- Advertisement -
16.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024

ME HIBRIDIN NË ZEMËR

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Gjenerata e re e Jazz e ka çelësin e vet të dizajnit te elektriciteti. E programuar që të debutojë në Sallonin e Takios në tetor, do të mbërrijë te koncesionarët në 3-mujorin e parë të 2020-ës        

Brenda 2025, e gjithë gama evropiane e Hondë-s do të jetë e elektrifikuar. Me tre zgjidhje të ndryshme. Fillimisht, një teknologji për zero emetime dhe një bateri e vogël që do të prodhohet nga një platformë e dedikuar. Nga ana tjetër, pjesa e karikimit është në momentet e fundit të prodhimit dhe do të jetë gati shumë shpejt. Në mes, hibridi full i-MMD, i adoptuar nga aktuali CR-V, do të jetë në krye të Jazz-it të ri që do të shfaqet në Sallonin e Tokios në tetor. Skema e zhvilluar nga prodhuesi japonez përfshin një motor benzine me cikël Atkinson, i lidhur me një tjetër alternativë që sipas situatave, furnizon me energji baterinë me jone litiumi ose ka edhe një motor elektrik i lidhur fizikisht me rrotat. Lidhja mekanike ndërmjet njësisë termike dhe boshtit të drejtimit ndodh përmes mbylljes së një freksioni të paracaktuar: vetëm në këtë rast propulsori i benzinës e transferon drejtpërdrejt fuqinë e tij te rrotat. Një sistem i konceptuar në atë mënyrë që lejoi hartuesit të bënin pa kutinë e kambios, të zëvendësuar nga një reduktues me raport fiks. Dhe mbi të gjitha, të përdorësh motorin e benzinës kryesisht për të gjeneruar energji elektrike, në vend që të veprojë si njësi konvencionale e tërheqjes, ka efekte të dobishme në konsum.

Kjo është logjika e funksionimit që mbizotëron në modalitetin e makinës hibride, një nga tre modelet në dispozicion (dy të tjera bëjnë të mundur shfrytëzimin veç e veç të motorit termik dhe elektrik). Jazz-i i ri që do të jetë te koncensionarët në pranverën e 2020-ës, do të jetë i disponueshëm edhe me njësi konvencionale, ku nuk mungon as 1.0 me tre cilindra turbo, njëlloj me forcën e Civic. Nuk ka naftë, ndërsa Honda ka njoftuar se do ti thotë lamtumirë dieselit në të gjitha modelet e saj duke nisur nga viti 2021.        

1.DIZAJNI

Fenerët bëhen më të mëdhenj dhe janë të pozicionuar më lart. Ka një mburojë të gjerë xhami, që pothuajse duket si një vazhdim i kofanos dhe është i rrethuar nga panele fikse qelqi më të mëdha në anët e saj, por që nuk hyn në pjesën e portës.      

2.KARROCERIA

Formula e saj monovolum urbane rrit hapësirën e brendshme. Në pjesën e brendshme konfirmohen zgjidhje për hapësirën. Sediljet mbrapa ulen deri në pjesën e poshtme dhe shndërrohen si një divan i vogël më një mbështetëse të ndarë.         

3.TEKNOLOGJIA  

Kroskoti ka një stil hi-tech që është i përbërë nga një ekran i madh multifunksional që ka nxjerrë në pension treguesit e ngjashëm. Ndërsa, në qendër të kroskotit është i pozicionuar tableti i sistemit infotainment. 

HISTORIA

TRE SERI NË SHPATULLA

2001

PËR PUNË  

E gjatë 3,84 metra, prodhimi i parë i Jazz nxori në pension Logo-n. E përdorshme dhe më e shkurtër se 6 centimetra, por e vendosur për të qenë me më pak hapësirë.    

2008

E PARA HIBRIDE

Jazz arrin në një gjatësi totale prej 3,9 metrash, motorët bëhen ndjeshmërisht më të fortë dhe në 2011-ën, në mes të karrierës, debuton hibridja powertrain.     

2013

MË E PJEKUR 

Jazz-i i tanishëm prodhohet që nga 2013-ta, por në Evropë ka mbërritur në fund të 2015-ës. Stili bëhet më i pjekur, me fenerët që janë të futur në pjesën e “maskës”.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...