- Advertisement -
16.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

METAMORFOZAT TEKNOLOGJIKE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

E rinovuar më shumë nga sa mund të duket në shikim të parë, Q7 hedh një hap përpara në fushën e dixhitalizimit. Përqafon edhe më shumë elektricitetin dhe vjen me një motor hibrid benzine të butë

Evolucioni i Audi Q7 është më shumë substancial se sa formal duke ruajtur hapin e kohës dhe mbi të gjitha përfshin një dozë të mirë të teknologjisë. Shkurtimisht, do të ishte një gabim shumë i madh në vlerësim nëse do të ndalemi vetëm në delikatesën me të cilën u rishikuan format. Q7 e rinovuar që është në shitje që këtë vjeshtë, nuk është banale, por ka një ndërhyrje të konsiderueshme në mes të karrierës. Te Q7 përditësohen linjat me stil dhe detaje (si grupi i fenerëve Led), që marrin frymëzim nga Q8, por pa e holluar natyrën më të hapur të Suv-it të Q7, përmes mbrojtjes në pjesët e poshtme të karrocerisë. Por, nëse ndryshimi në pjesën e jashtme të fut në mendime, përsa i përket pjesës brenda, vizualisht është më e qartë. Dizenjimi i ri është fryt i atmosferës minimaliste, e kërkuar hitech në kroskot, e trashëguar nga Audi-t e tjerë të madhësisë më të madhe. Veçanërisht, ndërhyrja ka bërë që të ketë një ekran nga 8,6 në 10,1 inç (me këtë të fundit me feedback aptico) që ka “nxjerrë në pension” shumë komanda fizike dhe tregon dixhitalizimin e thellë të veturës.                          

REVOLUCIONI NËN LËKURË

Ndër funksionet që spikasin më shumë, është asistenca vokale “Alexa di Amazon” në versionin më të evoluar të sistemit, lidhja “Car-To-X” e integruar me funksionin që përshtat shpejtësinë në ngjyrën e gjelbër të semaforëve dhe gjithashtu ka edhe mundësinë për përdorimin e shërbimeve të kërkuara pas blerjes, qoftë edhe për një kohë të kufizuar.

Përditësimi është kompletuar nga riformulimi i familjes, pasi krahas versioneve 45 dhe 50 TDI të mundësuar nga motorët turbodiesel 3.0 nga 231 në 286 kuaj fuqi, tashmë është edhe 55 TFSI me motor turbobenzinë me cilindrat analoge me 340 kuaj fuqi. Ky është një hibrid i butë me impiant elektrik 48 volt, e njëjtë me atë sportive SQ7, që ka poshtë kofanos 4.0 V8 biturbodiesel me 435 kuaj fuqi dhe moment përdredhës maksimal 900 Nm. Së fundi, duhet të theksohet se varianti sportiv i gamës ka përcjellë tek pjesa tjetër e familjes stabilizimin aktiv anti-roll, i cili më tej pasuron ngarkesën e qëndrueshme të teknologjive standarde ose fakultative, të dizajnuara për të mbështetur cilësitë dinamike të modelit. Gjithçka në rrugë kur je në fuoristradë.   

AUDI SQ8

SUPER DIESEL EDHE PËR ATË  

Nga jashtë, Audi SQ8 TDI njihet menjëherë: tre dimensionaliteti është i futur në pjesën përpara të kornizës së qëndrueshme, ndërsa disqet janë 21 inç dhe katër daljet e shkarkimit janë të pagabueshëm. Ndryshimi është po ashtu evident edhe brenda. Por, ndërhyrja e vërtetë është në zemrën e makinës: motori i fuqishëm biturbodiesel hibrid i butë me katër litra, 435 kuaj fuqi dhe moment përdredhës maksimal 900 Nm, që nga ana tjetër ndodhet edhe në SQ7. Në mënyrë të ngjashme, V6 3.0 pajis pjesën më të madhe të automjeteve Audi të familjes S. Ky 8-cilindërsh përdor një ngopës kompleks të ndihmuar nga një kompresor elektrik që ushqehet nga impianti 48 volt, që në ngarkesa të ulta i jep shpirt turbinave për të evituar vonesat në përgjigjen e komandave. Gjithashtu, SQ8 TDI është projektuar që të mbërrijë në vijën e finishit të 100 metrave në 4,8 sekonda me një shpejtësi 250 km/h. Gjithçka kompletohet nga goma me suspasion aktiv që është integruar në boshtin e pasmë drejtues me një sistem anti-roll aktiv me diferencialë sportivë dhe frena karboni dhe qeramike.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...