- Advertisement -
13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

TETË PËR SHTATË

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Modeli numër tetë GLB i serisë kompakte të Mercedesit është më off-road dhe me më shumë hapësirë se të gjithë të tjerët. Madhësia XL dhe tre radhë sediljesh dhe me një dizajn shumë personal

Ishte një periudhë jo shumë e largët në kohë kur Mercedes ishte në modë si një ndjenjë e detyrueshme familjare, si tipi i Audi-t në vitet e para 2000. Pasi u përcaktua gjuha, modulet u përsëritën, shumë të ngjashme me veten e tyre, në modele të ndryshme. Nga momenti i lançimit të modelit të parë e deri te ky aktuali Classe E(2016), veçanërisht ka qarkulluar në internet një montazh për tre sedanët e serisë: modeli mesatar që faktikisht është motra e vogël e Classe C dhe flamuri Classe S. Të gjitha me një formulë të njëjtë me dy brinjë në linjë që shkojnë deri në pjesën mbrapa, ku bien në sy vetëm përmasat e ndryshme. Nuk është keq që të rregullosh aspektet stilistike dhe më pas ti respektosh ato me rigorozitet. Falë edhe këtyre zgjedhjeve estetike, Mercedes ka rifituar titullin si marka premium e para në botë. Edhe Audi ka jetuar vite të arta kur makinat e tij ishin shumë të njëjta mes tyre, sipas kritikëve.                    

Duke gjykuar nga ato që kemi parë nga gjenerata e dytë e familjes kompakte ku e para është Classe A, orientimi i skuadrës së dizajnuesve të drejtuar nga Gorden Wagener ka ndryshuar në një mënyrë radikale. Dhe GLB e fundit është prova më elokuente, ku zgjidhjet qëndrojnë padyshim Mercedes, por mënyrë se si qëndrojnë bashkë, është e gjitha e re. Ky formulim me një kënd thuajse të drejtë për sa i përket vendosjes së pjesës përpara dhe kofanos, nuk ishte parë asnjëherë më parë në modelet e tjera të serisë. Si linja e një rripi që qëndron drejt horizontal, paralel me rrugën, mendoni për një moment për triumfin e parabolave dhe hiperbolave që kanë dizajnin e CLA Shooting Brake dhe do të keni përpara syve tuaj të gjithë gjerësinë ekspresive të fjalorit të ri që është në përdorim në Shtutgart.           

TRE CENTIMETRA NGA GLC

GLB ka kërkuar të nënvijëzojë me të gjitha instrumentet që kishte në dispozicion rolin e “Mercedesit që nuk ishte”. Dhe ia ka arritur qëllimit jo vetëm me stilin, por edhe duke kombinuar virtyte që nuk është e nevojshme të shkojnë paralelisht: cilësi jashtë rruge dhe shkathtësi në kabinë. Nga ky këndvështrim, ky model i parë i Mercedes me shtatë ndenjëse ka një sekret: nuk është aq kompakt. GLB është e gjatë 4,63 metra dhe kërcënon nga afër motrën e vet më të madhe GLC që ndalet në 4,66 (por, në serinë tjetër do të fitojë të paktën 10 centimetra për të rivendosur distancat) dhe ka një hap 2,83 metra, vetëm katër centimetra më pak se GLC. Janë vlera superiore, ku projektuesit kanë fituar një bagazh 560 litra në një konfigurim me pesë vende, por që mund të shkojë në 1.755 duke palosur sediljet.

Cilësitë jashtë rruge? Ato përmirësohen nga mënyra e re e drejtimit Offroad Dynamic që parashikon një shpërndarje të çiftit rrotullues ad hoc (50:50) mes dy akseve, shumë e dallueshme nga të tjerat (Eco/Comfort, 80:20 dhe Sport, 70:30). Për të riafirmuar vokacionin, ka ndihmë për marshet në dishezë dhe një logjikë të pashembullt të funksionimit Multibeam Led për të ndriçuar në shtigjet e paarritshme.                               

GENE TË PËRBASHKËTA

Duke pasur parasysh specifikat e Suv, është e vërtet që lidhjet me pjesën tjetër të familjes Mfa II nuk janë të papërfillshme. Përveç platformës modulare me motor transversal, GLB ka gjithashtu me modelet e tjera kompakte një motor tubobenzinë 1.3 i zhvilluar me RenaultNissan (163 kuaj fuqi, traksion përpara, kambio me dopio freksion, shtatë marshe dhe çaktivizim të dy cilindrave në ngarkesa të pjesshme). Është gjithashtu me motor 2.0 (224 kuaj fuqi, traksion integral, dopio freksion dhe tetë marshe). Pjesë e familjes është edhe 2.0 turbodiesel, e kombinuar me dopio freksion, me tetë marshe që gjendet në variantet 150 ose 190 kuaj fuqi. E para ka traksion përpara ose integral, ndërsa e dyta vetëm me katër rrota aktive.          

GLB, pjesa e fundit e serisë kompakte të Mercedesit, është një shtesë e domosdoshme në një segment ku Audi dhe BMW janë tashmë të pranishëm, respektivisht me Q3 dhe X1. Prodhuesi gjerman deri tani ka pasur vetëm GLA, një crossover më i vogël, më pak sportiv dhe më pak të gjithanshëm. Tani vjen një mjet i vërtetë sportiv

GLB ka marrë nga modelet e tjera kompakte të Mercedes paketën e sistemit të asistencës në drejtim, infotainment Mbux (këtu poshtë) me ekrane të konfigurueshëm, ekran head-up dhe komanda zanore më të zhvilluara      

Një prej detajeve më të reja të GLB është pjesa e shkallës e drejtë si një rrip që rrethon anët. Mbi të janë pajisjet e brendshme të ndryshme të variantit Offroad (këtu poshtë) dhe të atij më sportiv. Te të dyja ka një tjetër shenjë origjinaliteti, skeleti alumin         

BRENDA GLB

SUPERHAPËSIRË

Deri tani, një Mercedes i tillë nuk ishte parë. Është hera e parë që prodhuesi gjerman sjell një model të kësaj kategorie me kabinë me shtatë sedilje. Ato të dyja në rreshtin e tretë nuk janë ndenjëse të improvizuara, por Mercedes deklaron se aty mund të ulen pasagjerë deri në 1,68 metra të gjatë. Dhe kur e kemi parë fillimisht këtë model(kemi folur në numrin e majit), përshtypjet tona të para konfirmuan premtimet e prodhuesit. Aq më tepër duke pasur parasysh që kujdesi është i njëjtë me pasagjerët e rreshtave përpara. Mbështetëset e kokës të lëvizshme, airbag në kornizën e sipërme të dritareve, rripat e sigurimit Isofix, dy mbajtëse pijesh dhe shumë vende për vendosjen e objekteve të veshura me gomë dhe të pajisura me një portë USB secila janë disa prej detajeve. Mbi të gjitha, kur sediljet ulen, shkojnë për shtat me planin e ngarkesës.                        

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...