendshme është ridizenjuar tërësisht. Kroskoti, me thjeshtësinë e tij, shtrihet horizontalisht me një zhvendosje të këndshme në qendër, ku spikat ekrani prej 8,8 inç i sistemit multimedial, i pozicionuar lart dhe mjaftueshëm larg për të mos lodhur shikimin. Zakonisht, komandohet përmes rrotullës së madhe mbi panel, një zgjidhje që vazhdon të vlerësohet për sigurinë e ndërthurur që e dallon këtë zgjedhje.

Sedilja është mbështjellëse dhe ka mbështetje të mirë. Ndenjësja ka lartësi të ulët nga toka, shoqëruar nga timoni i vogël, thuajse vertikal, të mbështjella nga paneli qendror, i cili si tek sportivet më në zë, i ndan në mënyrë të vendosur dy vendet e para. Instrumentet, të përmbledhura pranë drejtuesit, janë të pajisur me një pamje të lartë dhe të rregullt, edhe pse pjesa qendrore, ajo e takimetrit, është në të vërtetë një ekran Tft i rikonfigurueshëm në të cilin shfaqen informacionet e sistemeve të ndryshme. Kabina e mbledhur është mikpritëse, e projektuar me kujdes dhe mund të mbështetet në një cilësi të lartë. Me fjalë të tjera, brenda këtij modeli mbizotëron një atmosferë ndryshe.

KAMBIO MANUALE

A e keni parasysh balancimin e xhirove? Është ajo manovra gjatë së cilës aktivizohen njëkohësisht pedali i frenave dhe i gazit me këmbën e djathtë në mënyrë që të rakordohen xhirot e motorit gjatë rritjes së marsheve. Nuk i kujtohet më askujt, sigurisht, por në këtë model Mazda vjen thuajse natyrshëm sepse pozicionimi i pedaleve është perfekt, frenat janë të qëndrueshme dhe leva e kambios është pikërisht aty ku duhet të jetë. Një ftesë për ta drejtuar.

Njësia katër cilindra diesel nuk është ndër më të shkathëtat, por gjithsesi garanton një gjallëri të këndshme drejtimi. Në regjime të ulëta me raste shpreh ndonjë pasiguri. Për rrjedhojë, ashtu si është në ADN-të e motorëve me naftë nga Hiroshima, është i aftë të xhirojë edhe përtej regjimit maksimal të fuqisë, thuajse sikur të jetë një motor me benzinë, cilësi kjo që e bën relativisht të kërkuar, kur pasi dilet nga trafiku kërkohen aventura nëpër kthesa. Do të ishte preferuar një timon disi më reaktiv dhe i shpejtë, megjithatë sjellja është e pastër dhe nuk rezervon surpriza as kur shtyhet përtej limiteve. Pra, ndjesia e sigurisë është e konsiderueshme.

Drejtimi i modelit “3” është gjithmonë një eksperiencë e bukur. Edhe pse ky detaj nuk është gjithmonë i garantuar, ky model Mazda është një automjet vërtetë i rehatshëm. Kabina është e mirë izoluar, motori katër cilindra thuajse nuk dëgjohet fare dhe në shpejtësi të larta mund të ndjehet vetëm ndonjë fëshfërimë e lehtë aerodinamike. Në drejtim të komfortit nuk mund t’i jepen pikët e plota vetëm për shkak të suspensioneve të pasme, me urë përdredhëse, të cilat transmetojnë ndonjë dridhje të tepërt. Për sa i përket përshkueshmërisë, mesatarisht realizohen 17,1 km/litër. Nuk është një rekord, sepse ka modele me shifra akoma më të mira, por është mjaftueshëm për të harruar furnizimin me naftë.

