- Advertisement -
7.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

RIKTHEHEN EMOCIONET E FORTA, 6 VJET “TROFEU SKËNDERBEJ”

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Jeni gati për të përjetuar emocionet e forta, adrenalinën pa kufi dhe shpejtësinë maksimale? Gazi në fund, sekondat që gjithmonë duken shumë, kthesat që nuk bëjnë përshtypje dhe “dora në zemër”. Erdhi momenti i shumëpritur për të apasionuarit e garave të motor sportit për të provuar sërish veten në sfidën e ngjitjes drejt Sarisalltikut në Krujë. Eventi “Hill Climb Trofeu Skënderbej 2019” rikthehet në edicionin e tij të 6-të dhe do të zhvillohet në datat 7 dhe 8 shtator. Të shtunën në 7 do të zhvillohet sesioni i provave nga 09:00 deri në 14:00 dhe një ditë më pas sesioni i garave nga 10:00 në 15:00.

Gara është e regjistruar në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) dhe është e vlefshme për kampionatin “Hill Climb” të Zonës së Evropës Qendrore(CEZ). Klubi i Automobilit të Shqipërisë si organizator i saj, ka punuar për shumë javë për përgatitjen e këtij kompeticioni tërheqës. Pas pesë edicionesh të suksesshme dhe me pjesëmarrjen në rritje të pilotëve vit pas viti, këtë herë do të ketë një numër më të madh garuesish. Të gjithë të apasionuarit që dëshirojnë të marrin pjesë, mund të regjistrohen në aca.al ose pranë zyrave të Auto Club Albania në rrugën “Ismail Qemali”, Nr.32/1, Nj.A.1, 1019, Tiranë. Në këtë garë marrin pjesë pilotë profesionistë që garojnë për kampionatin CEZ-FIA nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Bosnjë-Hercegovina apo edhe shtete të tjera. Gjithashtu, ka edhe një garë promo ku mund të marrin pjesë pilotë të apasionuar nga Shqipëria.

Itinerari ka një gjatësi prej 3.800 metrash. Në pikën e nisjes ka një lartësi prej 790 metrash mbi nivelin e detit, ndërsa në finish është 1130 metra. Diferenca është 340 metër. Pista do të jetë e mbyllur për trafikun normal gjatë sesionit të provave të lira dhe garës. Gjithashtu, ACA ka angazhuar marshallë, ndërsa do të jenë të pranishme zjarrfikësja, ambulanca, policia dhe do të ketë njëkohësisht edhe asistencë rrugore. Rruga është e gjitha me asfalt me një gjerësi prej gjashtë metrash, ndërsa ka 7 kthesa majtas dhe 8 djathtas. Kujtojmë që një vit më parë u shpall fitues piloti polak Grzegorz Duda me automjetin Hyundai i20 WRC. Ky event po bëhet gjithmonë e më shumë i preferuar nga pilotët pasi jo vetëm kanë mundësinë që të marrin pjesë në një garë të rëndësishme, por gjithashtu shijojnë edhe peizazhin mbresëlënës që të ofron itinerari me finishin që ndodhet 1130 metra mbi nivelin e detit. Një prej pikave me pamje spektakolare që vizitohet së tepërmi nga turistët.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...