TEKNIKA

VIBRIME TË ZBUTURA

Njësia e re diesel 1.8 litra e modelit Mazda3 zëvendëson njësitë e mëparshme prej 1,5 dhe 2,2 litra, duke shfrytëzuar teknologjitë e eksperimentuara më parë tek këto njësi motorike. Duke filluar nga raporti i ulët i shtypjes (14,8:1), një zgjedhje teknike e plotë prej vitit 2012, e cila ndihmon në limitimin e emetimeve të oksideve të azotit: në motorët e vjetër kjo vlerë ishte ende më e ulët (14:1) dhe kjo mundësonte të respektoheshin normat Euro 6 pa qenë nevoja e implementimit të pastruesve shtesë specifik për emetimet NOx. Normat më të rrepta Euro 6d-Temp në fuqi ditët e sotme, të cilat parashikojnë edhe testet në rrugë në kushte reale Rde, arrihen të respektohen falë implementimit të katalizatorit për thithjen e oksideve të azotit. Është më pak eficent se aktuali i gjithë pranishmi Scr, por në dallim nga ky i fundit, nuk i nevojitet agjenti reduktues AdBlue, duke e liruar disi automobilistin nga angazhimet periodike. Së dyti, kujdesi që teknikët e Mazda i dedikojnë djegies, ka bërë që, përveç reduktimit të prodhimit të substancave ndotëse, të limitohet gjithashtu edhe zhurma karakteristike e motorëve diesel: kjo përfitohet përmes një kontrolli shumë të evoluar të injeksionit të naftës. Pastaj, inserte të veçanta në spinotet e pistonave, të cilat kompania i përcakton si Natural sound smoother, përthithin një pjesë të vibrimeve, të cilat kanë një pik rreth 3,6 kHz duke u lëkundur në mënyrë të njëjtë dhe të kundërt, duke kontribuar në ruajtjen e niveleve të ulëta të zhurmueshmërisë së motorit.

VLERËSIMI

POZICIONI I DREJTIMIT

Ndenjësja është e ulët, si tek modelet sportive, me timonin e vogël (shoqëruar nga një larmi rregullimesh) dhe thuajse vertikal. Rregullimet elektrike mundësojnë që të gjithë të përshtaten sipas shtatlartësisë. Sedilja është e profilizuar mirë.

KROSKOTI DHE KOMANDAT

Realizuar me kujdes, kroskoti karakterizohet nga një dizajn modern dhe i këndshëm. Brenda në kabinë ndjehesh menjëherë rehat. Pavarësisht se tastiera është e pozicionuar në krah të majtë të timonit, gjë e cila rezulton jo shumë e këndshme në aplikim.

INSTRUMENTET 

Paraqitja është ajo klasikja, por pjesa qendrore është një ekran Tft i konfigurueshëm. E qartë dhe i dukshëm mirë, duke siguruar një sasi të madhe informacionesh. Pajimi parashikon edhe head up display.

INFOTAINMENT

Tërësisht i ri, menaxhohet me një rrotull praktike në panelin qendror dhe disa butona për aksesin e shpejtë tek menutë e ndryshme. Ekrani është 8,8 inç dhe është në pozicion të dukshëm mirë. Në seri, të disponueshme Apple CarPlay dhe Android Auto.

KLIMATIZATORI

Impianti automatik bi-zonë funksionon mirë: sapo përcaktohet temperatura, e ruan me përpikmëri pa kërkuar ndërhyrje të mëtejshme. Mungojnë shfryrësit për vendet e pasme. Disi shumë të vogla ato të pranishme mbi kroskot.

SHIKUESHMËRIA

Kolona e parë e majtë dhe pasqyra formojnë një zonë të errët të konsiderueshme. Prapa shikueshmëria është tre të katërtat, e cila është e limituar pjesërisht edhe nga forma e karrocerisë. Kamera 360° ofrohet në seri.

CILËSIA E MONTIMIT

Kabina është shumë mikpritëse, e studiuar deri në detaje dhe e përshtatur me përkujdesje. E mirë realizuar edhe tapiceria. Megjithatë, është kursyer disi në zonat jo shumë të dukshme (boja e brendshme e derës së pasme, të kofanos, etj.)

AKSESORËT

Versioni Exclusive ofron një pajim serie vërtetë të kompletuar (vazhdohet nga sistemi multimedial tek navigatori Gps, nga smart key tek veshjet prej lëkure). Me porosi ofrohen kambio automatike dhe bojrat metalike.

PAJISJET E SIGURISË/ADAS

Edhe në këtë kontekst pajimi është thuajse i kompletuar: frenimi automatik emergjent, lane assist dhe monitorimi i këndeve të errët ofrohen në seri. Po ashtu si edhe monitorimi i nivelit të lodhjes së drejtuesit dhe shumë të tjera.

HAPËSIRA

Pavarësisht linjës së thjeshtuar, hapësira e brendshme nuk mungon. Përpara udhëtohet mirë, prapa është e rehatshme për personat me shtatlartësi mesatare, ndërsa më të gjatët e vuajnë disi. Edhe aksesi prapa nuk është i niveleve maksimale.

BAGAZHI

Kompania deklaron të njëjtin kapacitet me atë të modelit paraardhës. Megjithatë, gjatë provave u vu re një sasi e konsiderueshme litrash që mungonin: 319 (më parë ishin 363). Forma e rregullt mundëson gjithsesi shfrytëzimin optimal të hapësirës.

KOMFORTI

Motori diesel rezulton vërtetë aspak i zhurmshëm (edhe në regjim minimal edhe në të ftohtë), kabina është e izoluar në mënyrë ekzemplare. Suspensionet e para funksionojnë mirë, ndërkohë, ato të pasmet jo gjithmonë arrijnë të filtrojnë parregullsitë më të dukshme.

MOTORI

Në regjime të ulëta ndonjëherë shpreh pasiguri; në këmbim vazhdon të xhirojë edhe përtej regjimit të fuqisë maksimale. Momenti përdredhës (270 Nm prej 1.600 xhiro/min) garanton një shtysë të mirë gjatë lëvizjes.

PËRSHPEJTIMI

Nisja është e mirë, por progresioni nuk bind disi. Arrin 0-100 km/h në 10,4 sekonda duke mbetur në të njëjtat nivele me rivalet (Mercedes A 180 d, Ford Focus 1.5 EcoBlue). Kaq mjafton për t’u futur në treg e pashqetësuar.

RIMARRJA E SHPEJTËSISË

Marshi i gjashtë i gjatë e penalizon disi kur bëhet fjalë për rimarrje shpejtësie nga regjime të ulëta. Për të kaluar nga 70 në 120 km/h nevojiten 17,4 sekonda. Për rastin konkret më mirë të zbresësh në marshin e pestë.

KAMBIO

Në timonin e këtij modeli Mazda3 rikthehet dëshira për të ndërruar marshet. Leva, e shkurtër dhe në pozicion optimal,  karakterizohet nga ndryshime të shpejta, të thata dhe preçize. Ndarje e rregull e raporteve.

TIMONI

Do të preferohej më i gatshëm dhe me një karakter disi më të vendosur. Në përgjithësi është mjaftueshëm preçiz dhe progresiv. Shumë i lehtë nëpër manovra, i mungon pak ndjeshmëri në shpejtësi më të larta.

FRENAT

Në përdorimin normal janë më se në rregull: pedali e ka korsën e shkurtër dhe homogjene. Në testin asfalt të lagur – akull, ndërkohë, hapësirat e ndalimit janë vërtetë të gjata (137 metra). Edhe kontrolli nuk është më aq i lehtë.

SJELLJA DINAMIKE

Është e shkathët, e shpejtë dhe argëtuese gjatë drejtimit. Mbështetja është e sigurt dhe stabiliteti i një niveli të lartë. Pastaj, pasi kalohet limiti i aderencës, futet në skenë Esp, me ndërhyrje të kontrolluara mirë, për të rikthyer situatë në rregull.

KONSUMI

Kënaqet me pak, por ka edhe më mirë. Mesatarisht përshkon 16,8 km/litër kundrejt, për shembull, thuajse 19 km të modelit Mercedes A 180 d. Interesante vlera e nxjerrë në ciklin urban: 16,6 km/litri. Serbatori është 50 litra.

ANËT POZITIVE

Manovrueshmëria. Është një makinë e këndshme dhe në të njëjtën kohë, e sigurt në çdo situatë. Kontrolli elektronik i qëndrueshmërisë është i mirë kalibruar.

Kambio. Sigurisht, manuale, por nga ato që të ftojnë të drejtosh. Mall i rrallë për kohën.

ANËT NEGATIVE

Frenat. Hapësira ndalimi të gjata në testin në asfalt të lagur me aderencë të alternuar. Në këtë situatë, kontrolli nuk është i lehtë.

Bagazhi. Ka formë të rregullt, por kapaciteti prej 319 litra është vërtetë i ulët. Dyshemeja e ngarkimit është disi e lartë.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...